|
Nje vjetori i
shpalljes sė iso polifonisė "kryevepėr e trashėgimisė gojore tė
njerėzimit"
"E qara me bote-me ulėrimė" dhe origjina e iso-polifonisė popullore
shqiptare
HYRJE: Mbi vajin dhe vajtimin nė traditėn shqiptare
Vetė koncepti i "tė qarės" rrjedh prej vajit , kėngėtimit tė vajtorėve
dhe vajtojcave. Tė frymėzuara prej dhimbjes vajtorėt apo vajtojcat
krijojnė muzikėn dhe vargjet mė patetike tė mundshme. Nė mbėshtetje tė
arsyetimeve tona tė mėpastajme, nė kėtė pikė, na duket se ėshtė shumė
i rėndėsishėm konstatimi i E. Koliqit se i vdekuri nė fantazin` e saj
tė tronditun asht nji gjasend qė ndien dhe arsyeton: prandaj zen me
pėrligjėrue me tė e i thotė e e porosit njė mijė gjana pėr vendėsit e
mbretėnisė sė pėrjetshme, tue i pėrcjellė ato fjalė me lot e me britma
.
Efekti tragjik i konstatimit tė dukurisė sė vajtimit masiv shumėzėrėsh,
nuk ka kaluar pa lėnė gjurmė pėrsėri edhe tek mjaft studiues dhe
udhėtarė qė pėrshkonin viset tona nė kohė dhe vise tė ndryshme. Njė
ndėr kėto ėshtė edhe ajo qė lidhet me vdekjen e Panit tė Madh. Sipas
Plutarkut , njė anije njoftoi vdekjen e Panit pranė liqenit Pelod (liqenit
tė sotėm tė Butrintit), dhe pas kėsaj u dėgjuan vajtime nė grup, sikur
shumė qėnie tė vajtonin sė bashku. Edhe Konica, ka tėrhequr me kohė
vėmendjen nė lidhje me vlerat unikale qė paraqesin nė radhė tė parė
ato gjėmė-kuisjet e vajtoreve shqiptare nė Jug tė Shqipėrisė etj.
Sipas mendimit mė tė pėrhapur, "e qara": del nga shpirti, me fjalėt mė
tė menduara dhe qė i drejtohet tė vdekurit pėr ta ndikuar atė.
Pa dėgjo, vėllai im,
S`tė kas as fare, as fis,
Po pėr hatėr tė perėndisė,
E pėr njė ēyēkė me bathe,
Edhė pėr njė okė djathė,
Dy lot pėr tyj do t`i zbras .
Labėri
Kanė nisė vajėn e po vajtojnė,
Kanė nisė gjamėn e po gjamojnė
Me ju dhimėt gurit e drunit.
Aspak Muji s`po ngushllohet .
Gegėri
Nė kėtė rrjeshtim tė vajit, futet edhe " e qara me bote", nė tė cilėn
ne gjejmė gjenezėn e lindjes sė iso-polifonisė popullore, e shpallur
sė fundi nga Unesko edhe si "Kryevepėr e trashėgimisė gojore tė
njerėzimit" .
I. "E qara me bote" si mandata pėr kumtimin e vdekjes.
Sė pari do t`i referohemi analizės sė kėsaj dukurie nė muzikėn
iso-polifonike tė Shqipėrisė sė Jugut, si njė bėrthamė ende arkaike nė
tė cilėn mund tė identifikojmė lindjen dhe perceptimin e dukurisė sė
jashtėzakonshme muzikore tė iso-polifonisė vokale, sepse: vajtimet
janė djepi ku pėrkunden kėngėt e lashta dhe ato tė reja.
Sipas Prof. Cabejt , fjala bote ka kuptimin shtamė, pra enė qė mbush
ujė. Tė dhėnat materiale dėftojnė se kjo fjalė ėshtė njė me botė, dhe,
baltė, deltinė si dhe me baltė shtamash. Ai e nxjer si fjalė tė
toskėrishtes nė pjesėn jugore edhe nė formėn bot-i. Sido qė ta kapėsh,
apo nė tė gjitha rastet qė ta interpretosh, "e qara me bote" ėshtė
pėrsėri e lidhur, si me tė qarėn me shtama (pra me rrėke lotėsh),
ashtu dhe me tė qarėn pėr dheun, pėr tokėn, pra si njė vajtim masiv
pėr tokėn. Pa asnjė lloj dyshimi, "e qara me bote" (e hasim edhe si "
e qarė me vome", nė Malėshovė, Pėrmet), shfaqet si njė mbetje e
praktikave shumė tė vjetra rituale tė ceremonialit tė vdekjes, kjo e
lidhur edhe me boti-n, pra me njeriun si mikropjesėz e botės, qė lind
nga toka dhe vdes po nė tokė.
Duke bėrė fjalė pėr sosjen e stinės njerėzore tė njė personi tė
caktuar, (pra tė njė boti), me pėrcjelljen e tij nė botėn e pėrtejme,
na bėn pėrshtypje fakti se "e qara me bote" ruan nė strukturimin e saj,
si bėrthamėn, modusin iso-polifonik tė ndėrtimit (pra strukturėn e
shumėzėrėshit tė lidhur ngushtėsisht me ison, kėtė ngashėrimin masiv
tė pjestarėve nė tė "qarėn me bote"), por dhe se evidenton mjaft qartė
veten si njė dukuri qė ėshtė pėrbėrėse e njė rituali tė mirė
strukturuar. Kėtu, sė bashku qėndrojnė si tė barabarta: e folura-e
ligjėruara me zė, e kėnduara dhe lėvizja.
