Arvanitasit, Ēamėria, Epiri i
Veriut dhe gjėndja sot
Nga Mėrgim Korēa
Fatkeqėsisht ritmet e pėrshpejtuara tė jetės, (sidomos mbas Luftės sė
Dytė Botėrore, ku njerėzit i pėrfshiu paniku se sot jetojne gėzojnė
tė lumtur ndėrsa nesėr mund ti pėrfshijė me miljona brėnda ditės
vdekja me krahėt e saj), nga dita nė ditė e kanė bėrė dhe vazhdojne
bėjnė njeriun mė tė pangopur dhe tė etur ta gėzojė ēdo ēast jete.
Doemos nė vėndin tonė, periudha e gjatė e diktaturės sė egėr, e
shpėrfytyroi edhe mė njeriun nga ana karakteriale duke e transformuar
atė nė njė qėnje e cila tashmė nuk shikon se ku shkel pa lé kė edhe
ēka nėpėrkėmb!
Gjatė kėsaj analize nuk i kam vėnė vetes detyrė ta trajtoj
amoralitetin e udhėheqėsve diktatorė komunistė tė cilėt i ēpėrfytyruan
popujt e tyre nga ana karakteriale. Gjithashtu nuk kam asnjė synim ta
mėrzis lexuesin duke i shėrbyer nė tavolinė fakte sa tė panumurta e tė
ngatėrruara historike. Qėllimi im ėshtė qė mbėshtetur fluturimthi nė
njė rrjedhė historike faktesh, tė rikujtojmė se si erdhi dhe u tkurr
Epiri Shqiptar, nisur nga interesat e fuqive tė mėdha, nė dėmin tonė.
Nga ana tjetėr tė ballafaqohen bėmat e atij njeriu tė ashtuquajtur tė
ri socialist krejtėsisht tė pa moral, me bėmat e patriotėve tė
mirėfilltė qė u quajtėn tradhėtarė nga diktatorėt komunistė. E doemos
edhe qėllimi i fundmė i kėsaj analize ėshtė tė bindemi se u duhet
thėnė ndal veprimeve antikombėtare tė kėtyre pjellave hibride tė
diktaturės komuniste e tė vazhdohet vepra e atyre patriotėve qė, pėr
integritetin e Shqipėrisė me Kosovė edhe Ēamėri, morėn parasysh tė
nėpėrkėmbej edhe vetė popullariteti i tyre personal!
Me kaq besoj se u pėrcaktua shtrirja si edhe caqet e kėsaj analize. Nė
vazhdim, nuk kam se si tė mos e falėnderoj paraprakisht nga zemra
lexuesin e veméndshėm tė kėtyre radhėve. Sė fundi, sė bashku me
lexuesin, do ta pėrshkojmė shkurtimisht hullķne ngjarjeve historike,
do ta shqyrtojmė gjėndjen bashkėkohore si edhe ... do tė mundohemi tė
japim edhe pėrfundime se si duhet vepruar nė tardhmen mbėshtetur nė
tė vėrtetat historike pėr ti vendosur tė drejtat nė vėnd.
Shikim mbrapavėshtrues historik
Problemi kyē qė na intereson konkretisht pėr ēėshtjen ēame qė
trajtojmė, ėshtė sqarimi i situatės sė periudhės kur filloi copėzimi i
Perandorisė Osmane. Nuk do tė hyjmė nė diskutime akademike qė na fusin
nė mjegullnajėn e historisė sė lashtėsķsė. Do ti shmangim pyetjet
retorike nė se ilirėt ishin trashėgimtarėt e pellazgėve tė lashtė e si
pasojė nėse edhe vetė shqiptarėt janė trashėgimtarė tė tyre autoktonė
nė Greqi apo jo. Gjithashtu kalimthi po i referohemi pohimeve mė tė
reja si ai i mėsuesit tė pėrmėndur tė shkollės sė famėshme tė Jenosit,
(e cila shkėlqeu pėrgjatė shek.XVI dhe XVII), Jenadhiosit, i cili
kishte arritur nė pėrfundimin se ... Arvanitasit, ose albanėt, ose
shqiptarėt, janė pėrfaqėsuesit mė autentikė tė Ilirisė pellazge ... .
