|
Polifonia Labe -
Kenga Labe (faqe2)
Ceshtja e origjines, kohelindjes,
moshes se polifonise labe, sikurse e mbare polifonise popullore
shqiptare, ne kushtet e mungeses se dokumenteve historike, paraqitet
mjaft e nderlikuar. Me te jane marre disa nga etnomuzikologet tane.
Nderkohe, mjaft studiues te huaj, sipas rastit, ne nje mase me te
madhe ose me te vogel, ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte,
kane trajtuar gjithashtu fillesen
e polifonise popullore ne pergjithesi dhe te polifonise se se vendeve
perkatese ne vencanti.
Krahas perpjekjeve per te zbuluar tiparet themelore dalluese te kenges
polifonike, nder ceshtjet qe jane bere objekt studimi ne raste te
tilla kane qene : hapsira brenda se ciles gjallon polifiona popullore,
koha e lindjes se polifonise popullore, marrdheniet mes kenges
popullore dhe kenges kishtare bizantine.
Nga kerkimet e derisotme del qe, ne gadishullin e Ballkanit, kenga
polifonike shfaqet si nje kulture muzikore karakteristike per
shqiptare, greke; aromune, bullgare, maqedonas, boshnjake, serbe.
Nder ta, shqiptaret, greket, aromunet, njohin si tipike kengen me tre
dhe me kater zera, kurse bullgaret, maqedonasit, boshnjaket,
serbet-kengen me dy zeta. Thuajse te gjithe studiuesit mendojne se,
nga pikepamja muzikore, nje nder kenget polifonike me te zhvilluara
ne Ballkan eshte ajo e shqiptareve. Nderkohe, polifonia popullore
s'kufizohet brenda nje hapesire si te thuash thjesht ballkanike.
Etnomuzikologet kane verejtur se zona te diferencuara te te kenduarit
me shume zera dhe stile regjionale polifonike ekzistojne gjithashtu ne
Sllovaki, Polonine jugore, Ukrahine, Kaukaz, Gjeorgji, Vendet Balltike,
Itali etj.
Sipas pikepamjes me te perhapur ne opinionin shkencor, kenga
polifonike e popujve te Ballkanit perfaqeson nje kulture muzikore te
hershme, parabizantine. Pikepamja qe e konsideron kengen popullore
polifonike ballkanike te lindur nen ndikimin e kenges kishtare
bizantine eshte kundershtuar nga shume studiues etnomuzikologe.
Brenda ketij qerthulli, edhe kenga popullore polifonike shqiptare
paraqitet e larget ne raport me kengen bizantine. Ajo lindi dhe u
zhvillua ne nje truall te vegante, u ushqye ne shekuj nga nje tradite
e shendoshe vendase, duke fituar keshtu tipare te spikatura origjinale.
"Shqiptaret qe, duke e urryer
roberine myslymane e linin truallin ateror, nuk suallen me vete moden
e fundit muzikore te Kostandinapolit, as artin e ditur e te mencur te
protopsallteve te rafinuar"- veren Lorenco Tardo - por nje tradite
krahinore malore dhe arkaike, nje tradite qe ishte mbajtur ne 400-en
dhe 5O0-en, por qe ne te vertete shkon me larg, ne kohen e Basilejve
dhe ndoshta edhe me pare. Duket se, ne teresi, kenga bizantine, pra,
s'ka arritur te ushtroje ndikim mbi kengen laike polifonike. Sic eshte
shprehur nje studiues, ndoshta me teper duhet pohuar e kunderta -
kisha imiton kengen popullore polifonike.
Lashtesia e polifonise labe, ne rrethanat e mungeses se dokumenteve
historike, mund te ndricohet, para se gjithash, nepermjet hulumtimit
te lendes se gjalle muzikore. Qe fillesa e saj eshte e nje epoke te
lashte, kete e tregojne qarte, mes te tjerash, vete tiparet kryesore
individuale, ndertimi i brendshem etj. Keshtu, per hershmeri flet
afria qe ekziston mes intonacioneve te kenges polifonike labe dhe
atyre te te folurit njerezor. Kuptimplote eshte edhe fakti qe
intonacioneve e saj, si do te shohim, here-here; na japin asocacione
te jetes blegtorale, si, p.sh., thirrje tipike barinjsh etj. Lashtesi
nenkupton gjithashtu ndertimi modo-tonal pentatonik i kesaj kulture
muzikore - dihet se modet pentatonike jane me te hershmet ne historine
e muzikes popullore boterore. Hershmeri tregon pa dyshim edhe ngjizja
e kenges polifonike labe, ne thelb, prej raportesh kontrastuese
intonative, modale, harmonike; ritmike mes linjave te ndryshme
muzikore. Lashtesi parakupton gijthashtu natyra thjesht zanoare e saj
etj; Sidoqofte, origjina dhe kohelindja e polifonise mbetet ende nje
ceshtje e hapur shkencore.
Perfytyra teresore e polifonise labe lidhet ngushte me ndikimin qe
kane ushtruar historikisht ndaj saj kushtet ekonomiko-shoqerore.
Gjate jetes qindravjecare, ajo ka munduar t'i kristalizoje tiparet
themelore substanciale e formale nen ndikimin e nje sere faktoresh,
objektive e subjektive. Se pari ne kete mes, i rendesishem mbetet
veprimi i faktoreve ekonomike. Leberit, ne te kaluaren, merreshin
fare pak me bujqesi. Nderkohe, per vete mjedisin e pershtatshem, ata
kultivonin shume blegtorine.Eshte interesante te verehet se, krahas
nina-nanes, vajtimit, boroitjes etj., jeta blegtorale ka ushtruar nje
ndikim te ndjeshem sidomos mbi kengen polifonike labe. S'eshte aspak
e rastit qe problematika themelore e kesaj kenge lidhet, mbi te
gjitha, pikerisht me nje jete te tille. Ajo u kendon vecanerisht
cobaneve e cobankave, bagetive e staneve, dhenve e dhive, zileve e
kernboreve etj. Pra, brenda kenges shumezereshe labe, jeta blegtorale
pasqyrohet edhe muzikalisht. Mes te tjerash, kjo ndihet me se miri ne
thirrjet e shumta recitative te solisteve kryesore- marresit, kthyesit,
hedhesit. Ne mjaft pikepamje, ata na japin shembellesa te britmave
karakteristike te barinjve. Per me teper, e gjithe linja e kthyesit te
lind pershtypje e nje nanurisjeje te vertete baritore.
Vazhdimi
|