E shoqja:
Pilo zėmėra, ē`mė le,
u nis guri nė Varre
hume me gjithė kope.
Shoqet:
Ti shoqe si shumė the,
kėshtu s`qajėnė nėr ne,
po vure nė derexhe.
Ja dhe njė model tjetėr dialogu iso-polifonik:
Labika:
Latif Breshan hije beu,
Zėmrėn hasmi s`ta dėfteu,
Erdhi brėnda e tė gėnjeu,
e bė qėn edhe gėrth dheu,
armėergjėndat t`i mėsheu.
Shoqja:
Latif Bredhan, bojėdrita,
mos mba vesh ē`thotė Labika,
hasmi kish zėmrėn me ēika,
pa erth tė grisi me thika,
i kish armėt e ergjėnda,
pa erth e tė vrau brėnda .
Nė kėtė pikėpamje na duket se "e qara me bote" ėshtė pjesė e njė mini-tragjedie
popullore, e cila nuk luhet mė nė teatrot antike, por bash mu nė mes
tė "teatrit-shtėpi", nė tė njėjtėn skenė qindravjeēare tė njeriut.
Sipas popullit : kėrcet dhoma atje kur e mer njė tė qarė me botė, ja
bėjnė tė gjitha i-i-i. I Kadare ka vėnė re dhe ka evidentuar
ngjashmėritė qė ekzistojnė mes teatrit primitiv dhe "tė qarit me ligje"
nė Jug, por dhe sidomos kur flet pėr rolin e pėrbashkėt qė kanė si
vajtojcat ashtu edhe korri antik si pėrgjigje e fjalėve tė tyre nė
komentimin e tipareve tė tė vdekurit .
Tek e qara nė grup, dhe nė formacionet e saj tė pėrveēme si "e qara me
bote" apo "e qara me ligje", gjejmė tė sendėrtuara edhe format e
organizimit strukturor, tė cilat mė pas u implementuan dhe u bėnė tė
pėrveēme nė strukturėn e tragjedive antike tė Eskilit ( nė mėnyrė tė
veēantė tek tragjeditė Lutėset, Agamemnoni, Koeforet dhe Eumenidet),
me korife, kor, dhe recitues, si formacione pėr dhėnien dhe fillimin e
ceremonialit kompleks tė mandatės sė vdekjes.
Oresti:
O ati im, i mjeri at
C`fjal ė tė tė them, ē`vepėr tė bėj
Qė tė t`arrij atje ku je,
Te shtrati i vdekjes qė tė mban?
Drita dhe terri japin tė dy,
Tė njėjtin fat, tė njėjtin zi:
Njė kėngė pėr ty qė je nėn dhe,
Dhe njė pėr ne qė rrimė kėtu,
Te porta e mbyllur e shtėpisė.
Korifeja:
I vdekuri mbi varr kur qahet
Me qarjen bashkė hakmarrėsi vjen
Dhe kur ėshtė fjala pėr babanė
Qė tė ka sjellė ty mbi dhe
Ahere vaji yt rrėqethės
Do ta arrijė gjer n`atė pus.
Elektra:
Dėgjo, o at dhe vajin tim:
Tė dy fėmijėt pėrmbi varr
Po tė vajtojnė ty me gulē.
Nė studimin e "Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve
iso-polifonike tė Epirit" , kemi tėrhequr vėmendjen nė lidhjen qė
ekziston mes vajtimit dhe praktikave tė varrimit me tuma tek ilirėt
dhe epiriotėt. ku mendohet se duhet kėrkuar edhe fillesa e poezisė sė
lashtė gojore. Njė skemė e tillė, e mirė strukturuar, sigurisht qė
tregon nivelin e lartė artistik tė perceptimit tė jetės dhe tė vdekjes
nga banorėt e atyre anėve. Qė kjo gjė nuk ishte e zakonshme, pėr kėtė
flet edhe fakti se tek Homeri ("Iliada" , kėnga XXIII dhe tek "Odiseja"
kėnga XXIV ), gjejmė tė pėrshkruar mjeshtėrisht dukurinė e vajtimit
masiv, qė siē do tė shohim mė poshtė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse forma
arkaike e "tė qarės me bote".
Iliada, Kėnga XXIII
E, kur mbėrritėn nė shtėpinė mbretėrore,
vendosėn trupin nė njė shtrat tė gdhendur.
Te kryet e shtratit i vunė gjėmatarėt,
qė zunė pėrvajshėm kėngėn e pėrmortshme.
Gratė me dėnesė vajtimit mbrapa i vin .
Odisea, Kėnga XXIV
Bijat e plakut t`detit pėrreth teje
Ia nisėn tė vajtojnė duke tė veshur
Me rroba tė pavdekshme. Nėntė muzat
me radhė me zėnė e tyre t`melodishėm
kėnduan kėngė tė pėrmotshme e askush
nga grekėt nuk qėndroi pa derdhur lot,
aq shumė u mallėngjyen nga ato zėra.