Por, duke i u referuar sė shkuarės sė afėrt, tė cilėn drejtuesit e
shtetit grek sot as qė e pėrfillin fare, duam tė theksojmė se heronjtė
e kryengritjes kundėr pushtetit otoman qė u quajt Kryengritja
Kombėtare Greke e viteve 1821 qė ēoi nė fitoren e pavarėsķsė Greqisė,
ishin nė masėn 90 % arvanitas! Kėtė mė sė miri e vėrtetojnė dokumentat
e nisura me 23 gusht 1821 nga pėrfaqėsuesi grek Ipsilanti aleatėve
arvanitas muslimanė pėr kontributin e tyre nė fitoret e Revolucionit
Grek duke i quajtur pasardhės tė heronjėve tanė paraardhės. E nuk
kaluan veēse pak vite pastaj, dhe pasardhėsit e heronjėve paraardhės,
veēse fillu transformuan nė turkoshqiptarė, arvanitas e nofka
pėrēmuese tė tjera.
Lidhur me heronjte 1821-sė kam njė dėshmi personale tė priftit
katolik tė ritit bizantin, arbėreshit tė nderuar Antonio Bellushi. Ai
i a ka pohuar vetė Baba Rexheb-it nė Teqénė e Tij kėtu nė Detroit, se
kishte qėmtuar dhe gjetur 803 ngulime arvanitase nė Greqi dhe me atė
rast na recitoi kėngėn, (tė botuar prej tij tek revista Lidhja qė i a
dhuroi Babait), qė kėndohet nė Korint e cila thotė :
Kjo gjuha arbėrishte
Ėshtė gjuhė trimėrishte,
E flit Navarhoj Mjauli,
Boēari si dhe i gjithSuli!
Heronjtė legjendarė tė Kryengritjes Kombėtare Greke nuk kanė qenė kush
tjetėr por Mjaulėt, Xhavellėt, Boēarėt, Bubulinėt e Ndretė me gjithė
Kanarėt me shokė, (liste pafund) ! Kryengritjes greke dinamizmin dhe
trimėrine pashoqe i a dhanė veē arvanitasit ! Por nuk kaluan shumė
vite e grekėt vanė gjene nė fis, (danajte pabesė), dhe bėnė e
vazhdojnė tė bėjnė ēmos, jo vetėm tua mohojnė arvanitasve qėnjen e
tyre shqiptare por edhe tua ērrėnjosin me dhunė ēdo trashėgimķ
arvanitase ! E nė kėtė drejtim hapi mi rėndėsishėm ishte lufta qė i u
bė gjuhės shqipe duke e dėnuar me ostracizėm shkollėn shqipe !
Pėrgjatė kėsaj vazhde interesant ėshtė edhe pohimi tjetėr qė na bėri
Urata Antonio Bellusci, i cili na tregonte se tek po rrugėtonte mė
kėmbė nė Greqi nga njera qendėr arvanitase tek njė tjetėr, takon
rrugės njė kalimtar tė cilit i drejtohet me shqipen e tij arbėreshe
dhe e pyet se sa larg ndodhej fshati X, vėndngulim arvanitas.
Kalimtari i pėrgjigjet po shqip dhe i thotė se ai vetė ishte nga ai
fshat dhe se e kishte kot urata qė kėrkonte ngulim fisesh shqiptare nė
atė fshat sepse atje nuk kishte tė tillė. Sipas tij ata ishin tė
gjithė grekėr e, duke murmuritur me vete, qe larguar. E prifti, tejet
i mėrzitur, e ndiqte me lot hidhėrimi nė sy arvanitasin renegat ...
tek i cili trysnķa greke e kishte arritur qėllimin e saj !
