|
Polifonia Labe -
Kenga Labe

Shekuj me pare, ne truallin e Laberise, krahas
monofonise, dalengadale, po kristalizohej nje forme tjeter e
ndergjegjes artistike muzikore te banoreve vendas te saj - Polifonia.
Nocioni «polifoni», si dihet, vjen nga greqishtja! <poli» - shume, «foni»
- ze, tingull, d.m.th., shume zera, shume tinguj, shume melodi. Deri
afer mesit te shekulli XX, ajo simbolizonte shfaqjen kryesore_. te
jetes muzikore te kesaj krahine, ne mos te vetmen. Kenga polifonike
labe eshte nder deshmite me elokuente te talentit te popullit tone, qe
e ruajti ate te paster, ne lufte ndaj rrebesheve te kohrave.
Ne te kaluaren, kultura muzikore polifonike labe, si mbare arti yne
muzikor popullor, eshte krijuar, interpretuar e perjetuar kryesisht ne
mjedise te ngushta, thjesht familjare. Ajo nisi te dale nga mjedise te
tilla vetem pas gjysmes se clyte te shekullit tone. Kultura muzikore
polifonike labe eshte shqua gjithmone nga nje gjallesi dhe densitet i
madh.
Si bashkudhetare e diteve te gezuara e te trishtuara te malesorit te
Jugut, polifonia labe simbolizonte vazhdimisht nje art teper te dashur
per te. Duke pasqyruar aspekte te ndryshme te historise dhe te jetes
se leberve, ajo ka luajtur nje rol te rendesishem edukues,
atdhetaro-revolucionar dhe artistiko-estetik. Ne kete mes, padyshim qe
ndikon edhe menvra kolektive e interpretimit.
Polifonia labe gjallon ne krahun jugperendimor te Shqiperise, duke u
kenduar ne menyre te pjesshme ose te plote nga popullsia e rretheve:
Vlore, Tepelene, Gjirokaster, Sarande, Permet, Fier. Ajo perben nje
nga kater dialekte kryesore te polifonise popullore shqiptare, krahas
asaj myzeqare, toske, came. Nga ana tjeter, keto dialekte ndahen
gjithashtu ne nje mori stilesh muzikore. Kur flitet per muziken tone
popullore zanore, terheq vemendjen fakti se, ndersa ne pjesen veriore
dhe te mesme te vendit ajo eshte pergjithesisht me nje ze, homofonike,
ne pjesen jugore shfaqet pergjithesisht me shume zera, polifonike.
Kultura muzikore polifonike labe ekziston ne tre lloje ose grupe
kryesore: polifoni me dy zera ose dyzereshe, polifoni me tre zera ose
trizereshe, polifoni me kater zera ose katerzereshe. Polifoni me dy
zera kendohet kryesisht, nga gra te qytetit te Gjirokastres, gra te
disa fshatrave te zones se Gorishtit, te fshatit Kanine, burra te
fshatit Duka etj. Ndersa polifoni me tre dhe kater zera, ku me pak e
ku me shume degjohet ne mbare fshatrat dhe rrethinat e Laberise.
Nese, dhjetevjecare te shkuar, me e perhapur ka qene polifonia
trizereshe, ne ditet tona, perdorim me te madh eshte duke fituar
polifonia katerzereshe. Solisti i pare i polifonise labe quhet «marres»,
i dyti - «kthyes», i treti - «hedhes» ose «mbushes» dhe perberesi i
katert - "iso". Ky i fundit ne dallim nga te tjeret, kendohet prej
shume vetave. Emertirni i kengetareve shpreh nje raport te percaktuar
mire, ai niset nga nje lidhje permbajtjeje, e brendshme dhe organike
qe ekziston mes tyre. Ne kete menyre, emrat: «marres», «kthyes», «hedhes»,
«iso» parakuptojne role te ndryshme, kontradikte e unitet mes tyre,
dhe, ne fund te fundit, parakuptojne njeri-tjetrin.
Vazhdimi
|