Pėr shtatėmbėdhjetė ditė e net, parreshtur
hyjni e njerėz qanė dhe vajtuan.
Dėshmi tė prekshme tė atij realiteti kemi edhe ndėr gjetjet e
arkeomuzikės shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė tek "Sirenat vajtore" pa
vegla muzikore tė Apolonisė, Sirenat e Durrėsit, Antigonesė dhe Vlorės,
tė cilat janė dėshmi unikale tė kėtyre personazheve tragjikė tė
kėndimit, por dhe tė veprimit teatral iso-polifonik.
Krahas "Sirenave vajtore", ekzistenca nė folklorin muzikor iso
polifonik e disa gjinive si. p.sh nė kėngėn iso-polifonike me origjinė
mitologjike apo edhe nė "vallet rituale", mund tė provojė se
iso-polifonia ka qėnė bashkėudhėtarja muzikore e pėrhershme e gjinisė.
Nė kėtė tip kėnge tė bien nė sy, si njė shtresim i lashtė me
prejardhje mitologjike, njė varg thirrjesh qė sjellin jehonėn e
praktikave ritualo-magjike, tė lashta. Si shembull mund tė pėrmendim
tė tilla formula stereotipe tė fillimit tė kėngėve: "Oj lia oj", / Vaj
lia vaj/ Vaj duduk vaj! ; etj.
Nė Shqipėri varret e vjetra nė pėrgjithėsi kanė drejtimin
lindje-perėndim dhe kjo sipas Tirtės, kjo ka lidhje me kultin e
diellit . Mbėshtetur Lukianit, sjellim nė vėmėndje se nė rastin e
varrimit greku e djeg tė vdekurin, persiani e kall nė dhe, indiani e
mbulon me njė tis tė tejdukshėm, skiti e ha dhe egjiptiani e than .
II. Bota e pėrtejme dhe "e qara me bote" si ndėrlidhėse
Konceptimi i shqiptarit pėr botėn nė pėrgjithėsi shfaqet si njė unitet
binar, pra: jeta=dynja e sipėrme dhe vdekja=dynja e poshtme. I
konstatuar edhe nga studiues tė etnokulturės, ky raport binar i
perceptimit tė jetės dhe vdekjes nuk ka funksionuar asnjėherė i ndarė
si me thikė. T`i thras t`dekunt me m`dihmue thuhet nė vargjet e njė
vajtimi tradicional shqiptar , pasi tek shqiptarėt ekziston besimi se
i vdekuri nuk humbet, por thjesht ndėrron jetė. Nė Shqipėrinė Jugore e
hasim edhe nė formėn: i qe sosur dita.
Atė Lovro Mihaēeviq nė shėnimet e tij tė udhėtimit nė Shqipėri nė
vitet 1883-1907, ka konstatuar se shqiptari vdekjen e pranon me
seriozitet dhe gjakftohtėsi, sikur nuk duhet tė vdesė kurrė, por tė
bėjė njė udhėtim nga njė vend kėtu nė njė vend tjetėr atje. Kadareja
mendon se bota e pėrtejme, hyrjet dhe daljet qė andej tė personazheve,
vajtjet atje tė bujtėsve tė gjallė, e kthimit qė andej tė tė vdekurve
e kėshu me radhė
. bota e amaneteve, e kumteve dhe lajmeve tė dėrguara
me anė zogjsh, resh a qyqesh, nga trevat e vdekjes nė ato tė jetės ose
e kundėrta ishin diēka normale pėr psikėn shqiptare dhe krijimtarinė e
tij poetike . Pra, i gjithė ceremoniali i vajtimit, duket se ėshtė
lėnda lidhėse me dy botėve qė pėrmendėm mė sipėr.
Nuk ka asnjė dyshim se "iso-polifonia", si prodhim tingullor i "tė
qarės me bote", ka lindur nė njė hallkė shumė tė rėndėsishme kohore, e
cila pėr ne pėrfaqėson momentin qė qėndron: mes vdekjes trupore mbi
tokė dhe pėrcjelljes nė botėn e pasosun, nė dhe. D.m.th konceptimi dhe
lindja e iso-polifonisė ndėrlidhet ngushtė me kėtė fill kohor shumė tė
rėndėsishėm qė ėshtė: koha midisėse as jetė as vdekje. Nė kėtė ēast
midisės, ka ende mjaf kohė pėr tė folur i gjalli me tė vdekurin, siē
vajtohet mė poshtė:
Mu nė mal tė hoshtevjate,
ra i pari i progonate.
-More Taro, kush tė vrau?
-Mė vrau njė bajgė kau.
-More Taro sa tė ranė?
-Njė mė ranė dhe mė vranė,
kokėn mes pėr mes ma danė,
trutė m`i hodhėn mėnjanė.
Progonat, Tepelenė,
Sigurisht qė ka njė element tė rėndėsishėm pėr botėn e nėndheshme, e
cila nuk preket dhe qė nuk e njeh diellin, qė nuk ndriēon dot nė ato
anė. Pavarėsisht se sipas Lukianit vajtimi pėr tė vdekurit ndjek kudo
tė njėjtat ligje, ne nuk do tė lėmė pa pėrmendur faktin se Lumi i
Vdekjes-Akeronti, dhe Hadesi, mbreteria e Vdekjes lokalizohen vetėm si
tė tilla nė rajonin e maleve tė Sulit, ish Thesprotia, Camėria e sotme.