Rikujtojmė tashti ēastet kulmore qė nga shpallja e pavarėsisė
greke, ku rolin themelor e luajtėn trimat arvanitas, e deri nė ditėt
tona.
Greqia pavarėsķnė nga Perandorķa Osmane e realizoi nė vitin 1829. Qė
nga ajo ditė ajo veproi, zyrtarisht ndaj fuqive tė mėdha me dinakėrķ,
kurse ndaj kombeve fqinje me pabesķnė karakteristike tė fiseve danaje
e gjithashtu me dhunedhe krime tė pashėmbullta duke zaptuar toka
steré si edhe ishuj tė shumtė me pangopėsķne njė pėrbindėshi pėrgjatė
gjysėm qindvjeēari. Por pikėsynimi obsesiv i saj ishte Epiri i cili me
limanet, tokat si edhe kullotat e tij ishte shtylla kurrizore e
shqiptarėve. Shqiptarėt mė pėrpara vdisnin se sa tua lėshonin grekėve
Janinėn, Prevezėn, Artėn etj. Komitetet e Lidhjes Shqiptare kishin
lėshuar kushtrimin nga mbledhja e tyre nė Konaqet e Abedin Pasha Dinos
nė Prevezė, ku morėn vendimin tė mblidhnin njė ushtri prej 30.000
burrash e tė mos e lejonin kurrsesi shtrirjen e ushtrisė greke nė
Epir. Gjatė muajve prill, maj e qershor 1879, dėrgata shqiptare
kontaktuan nė kryeqytetet kryesore europiane qeveritarėt vendas dhe u
dorėzonin memorandume pėr tua bėrė tė qartė palėkundėshmėrine
shqiptarėve pėr tu dalė zot tė drejtave tė tyre. De Rada nė krye tė
arbėreshėve, nga ana tjetėr, punonte me ndjenjė tė lartė kombėtare me
diplomacķnė italiane. Por doemos, veē interesave grabitqare greke, nė
fushėn e lojės diplomatike rėndėsi tė madhe kishin interesat e fuqive
tė mėdha tė cilat nga njera anė donin dobėsimin deri nė shkatėrrim tė
Perandorisė Osmane por, nga ana tjetėr, kėrkonin tė ruanin ndikime sa
mė tė fuqishme tė shteteve tė tyre nė fushėn e shahut tė Europės
Qėndrore e Jug Lindore.
Nė vazhdim po i paraqis lexuesit, si nė kaleidoskop, pohime e qėndrime
sa tė pahijėshme por edhe po aq kuptimplote se si fuqite mėdha kanė
luajtur me fatet e kombeve, ku ne po trajtojmė sot problemin Ēamėrķ.
Imoraliteti politik ndaj Ēamėrisė
Do tė duken tejet kundėr-thėnėse pohimet
ose pozicionimet e Bismarck-ut tė gjithėfuqishėm, por faktet janė
kokėforta. Ishte ai qė si mjeshtėr aleancash si edhe kundėraleancash
qė e mbanin, mori pėrsipėr barrėn e ndėrmjetėsit suprem mes fuqive tė
mėdha si Anglia dhe Austro Hungaria nga njera anė dhe Rusia e
Franca, nga ana tjetėr. Kėshtu mė 15 janar 1877 Bismarck-u e pranoi nė
parim krijimin e shtetit shqiptar tė pavarur. Kurse nė verėn e po atij
viti, (vetėm gjashtė muaj mė vonė), gjatė luftės ruso turke,
Bismarck-u si edhe ministri i Punėve tė Jashtėme anglez Derby, i
propozuan Francesco Crispi-t qė Italia ta pushtonte Shqipėrinė, (kini
parasysh katėr vilajetet e Shqipėrisė, tė Shkodrės, tė Kosovės, tė
Manastirit dhe tė Janinės), nė qoftė se Austro Hungaria do tė qe nė
gjėndje ta merrte Bosnjen. Mirėpo Crispi, farkėtuesi i bashkimit tė
Italisė, nuk e pranoi kėtė ofertė, (nė kurrizin e shqiptarėve).
