|
At Arthur Liolin:
PERPARA VARRIT TE FAN NOLIT
Fjalim pas lutjes 22 Mars 2008
Me rastin e Homazhit te organizuar prej Shoqerise Shqiptaro-Amerikane
te Bostonit: MassBesa
Me 22 Mars te vitit 1908, prifti i ri Fan Noli meshoi per te paren
here ne gjuhen amtare ne vendin e lire te Amerikes dhe ketu ne
kryeqytetin e mergimit: ne Boston
Kostandin Demo, nje nga besimtaret tane i cili ishte deshmitar e
pershkruajti keshtu: "Ate dite kur Noli meshoi ne shqip na u mbushen
syte plot me lot." Vite shume me pare kete dite te shenuar, Sami
Frasheri e nenvizoi si ngjarje historike me kete parashikim: "Dy
nevoja ka per nje shtet te pavurur shqiptar: alfabeti i gjuhes sone
uniform dhe kisha autoqefale orthodokse." Keto dy nevoja u plotesuan
ne te njejten vit: 1908. Faik Konica e quajti meshen e pare: "Si
pikethese te historise sone qe kurre nuk duhet harruar."
Ulim koken sot para varrit te Imzot Fan Nolit per ta kujtuar ate dite
te vecante. Por jo vetem kaq. Nderojme gjithe veprat e tij te
jashtzakoneshme ne shume fusha si dhe shembellin e tij gjate evolimit
te jetes se tij. Se per ne ai mbetet gjithemone i pavdekshem: imazh
dhe Ikon i kombit.
Ka edhe mesime te tjera qe duhen permendur dhe e kam si detyre dhe
deshire ta shpreh. Ne boten dhe kohen ku ne jetojme sot, duhet kuptuar
fort mire se dialogu, ndjesa, miresjellja, autokritika dhe
gjakftohtesia kane nje rendesi per njeriun jo vetem me rendesi fetare,
shpirterore dhe hipothetike. Kane rezonenca vitale shoqerore ne
qeverisje dhe neper marredheniet kombetare.
Sherimi qe vjen me perulesi ndihmon jo vetem kur falemi dhe njdejme
tjetrin, por forcon urtesine me ata dhe ato qe vete falen: i jep
perspektive, larteson ndergjegjen duke hapur rruge per zhvillim,
bashkepunim, mireqenie dhe largpamesi per te ardhmen. Mesazhi kryesor
eshte se dashuria hyjnore dhe mirekuptimi njerezor - sado i veshtire
eshte per njeriun ta pranoje - jane me te forte se sa kembengulja dhe
kerkojne nje maturi te thelle dhe te ngulur ne shpirt.
Me keto mesime thelbesore Noliane, do ndihmojme femijet tane per te
gjetur dhe formuar aspiratat e tyre, brezin e ri per te plotesuar
potencialet e tyre dhe brezave qe do vine me pas nesh per te realizuar
endrat e rilindasve. Nuk mund te leme nje trashegim me te pershtatshem
e te denje per te ardhmen pa vleresuar drejte e nderuar perpjekjet e
arritura deri ne ditet e sotme.
Keshtu mendojme se nuk do te kete homazh me te mire, me te ndershem e
me te shenjte per te nderuar figuren e Atit tone themelues Fan Noli.
I mbare qofte amaneti i Pranveres Noliane dhe i perjetshem qofte
kujtimi i tij.
+At Artur Liolin
Postuar me 30 Mars 2008
|
| |
|