Nė shėnimet e udhėtareve tė ndryshėm, deri nė prag tė shek. XX, lumin
Akeront, e gjejmė tė pėrcaktuar edhe si Lumi i Zi ndėrsa ende sot,
pika e kufirit mes Shqipėrisė dhe Greqisė nė zonėn e Camėrisė mbart
togfjalėshin kuptimplotė: Qafa e Botės!
Nė lidhje me fjalėn tragjedia, nė Vlorė, kemi pėrqasjen e fjalės nė
emrin e fshatit Tragjas. Gjithashtu, banorėt e Bregut tė Detit, nė
mėnyrė tė veēantė piluriotėt, ende i thėrrasin kėmbėcjepėr, qė
sigurisht qė lidhen me Panin, kjo nė pikėpamje tė aftėsive tė tyre
muzikore, tepėr tė veēanta. Tė qarėn-vajtimin e hasim si toponimi (si
fshati Vajzė, Vajkal etj), por edhe nė realitete mitologjike siē ėshtė
rasti i Grabofēit, i cili njihet si njė qėnie mitologjike qė
vazhdimisht qan me zė. Sipas traditės popullore, Grabofēi pėrfytyrohej
si njė gjarpėr i madh me dy kokė, i cili zbulonte vetėm njėrėn dhe me
tjetrėn qante sikur tė ishte i dėshpėruar. Kėtė e bėnte pėr tė afruar
njėrėzit dhe pėr ti ngrėnė ata mė pas.
Nė kėtė krijmtari, ndėr tė tjera konstatojmė edhe portretizimin e
zogjve fatidikė. Kėta zogj quhen tė tillė pasi me anė tė kėngės dhe
kėngėtimit tė tyre tė parathonė fatin. Si zogj fatidikė nė muzikėn
tonė popullore njihen bilbili dhe qyqja. Njė ndėr krijimet mė tė
hershme ku konstatohet roli i qyqes si zog fatidik ėshtė balada "Konstandini
dhe Doruntina".
"Ē'ka kan zojt si po flasin
Thon: Qysh hec i vdekni me t'gjallin?
Shuj moj motr Zotyn tė vraft,
Nuk kan zojt tjetėr zanat".
Me njė dėndėsi emocionale dhe e ndėrlidhur ngushtė me vajtimin, e
gjejmė kėngėn e qyqes nė vargjet e mėposhtme:
Kėnon qiqija nė maj,
Kėnon-o, seē ja thotė,
Vajton-o, qan me lotė,
Pėr ca plaka qė la vjet,
Erth sivjet e nuk i gjet,
U gjeti furkatė shkret.
Kėnon qiqija nė maj,
Kėnon-o, seē ja thotė,
Vajton-o, qan me lotė,
Pėr ca nuse qė la vjet,
Erth sivjet e nuk i gjet,
U gjeti flokatet shkretė.
Rėndom fjala korba dhe zeza qė lidhet me zogun e korbit, pėrdoret si
refren nė pjesėn mė tė madhe tė vajtimeve.
Ceēo, ku e le harbinė,
korba, o Ceēo.
Dhėmblan, Tepelenė, 1948
Njė pjesė e madhe e kėtij realiteti dy botėsh ėshtė pėrjetuar edhe nė
fjalėt e urta:
"Dheu pėr ne dhe ne pėr dhe"-Jug
"As varri nuk ka frikė nga i vdekuri, as i vdekuri nga
varri"-Gjirokastėr
"Vaji nė vdekje si kėnga nė dasėm"-Vlorė
"Dy vdekje s`ka, dhe nga njė nuk shpėton dot"-Myzeqe
"Gjella e njerėzet, njė qiri"-Arbėreshe
"I vdekuri ndjesė, i gjalli shpresė", berat
"Kėjo jetė-si njė fletė"-Labėri
"Kush qahet, s`kėndon kurrė"-Jug
"Loti tret dhe gurin"-Jug
"Nuk bėn hije lis i rėnė"-Jug
"Njeriu nuk vdes kur mbulohet me dhe, por kur harrohet"-Jug
"Sa lindin, aq do vdesin"-Jug
"Nga ē`do kokė del njė zė"-Kurvelesh
"Baltėn e zotit mos e pėrbuz"
III. Si shfaqet strukturimi i clusterit shumėzėrėsh gjatė vajtimit?
Pėr hir tė sė vėrtetės, e shkuara e studimeve etnomuzikologjike nė
fushėn e iso-polifonisė, mė shumė ka synuar analizėn e gjerėsisė sė
dukurisė sė iso-polifonisė, se sa thellėsinė drejt origjinės,
shtresėzimeve dhe rrėnjėve tė saj tė stėrlashta. Me kohė ėshtė venė
re, se nė traditat popullore shqiptare janė tė mbivendosura
shtresėzime kulturash. Sipas E. Koliqit : kruej nji shtresė del tjetra
me dishmina tė ēuditshme ngjarjesh. Tue hjekė nji shtresė e tue gjetė
tjetrėn arrin dijetari nė parahistori. Pra, si nė rastin e traditave
popullore shqiptare, na duket se edhe gjatė hulumtimit tė
iso-polifonisė, kemi tė bėjmė me konstatimin e teknikės sė
palimpsestit.