Arėsyet ishin dy : nga njera anė, mbase gjaku i tij me prejardhje
shqiptare, nuk ia lejonte kėtė tradhėtķ e nga ana tjetėr ai nuk donte
telashe eventuale as me Austro Hungarinė.
Vinin e iknin kryeministra si edhe ministra Punėsh tė Jashtėme nė
Angli edhe Francė, si Lordi Beaconsfield e pas tij Lordi Gladston, ose
Grandvill-i me gjithė Waddingtonin, herė mė liberalė e herė mė
konservatorė, e po ashtu i ndėrronte pozicionimet e tija ndaj
shqiptarėve edhe i plotfuqishmi Bismarck! Nė mesin e qershorit tė
vitit 1880 Konferenca e Ambasadorėve vendos qė ti jepej Greqisė
gjysma e Ēamėrisė e tė mbyllej problemi. Greqia po fluturonte nga
gėzimi. Edhe Bismarck-u nuk e kundėrshtoi. Mirėpo nė atė kohė ministėr
i Punėve tė Jashtėme tė Perandorisė Osmane qe emėruar Abedin Pasha
Dinua (patrioti i madh ēam) e kėshtu me kėmbėnguljen e tij u hodh
poshtė ky propozim. Po Greqia ēbėnte gjatė kėsaj kohe ? Jepte e
merrte me dinakėrķ me ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha. Erdhi kėshtu edhe
shkurti i vitit 1881. Bismarck-u, gjykatėsi suprem, hedh idenė qė
Greqisė tė mos i jepej Epiri por nė vėndin e tij ajo tė merrte
ishullin e Kretės ! Mbeti disa muaj pezull ky propozim e veē kur me 24
maj 1881 u vendos qė Greqisė ti jepej nė Epir vetėm qyteti i Artės me
gjithė rrethe. E sė rishmi Bismarck-u e miratoi kėtė variant.
Nga ky shikim e rikujtim krejtėsisht fluturimthi se si janė zhvilluar
kongrese, mbledhje ambasadorėsh, e gjithashtu edhe konferenca
ndėrkombėtare ku ėshtė luajtur me fatet e Ēamėrisė si edhe tė
popullit ēam autokton, marr lejen tė nxjerr njė pėrfundim :
Ligjet e kėtyre fuqive tė mėdha i a kanė prerė dorėn hajdutit qė
vidhte njė dele pėr tua siguruar ushqimin fėmijėve tė tij. Po tu a
hiqje madhėshtķnė atyre kongreseve e konferencave, a nuk u duheshin
prerė kokat atyre qė i a jepnin tė drejtėn e mė tė fortit vetes tyre
tė grabisnin territore tė tėra ?
U pėrqėndrova rreth kėtyre fakteve sa kuptimplote e po aq edhe tė
pahijėshme, (qė ti shmangem njė fjalori banal), pėr ti rikujtuar
lexuesit se si Fuqite Mėdha asnjė herė dhe pėr asnjė ēast nuk kanė
menduar pėr interesat kombėtare tė kombeve tė tjera. Jo zotėrinj.
Gjithsecila fuqi e madhe veē interesat e veta ka shikuar edhe mbrojtur
! E kjo ėshtė brazda pėrgjatė sė cilės vazhdon e zhvillohet historia
si edhe trajtohen interesat e kombeve ! Para se tė vazhdoj mė poshtė
dua tė nėnvizoj njė moment i cili duhet mbajtur mirė parasysh nga e
kaluara historike : Askush nuk ti mbron interesat e tua po nuk u
pėrputhėn ato edhe me tė tijat. A jemi tė zotė ti ēfrytėzojmė rastet?
