Revista Tepelena >> Shqipėria

 

Jaho Sinani, njė emėr i dritėsuar nė historinė e burrave tė traditės atdhetare
Maliq Lila


Kundėr fyerjeve nė gjallje mbrohesh vetė, pas vdekjes ėshtė detyrė e tė gjallėve, po duam qė tė mos skuqen kur t'u venė pranė. Kjo ndjenjė njerėzore mė ngacmoi pėr Xha Jahon e fshatit tonė, qė mbushi gati katėr dekada qė ka vdekur, qė fisnikėria dhe atdhetaria, si vyrtyte reale, iu mohuan sepse ėshtė nga ata, qė ndonėse ia nxinė jetėn, nuk ia nxijnė dot emrin. Ai mbetet edhe sot njė burrė i denjė, i rrallė i fshtait Dukaj, kėtij dejpi traditė pėr burra tė kuvendshėm dhe tė moralshėm. Jaho Sinan Islami kish lindur me datėn 1 tė vitit tė Ri 1895, nė njė familje tė kamur dhe zengjine, edhe pėr nga kultura, sjellja humane dhe sofra bujare. Nė moshėn 19 vjeēare, Jahua, sė bashku me vėllezėrit Sherifin dhe Hasanin, shkojnė emigrantė nė SHBA. Duhet tė ketė qėnė viti 1914. Aty, pėr 5 vjetė mundėn tė fitonin, jo vetėm pėr tė pėrtėrirė ekonominė e familjeve, por edhe pėr tė pėrftur kulturėn e punės, elementėt e qytetėrimit, ndjeshmėrinė, krenarinė, dashurinė e mallin pėr atdheun, tė cilat, tek Jahua u bėnė me tė prekėshme.

Nė kontakt me shoqatat atdhetare tė emigranteve, Jaho Sinani, u dėshmua njė ndėr aktivistėt mė tė zjarrtė tė shoqėrisė " Vatra ", jo vetėm me kontributet financiare por edhe me oratoriumet e veprimtaritė kulturore. Disa herė nė gazetėn ''Albania", emri i Jaho Sinanit u bė sinonim i flamurmbajtėsit tė tubimeve dhe festave atdhetare. U brumos me ndjenjat e zjarrta tė patriotizmit, me intelektin modest e dėshirėn pėr ta parė e bėrė Shqipėrinė si bota, me zhdėrvjelltėsinė e guximin pėr t'i vėnė energjitė e veta nė shėrbim tė ēėhtjes sė Atdheut

Pikėrisht kėto motive e shtynė tė kthehej nė fshatin e familjen e tij nė vitin 1920. Shumė shpejt u bė njė burrė i dėgjueshėm dhe autoritativ. Bashkėfshatarėt moshatarė kujtojnė kur u thoshte: '' ... Duhet tė shkoshė nė fund tė dheut, tė kuptosh ē'ėshtė Atdheu ''. Dhe vėrtet, nga vendi i statujės sė Lirisė, ky njeri erdhi me flamurin shqiptar nė gji, pėr t'u angazhuar ndjeshėm nė momente historike dhe dramatike tė lirisė sė munguar tė vendit tonė. Pėrshėndeti dhe pėrgėzoi bashkėfshatarėt qė kishin luftuar nė epopenė e Vlorės. U angazhua nė krye tė fanolistėve nė lėvizjen antizogiste tė vitit 1924. Tė ēmuara cilėsitė e tij prej Fan Nolit , Baba Ahmet Turanit, Abaz Shehut, etj. Jahua u bė njė ndėr luftėtarėt e organizatorėt e respektuar tė tė gjitha lėvizjeve demokratike, qė nga kryengritja antizogiste e Fierit e gjer nė ēlirimin e Shqipėrisė. Njė ndėr protagonistėt pjesėmarrės nė LANĒL. Kryetar i parė i LANĒL nė vitin 42-43, pėr fshatin Dukaj dhe anėtar i Kėshillit Krahinor. Komandant i ēetave teritoriale tė fshatit tė tij, qė operun nė disa aksione kundėr disa pushtuesve fashistė si Dukaj, Mogilė, Qafe Miricė, etj. Shumė bashkėfshatarė, veteranė tė luftės, si Zagoll Shehu, Izet Dervishi, Tahir Ilirjani, e ēmojnė lartė kontributin e veēantė tė Jaho Sinanit, si organizator dhe pjesėmarrės aktiv nė LANĒL.

Pas ēlirimit, brryla klanesh dhe cmira pėr zotėsin dhe cilėsinė e tij edhe pse ishte disi i kamur ekonomikisht, e mėnjanuan nga mundėsia pėr t'i kontribuar zhvillimeve sociale. Pėr motive banale, u cilėsua kulak. Nė vitin 49-50, nėn akuzat e dyshimta pėr strehim organizatorėsh tė revoltės 1948-ės, dėnohet dhe internohet me tė nipėrit nė Kavajė. Pas 5 muajsh rikthehet nė fshat. E arrestojnė dhe e hetojnė pėr rreth 7 muaj nga ku doli i pafajshėm. Pafajėsia e Jaho Sinanit, qėndroi e heshtur dhe durimmadhe gjatė gjithė kalvarit tė mundimeve dhe keqtrajtimeve tė pamerituara qė iu bė kėsaj familjeje, ku djemtė e vajzat e tij dijtėn ta trashė-gojnė, jo mllefin pėr padrejtesitė por fisnikerinė e tė atit nė marrėdhėniet e qėndrimit me bashkėfshatarėt, gjer edhe me ata qė denigruan pa shkak figurėn e babait. Menduam se bėjmė njė akt tė denjtė njerėzor, tė nxjerrim nga mjegullanajat njerėzit e ndershėm, atdhetarėt e perndjekur nga miopia e mbrapsht e politikave nėn diellin e tė vėrtetės, ashtu siē janė, siē ėshtė edhe Jaho Sinani, i merituar tė qėndrojė si emėr i dritėsuar, nėn historinė e burrave tė traditshėm pėr t'u imituar nė vyrtytshmėrinė e tyre, veēanėrisht pėr pėrkushtimin atdhetar.



Revista Tepelena


 

 Postuar me 28 Korrik 2008
 

 

     Kush jemi ne Pėrdorimi dhe te drejtat Na Kontaktoni │  © 2008 Revista Tepelena