Jemi tė njė mendje, kur themi, se format e sotme tė gjallimit tė
iso-polifonisė popullore shqiptare janė ndėr mė tė kultivuarat syresh.
Kėtu kemi paraysh jo vetėm larminė nė shfaqjet e 2, 3, dhe katėr
zėrėshit iso-polifonik me zėra; kabanė me gėrnetė dhe format e tjera
iso-polifonike me vegla; bashkėjetesėn e iso-polifonisė nė vallėzimin
popullor shqiptar, por nė mėnyrė tė veēantė edhe dukuri tė
jashtėzakonshme brenda fenomenit tė iso-polifonisė si "Cluster iso",
apo dhe "iso-polifonia e fshehur".
Nė lidhje me sa mė sipėr, gjykojmė se ėshtė e mundur tė bėhet njė
rikthim pėr nga origjina e iso-polifonisė popullore shqiptare. nisur
pikėrisht nga disa copėza elementėsh apo dukurish tė kėndimit dhe
strukturimit iso-polifonik qė vazhdojnė tė ekzistojnė. Kėshtu, duke
kruar njė shtresė dhe duke dalė dėshmira tė reja, mund t`i afrohemi
origjinės sė lėndės sonė tė vjetėr. Njė ndėr shtresat kulturore qė
mbėshtetur strukturimin e iso-polifonisė ėshtė edhe ajo e ritualit tė
vdekjes apo e "kalimit nė jetėn e pasosme". Kėtu kemi parasysh
vajtimin nė pėrgjithėsi dhe nė mėnyrė tė veēantė "tė qarėn me bote-me
ulėrimė" dhe atė "me ligje", si e para origjinė e iso polifonisė.
Sė pari na duhet tė pohojmė se "vajtimi me bote" ėshtė njė vajtim
masiv, njė vajtim i pėrmotshėm. Si i tillė ėshtė evident fakti qė ky
tip vajtimi prodhon njė tingull masiv nė formė tė clusterit
iso-polifonik. Shekuj mė parė, udhėtari i njohur turk Evlija Ēelebi
Sejjahatnamesi nė udhėpėrshkrimet e tij tė viteve 1660-1664 shkruan se
gjirokastritėt kanė edhe njė zakon tjetėr tė ēuditshėm: vajtojnė
njerėzit qi kanė vdekė deri shtatė a tetėdhjetė vjet pėrpara. Ēdo tė
Diellė gjith far' e fisi i tė vdekunit mblidhen nė njė shtėpi dhe
bajnė pėrshpirtje pėr tė ndjerin tue mbledhė vajtuese me pagesė tė
cilat qajnė e vajtojnė me dhimje tė madhe, me za tė naltė e tė
mallėngjyeshėm tue derdhė lot si rrėke. Nė kėtė ditė nė qytet nuk mund
tė qėndrojė njeriu nga poterja e zhurma e vajtueseve. Ai e pagėzoi
Gjirokastrėn "qyteti i vajtimit".
Ky produkt, ende sot, shfaqet nė formėn e njė ngashėrimi muzikor
shumėzėrėsh (gjysėm i folur dhe gjysėm i kėnduar), i cili ėshtė
padyshim, nė formėn e tij mė elementare ajo qė sot e quajmė thjesht
iso. Ky cluster-ton, nė formėn e tij mė arkaike nuk ėshtė gjė tjetėr
veēse magma iso-polifonike, ku "fshihen", si zėrat e pėrveēėm por dhe
isoja, ky shtrat i domosdoshėm pėr lindjen, zhvillimin dhe mė pas
kthimin e tyre nė kėtė shtrat muzikor vajtues.
Eshtė pikėrisht ky shtrat vajtues, nė tė cilin mbivendosen natyrshėm,
pa sforcim, tė gjitha ato tingėllime tė mrekullueshme tė
polipentatonive tė cilat provojnė, se i menduari muzikor iso-polifonik,
nuk mund tė kufizohet brenda sistemit pesė notėsh tė pentatonisė, por
mund tė zgjerohet ndjeshėm si rezultat i harmonisė iso-polifonike qė
prodhohet nga "thurrja dhe shthurrja" e shkallėve pentatonike me bazė
tė ndryshme. Kėto elementė tė rėndėsishėm identifikues tė
iso-polifonisė, janė tė lidhur sigurisht edhe me njė seri gjetjesh
teknike tė shprehjes sė tyre, si p.sh rėnkimi muzikor me glissando (kjo
rrėshqitje muzikore nga lart poshtė me tendencė zbritjen nė iso por
dhe poshtė saj), e ngjashme me aktin e zbritjes tė tė vdekurit nė dhe,
por dhe nė artikulimin e dendur tė septimės minore nga Zėri i I-marrėsi,
qė nė konteksin tonė edhe kjo tė ngjason jo mė me zbritjen nė var, por
me tė kundėrtėn, ngritjen e shpirtit nė qiell!