(Duhet mbajtur mirė parasysh rasti i Kosovės). Gomarin nga balta e
nxjerr vetėm i zoti, (pavarėsisht se me ndihmėn e tė tjerėve)!
Pėrgjatė kėsaj linje arėsyetimi do tė sjell njė shėmbull shumė
kuptimplotė i cili nuk ka nevojė pėr asnjė koment. Simbas studjuesit
me famė botėrore Franz Bop, gjeneralit francez Xhentili, Napoleon
Buonaparti i dėrgoi njė letėr ku theksonte : ... Ėshtė nė interesin e
Republikės qė Ali Pasha Tepelena ti mundė tė gjithė rivalėt e tij qė
tė bėhet i aftė ti shėrbejė Republikės ... I mbėshtetur nė gjithė
faktet si edhe dokumentat e studjuara tė asaj kohe, historiani Edwin
Jacques pastaj nxjerr pėrfundimin : ... Lojėn e dinakėrisė Ali Pashai
e dinte fort mirė. Nė marrėdhėnjet e tij me Francėn ai nuk synonte ti
bėnte shėrbime Republikės Franceze, por qė kjo e fundit ti shėrbente
atij.
E tashti, nė vazhdėn e gjithė kėtyre vendime ēvendimeve, herė pro e
herė kundra interesave tona kombėtare, vjen edhe ... Konferenca e
Londrės e Ambasadorėve qė e njohu mė 29 korrik 1913 Shqipėrinė Shtet
Sovran. Mirėpo qeverisjen e shtetit i a njohėn njė princi tė caktuar
nga Fuqite Mėdha si edhe njė Komisjoni Ndėrkombėtar me gjashtė
anėtarė, (nga njė prej ēdo fuqije tė madhe si edhe njė shqiptari).
Kėtė e vendosėn fuqķtė europiane. Kurse Ministri Amerikan nė Greqi,
Williams, i cili pėrfaqėsonte njė fuqķ tė madhe tė painteresuar nė
pazarllėqet e europianėve, qe shprehur lidhur me kėtė zgjidhje :
...njė mrekullķ e paaftėsisė ... njė skemė absolutisht e papajtueshme
... njė lėmsh gjėrash tė paqėndrueshme! E gjatė muajit gusht 1913
Konferenca e Ambasadorėve ngriti njė Komisjon Ndėrkombėtar pėr
kufijtė. Djallėzķa greke kishte arritur ta pėrpunonte aq shumė
opinionin e ligjėbėrėsve europianė, sa qė atyre u a kishte mbushur
mėndjen se ēishte popullatė orthodhokse ishte greke kurse ajo
muslimane ishte shqiptare. Mirėpo pjestari austriak i komisjonit, zoti
Bilinski, nuk qe i bindur pėr kėtė punė dhe i ftoi kolegėt e tij tė
bėnin njė vizitė nė njė shkollė greke nė Korēė. Nė oborrin e shkollės
ai hodhi njė grusht me monedha e fėmijėt grekė harruan tė flisnin
greqisht dhe pėr ti kapur monedhat flisnin e bėrtisnin shqip, nė
gjuhėn e tyre vėrtet amtare! Edhe nė shkollėn e Ersekės pėrfaqėsuesi
austriak Bilinski pėrdori tė njejtin kurth ndaj fėmijėve grekė, dhe
rezultati qe po ai i shkollės korēare ! Mirėpo sondazhet e dora dorės
bindjet e komisjonit as i merrte kush parasysh. Vendimi lidhur me
kufijte Shqipėrisė u zgjat dhe u bė tėrkuzė sepse meazalla se binin
nujdķ pėrfaqėsuesit e Austrisė e tė Italisė nga njera anė si edhe ata
tė Francės edhe Rusisė, nga ana tjetėr. E kėshtu frenat e
ndėrmjetėsķsė i mori nė dorė ministri i Punėve tė Jashtėme Britanike
Sir Eduard Grey i cili ndikoi qė kufiri shqiptar i jugut tė caktohej
nė zyrat e Institutit Gjeografik tė Firences !(?) Rezultati ? Me 17
dhjetor 1913 nėnėshkruhet protokolli i ashtuquajtur i Firences ku
gjysma e territoreve tė banuara nga shqiptarė autoktonė tė mirėfilltė
mbeti jashtė kufinjėve tė Shtetit Shqiptar ! Ēpaturpėsķ ! I u la
Greqisė e gjithė Ēamėria me qytetet e saja Filati, Paramithķa,
Margėllėēi, Parga, Gumenica e Preveza qė banoheshin 100 % nga
shqiptarė muslimanė ku edhe orthodhoksėt i ruanin tė pastra ndjenjat
kombėtare ! Pa le Janina e cila kishte qenė qėndra e Toskėrisė nė tė
gjitha kohėt ! Ai vendim i padrejtė ishte pėr tė uluritur tek dihej
mirėfilli se Kosturi dhe Nestrami, pėrgjatė Mesjetės, kishin qenė
pjesė e principatės sė Muzakajve ! O Zot ēpadrejtėsķ !
Kėto tė dhėna historike lidhur me shkėputjen e Ēamėrisė si truall i
populluar nė masėn 98 % nga shqiptarė pastėrsisht autoktonė dhe
aneksimi i saj Greqisė, u qėmtuan vetėm maja maja qė lexuesi i
kėtyre radhėve sa tė krijojė idene pėrgjithėshme tė kėsaj padrejtėsķe
tė skajėshme. Me kėtė rast i lutem lexuesit tė ndjekė me vėmėndje edhe
njė dokument qė do ti paraqis ku del nė pah se si Shqipėrinė e
sakrifikuan dhe e viktimizuan me gjak tė ftohtė Fuqite Mėdha vetėm qė
tė ruanin interesat si edhe drejtpeshimin ndėrmjet tyre.
Mė 12 gusht tė vitit 1913 nė Dhomėn e Komuneve londineze i u bė njė
interpelancė ministrit tė Punėve tė Jashtėme tė Britanisė sė Madhe,
Sir Edward Grey-t. Ja edhe fjalėt e tija :
Jam i bindur se, kur tė dihen tė gjitha, ky vendim do tė kritikohet
me tė drejtė nga shumė anė, prej ēdo njeriu qė e njeh vėndin dhe qė e
shikon ēėshtjen vetėm nga pikėpamja e popullsisė sė tij. Por duhet tė
kemi parasysh se, nė bisedimet rreth kufijve tė Shqipėrisė, qėllimi
kryesor ishte qė tė mos hapej konflikt midis Fuqive tė Mėdha. Prandaj,
nėqoftėse marrėveshja mbi Shqipėrinė u arrit duke mbajtur harmoninė
ndėrmjet Fuqive tė Mėdha, mund tė themi se ka qenė njė sukses i plotė
pėr interesin jetėsor tė paqės nEuropė.
Me kėtė ēfajėsim moral Sir Edward Grey mendoi se kreu njė mision sa tė
vėshtirė e gjithaq edhe delikat lidhur me shuarje tensionesh politike
natė pjesė tė Europės tė quajtur Gadishulli Ballkanik. Mirėpo ēla
mbrapa ai ndėrmjetėsim politik sa i padrejte gjithaq edhe kriminal
ndaj kombit shqiptar, nuk qe krijim barazpeshe qoftedhe artificiale.
Ajo padrejtėsķ e ushtruar me tė drejtėn e mė tė fortit, i sendėrtoi
premisat qė Gadishulli Ballkanik tė transfor-mohej nė njė fuēķ baruti.