Sipas Krutės pėrdorimi i vazhdueshėm i zanoreve i,o,u apo i grupit
dyzanorėsh ou pothuaj nė ēdo fjalė tė vargut nė intervalin melodik tė
septimės sė vogėl thekson sipas tij akoma mė shumė karakterin e tyre
dramatik, kjo e ndėrthurrur edhe me "tė kėnduarin trash", tė korrit
iso-polifonik tė vajtoreve. Njė pjesė e vajtoreve, me kalimin e viteve
e shndėruan vajtimin nė institucion, qė do tė thotė se arritėn tė
krijojnė gati profesionion e vajtores, kjo pėr shkak tė zotėsisė nė
hartimin e vargjeve dhe melodisė pikėlluese tė kėngės qė kėndonin nėn
sfondin e isos ngashėruese tė njerėzve tė tjerė, tė afėrm tė tė
vdekurit qė ishte nisur pėr nė Gropat e Zisė siē thotė populli. Njė
pjesė e kėtyre vajtoreve qė kanė ngelur si tė tilla nė vargjet e
popullit (nė kushtet kur ka qėnė e pamundur dokumentimi zanor i vajit
tė tyre pėr shkaqe tė ndryshme), janė edhe vajtoret e Bregut tė Detit
si Marė Bixhili, Llambrini Goreci, Lenė Dhimgjoka, Afroviti Gjoka,
Marė, Boēia, Lelo Mėrkuri, Dhimitrulla Kashta etj.
Mendojmė gjithashtu se ka njė lidhje esenciale mes kėndimit
iso-polifonik, qėndrimit tė kėngėtarėve gjatė aktit tė kėndimit, me
traditėn e vjetėr vajtimore tė iso-polifonisė. Kėtu tėrheim vėmendjen
ndaj pozicioneve "klasike" iso-polifonike tė kėndimit vajtimor arkaik
nga ana e kėngėtarėve, siē ėshtė ai "kokė mė kokė" , aq i dukshėm nė
rastin e kėndimit iso-polifonik tė vajtoreve labe dhe nė shumė tė
njohurėn "Dy dhe tre vetēe dukaēe".
Ende sot, nė tėrėsi, qėndrimi dhe rrjeshtimi i kėngėtarėve tė
iso-polifonisė rruan nė esencė qėndrimin grumbull, rreth e rrotull, tė
grupit pėr nga i vdekuri i pavarosur. Ky pozicion unikal pėrsa i
pėrket kėndimit, rezulton shumė i vlefshėm edhe nė kėndvėshtrimin e
raporteve tingullore qė krijohen, pasi vendosja e kėngėtarėve kryesorė
(marrėsi nė qendėr, prerėsi dhe hedhėsi nė rrshtin e parė), dhe isoja
e grupit mbrapa ndikojnė pozitivisht si nė rritjen e koordinimit mes
kėngėtarėve por dhe nė volumin tingullor tė tyre. Gjykojmė se nė kėtė
rast, ruajtja e strukturės sė qėndrimit, ka ndikuar drejtpėrsėdrejti
edhe nė gjithė unitetin e vetė kėndimit iso-polifonik, si njė i
interpretuar pa dirigjent, gjė pėr tė cilėn nuk po zgjatemi kėsaj
here.
Nė pikėpamje formale vėrejmė si kėndimin solo me shoqėrimin masiv tė
korit; si vajtimin solo me kostatimin e "iso-polifonisė sė fshehtė"
apo qoftė edhe format tashmė klasike , tė mirėnjohura tė kėndimit
iso-polifonik siē janė ato dy, tre dhe katėr zėrėshe me iso. Besojmė
se "e qara me bote" (si forma mė e vjetėr e tė kėnduarit iso-polifonik),
reflekton nė strukturėn e saj tė ndėrtimit edhe raportet qė studiuesit
e letėrsisė antike kanė vėnė qysh herėt nė portretizimin e Korrit, si
element kryesor strukturor nė tragjeditė antike, kryesisht ato
Eskiliane. Pra Kori, kjo strukturė polifonike nė ndėrtim (pra me
recitues, korife dhe koristė), ēmohet ta ketė prejardhjen e vet nga
rituale tragjike arkaike, si ky qė ne po flasim pėr vajtimin.
Nė kėtė shtjellim, janė ende tė shumta gjinitė dhe format muzikore
iso-polifonike tė cilat janė coptuar dhe kanė ngelur sit ė tilla nga
rituali i vjetėr muzikor iso-polifonik, pavarėsisht tendencės sė
pėrgjithshme pėr tė kėrkuar gjini muzikore iso-polifonike mė larg
kėtij shtrati vajtues, iso-polifonik. Ndėr to pėrmendim: tė qarėn me
ligje , kėngėt me grikė, borohiten, logatjen, logorisjen , vajtimin,
dertin, ksollėn , dy dhe tre vetēen e Dukatit etj. Kėtu mund tė
renditim edhe gjini relativisht tė reja si "Kabaja" me gėrnetė apo
violinė, e cila nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė rikthim "modern" drejt
burimit vajtues, tė lėndės muzikore popullore iso-polifonike.
Sė fundi, kjo fjalė (e qara), ėshtė pėrgjithėsuar mė pas gjatė
pėrdorimit nė folklorin tonė muzikor, pėr shkak tė materialeve
muzikore qė citojnė elementė tematike tė saj, si p.sh tek kabatė me
saze. Sipas Eqrem Bej Vlorės: "Mos tė qafshin" ėshtė njė mallkim i
rėndė, ndėrkohė qė "Mė qafsh!" pėrdoret shpesh si lutje. Tė "Qarėn" e
hasim edhe si gjini muzikore popullore". "E qara" luhet me: tambura,
llahutė, fyell, gėrnetė, bakllama dhe buzuk.
1. Mbi vajtimin shqiptar shiko dhe Th. S. Hjuz, "Udhėtim nė Sicili, nė
Greqi dhe nė Shqipėri"; Cico, Stravre, "Vajet nė Shqipėri", gaz. "Demokratia",
1925, nr. 29-4, 29 Dhjetor, fq. 2; Munishi Rexhep, "Kėndimi i femrave
tė Podgurit", Prishtinė, 1979; "Mbi vajtimet shqiptare", Prishtinė
1985; Veliu Veli, "Bue, Ekari dhe Dozoni pėr kėngėt popullore
shqiptare", "Gjurmime Albanologjike", Folklor dh Etnologji, XXI-1991;
Skiroi Zef, "Mili e Haidhia", Tiranė, 1994; Ēaushi Tefik, "Fjalor i
estetikės", Tiranė, 1998; Sokoli Ramadan, "Gojėdhana e pėrrallėza tė
botės shqiptare", Tiranė, 2000; Cobani Tonin "Princi i pėrfolur Lekė
Dukagjini",Tiranė, 2003, fq. 93 etj.
2. Ernest Koliqi, "Vepra 6", Prishtinė, 2003, fq. 301.
3.PLUT., De defectu oraculorum, XVII Cituar sipas Ugolini. Luigi M, "Butrinti",
Romė 2000, fq. 80-81.
4. Kėngė popullore tė Labėrisė", tek "Mbledhės tė foklorit-8", Tiranė,
1991, fq.604. Vajtimi I cituar nga fshati Vasjar, Tepelenė.
5. "Epika Legjendare", Tiranė, 1966, fq. 58.
6. Vendim i datės 25, Nėndor 2005, dhėnė nė selinė qėndrore tė Uneskos
nė Paris.
7. Cabej Eqrem, "Studime gjuhėsore 1", Prishtinė, 1976, fq. 75.
8. "Kėngė popullore tė Labėrisė", Vol. 8, Tiranė, 1991, fq. 558 dhe
574.
9. Shiko dhe Dino Thanas, "Xhevat Avdalli dhe Laver Bariu", Tiranė,
2004, fq. 71.
10. Shiko "Eskili-tragjeditė", parathėnia nga Ismail Kadare, Tiranė,
1986, fq. 5.
11. "Eskili-tragjeditė", Tiranė, 1986, fq. 384-385.
12. Vasil S. TOLE, "Odiseja dhe Sirenat: grishje drejt viseve
iso-polifonike tė Epirit", Uegen, 2005, fq. 24-30.
13. Homeri, "Iliada", Tiranė, 1979, fq. 447.
14. Homeri, "Odisea", Prishtinė, 2000. fq. 398-399.
15. Homeri, "Iliada", Tiranė, 1979, fq. 447.
16. Alfred Uēi, "Mitologjia, Foklori, Letėrsia", Tiranė 1982, fq. 180.
Studim i cit. Pėr sa mė sipėr shiko gjithashtu dhe Fatos Arapi, "Kėngė
tė moēme shqiptare", Tiranė 1986, fq. 72-93.
17. Mark Tirta, "Himara nė shekuj", Tiranė, 2005, fq. 360.
18. Lukiani, "Vepra e zgjedhur", Tiranė, 1979, fq. 227. Studim i cit.
19. "Visaret e Kombit", V. III, Tiranė, 1937, fq. 180-184.
20. Shiko dhe Mihaēeviq, Lovro "Nėpėr Shqipėri", 1883-1907, Tiranė,
2006, fq. 96.
21. Ismail Kadare, "Dantja i pashmangshėm", Tiranė, 2005, fq. 31.
22. Lukiani, "Vepra tė zgjedhura", Tiranė, 1979, fq. 227.
23. Shiko dhe Mihaēeviq, Lovro "Nėpėr Shqipėri", 1883-1907, Tiranė,
2006, fq. 49, 53.
24. "Kėngė popullore tė Labėrisė", tek "Mbledhės tė foklorit-8",
Tiranė, 1991, fq. 574.
25. Koliqi Ernest, "Vepra 6", Prishtinė, 2003, fq. 587.
26. Evlija Ēelebi Sejjahatnamesi, "Shqipnija para dy shekujsh",
pėrkthyer nga Sali Vuēiterni, Tiranė, 1930.
27. Term i Beniamin Krutės. Cituar nga "Tipare tė pėrbashkėta dhe
dallime krahinore tė polifonisė shqiptare", "Kultura Popullore",
1-2/1992, fq. 13.
28. Kruta Beniamin, " Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė Jugore", Tiranė,
1989, fq. 134-135. Studim i cit.
29. Shiko dhe Bardhosh Gaēe, "Tradita dhe risi nė poezinė popullore tė
Bregdetit tė Himarės", tek "Gjurmime albanologjike", 33-34/2003-2004,
Prishtinė, 2005, fq. 206-208.
30. Sipas Krutės: kėngėtarėt rrinė pranė njeri tjetrit nė njė pozicion
origjinal gjysmė tė ulur duke vendosur secili gjurin e njerės kėmbė nė
tokė me bėrrylin e mbėshtetur nė gjurin tjetėr dhe me shuplakėn e
dorės gjysėm tė mbledhur, nė formėn e njė guacke, vendosur anash te
goja dhe veshi. Shiko Kruta Beniamin, " Polifonia dyzėrėshe e
Shqipėrisė Jugore", Tiranė, 1989, fq. 138-139.
31. Prof. Cabej mendon se e qara me ligje lidhet me vargjet qė numuron
njė grua kur vajton njė tė vdekur nė mort.
32. Prof. Cabej mendon se logoris ėshtė fjalė e toskėrishtes jugore qė
kupton vajtimin e njė tė vdekuri.
33. Me kėtė pėrcaktim e gjejmė tė pėrdorur nė Bregun e Detit dhe nė
Himarė nė Jug tė Shqipėrisė.
Prof. Dr. Vasil S. TOLE
Tiranė, 2006
PUNA E REALIZUAR PER PRANIMIN E ISO-POLIFONISE SHQIPTARE SI "VLERE E
TRASHEGIMISE GOJORE E NJEREZIMIT" MBROJTUR NGA UNESCO-s
Nė kuadėr tė masave pėr ruajtjen, mbrojtjen, promovimin dhe
popullarizimin e Iso-polifonisė shqiptare pas shpalljes sė saj "Kryevepėr
e trashėgimisė orale tė njerėzimit" tė mbrojtur nga UNESCO, si dhe nė
mbėshtetje tė Aksion-Planit 2003-2008 pėr "Iso-polifoninė shqiptare,
kryevepėr e trashėgimisė orale tė njerėzimit", janė pėrgatitur :
1. Hartimi dhe dėrgimi i Dosjes pranė Komisionit Ndėrkombėtar tė
Trashėgimisė Shpirtėrore nė UNESCO, dosje e pėrgatitur nga eksperti
Prof. Dr. Vasil S. TOLE.
2. Mė datė 25 nėntor 2006, pranimi i Iso-polifonisė shqiptare si "Kryevepėr
e trashėgimisė orale tė njerėzimit", tė mbrojtur nga UNESCO shpallur
nga Dr. Koichiro Macura, Drejtor i Pėgjithshėm i UNESKOS.
3. Hartimi i Udhėzimit, nr.1, dt. 09.12.2005 tė Ministrit tė Turizmit,
Kulturės, Rinisė dhe Sporteve "Pėr ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin
e Iso-Polifonisė Shqiptare", dėrguar
QENDRES KOMBETARE TE VEPRIMTARIVE FOLKLORIKE
QARQEVE VLORE, ELBASAN,KORCE, GJIROKASTER,FIER, BERAT
17 BASHKIVE DHE 17 QENDRAVE KULTURORE
SEKSIONIT TE CIOOF-it PERMET
4. Propozim Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės pėr hartimi i njė
teksti plotėsues pėr historinė dhe vlerat e iso-polifonisė shqiptare
dhe pėrfshirjen e tij nė programin e shkollės sė ciklit 9-vjeēar, pėr
njohjen dhe edukimin e brezit tė ri me vlerat e trashėgimisė
shpirtėrore shqiptare si dhe pėr ekspozimin e vlerave tė saj nė
kabinetet e tė gjitha shkollave tė kėtij cikli.
5. Propozim tė gjithė Muzeve Kombėtarė dhe lokale pėr hapjen e
stendave ku tė ekspozohen tė dhėna e foto nga iso-polifonia shqiptare
pėr vlerat e mėdha qė ajo ka nė trashėgiminė shpirtėrore botėrore, si
njė "Kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njėrėzimit
6. U krijua Rrjeti i Shoqatave tė Iso-Polifonisė Shqiptare, mbėshtetur
Aksioni-Planit tė "ISO-POLIFONISE si kryevepėr e trashėgimisė gojore
tė njerėzimit mbrojtur nga UNESKO".
7. Nė muajin janar 2006 u realizuar botimi i numrit tė parė Gazetės
Iso-Polifonia, nė tė cilėn do tė pasqyrohen tė gjitha veprimtaritė
kulturore e shkencore nė dobi tė iso-polifonisė. Deri tani janė
realizuar 4 numra tė kėsaj gazete.
8. Zhvillimin ēdo vit nė qytetin e Vlorės tė Festivalit Folklorik
Tipologjik Kombėtar tė Iso-Polifonisė.
9. Mbėshtetje e projekteve qė organizojnė shoqata, Qendra kulturore
apo individė tė ndryshėm nė dobi tė iso-polifonisė, si psh:
a). Festivali i Veglave Popullore qė organizohet nė qytetin muze tė
Gjirokastrės ēdo vit.
b) Festivali Folklorik Ndėrkombėtar "Bylisfonia" qė organizohet nė
Parkun Arkeologjik tė Bylisit.
Postuar me 6 Qershor 2007
|