Nga ana tjetėr pėrkėdhelja qė i u bė sedrės sė sėmurė greke tė etur
pėr lavdķne humbur tė dikurėshme, qe edhe preludi i njė vazhde dhune,
krimesh edhe gjaku tė derdhur pafund ku mijėrat e fantazmave tė
viktimave fėmijė, pleq, gra edhe burra shqiptarė do ta kenė ndjekur
dhe vazhdojnedhe e ndjekin si mallkim shpirtin e arkitektit tė asaj
skėterre tokėsore, Sir Edward Grey-n, edhe nė jetėne pėrtejme !
Grekėt nė vazhdėn e rrugės sė krimeve I a dhanė Greqisė ishujt e
detit Egjé e ata nuk u kėnaqėn. Ia dhanė edhe Ēamėrinė me 50.000
banorė etnikė shqiptarė e sė rishmi grekėt donin mė shumė. I a
aneksuan gjithashtu edhe Vilajetin e Janinės me gjithė 500.000 banorėt
e saj ku vetėm 100.000 ishin greqishtfolės (ndonėse edhe ata me
ndjenja shqiptare), me njė fjalė gjithatė qė grekėt artificialisht e
kishin emėrtuar Epiri i Jugut simbas Megalidhesė (idesė madhėshtisė
greke) e prap danajt, ēakenjte Ballkanit, ishin tė pakėnaqur nga
Fuqite Mėdha : e donin ata Epirin tė tėrė, Korēėn e Gjirokastrėn pa
lėnė jashtė as Vlorėn !(?) Nuk kishin faj grekėt se ata mirėfilli e
dinin se rrallė, shumė rrallė e drejta pajtohet me politikėn!
Pikėrisht nga ky kėnd vėshtrimi ata e kėrkonin edhe Vlorėn si pjesė
tEpirit Veriut, ndonėse ajo kafshatė ishin tė bindur qė pėr
barazpeshė nė mes Fuqive tė Mėdha, dihej se i ishte lėnė Italisė. E
ētaktikė ndoqėn atėhere grekėt ? Zyrtarisht kryeministri Venizellos
shpalli tėrheqjen e trupave greke e pėr kėtė veprim e vuri nė dijeni
edhe Konferencėn e Ambasadorėve. Kėsisoji edhe ministri i Punėve tė
Jashtėme Anglez, Sir E.Grey shfaqi konsideratėn e tij. Por nga ana
tjetėr ushtarėt grekė, duke i hequr shėnjat dalluese tė uniformės tyre
u bashkuan edhe me bandat e terroristėve grekė tė liruar nga burgu i
Kretės qėllimisht e tė maskuar si Detashmente tė Krishtera, nė tė
gjithė zonėn e Korēės e Gjirokastrės veē zjarr, dhunė edhe krime nga
mė tė pashėmbulltit pėrdorėn ata. E tmerruan popullsinė shqiptare !
Qindra fshatra dogjėn (pėr tė qenė tė saktė, 314 ishin ata). Mijėra
qenė viktimat burra, gra, pleq e fėmijė ! Po sjell kėtu tekstin
autentik se ētha nė Dhomėn e Lordėve tė Londrės Markezi i Lansdowne
lidhur me kasaphanėn qė po bėnin grekėt ndaj shqiptarėve :
Ėshte pamundur tė egzagjerohen mizoritė qė po kryejnė bandat greke
nė Shqipėrine Jugut. Kėto banda pėrbėhen nga ushtarė grekė tė lėnė
mbrapa mbasi ushtria greke zyrtarisht u largua nga ato vise. Ata nuk i
kanė ndėrruar as uniformat por vetėm i kanė shqepur spaletat si edhe
ēdo shėnjė identifikimi ... Shqiptarėt po i vrasin me duarte tyre
gratedhe fėmijėt qė tė mos i lenė tė bijen nė duarte grekėve ...
Grekėt kanė shkatėrruar fshat mbas fshati qė tė mbulojnė gjurmėt e
mizorķsė tyre!
E ftoj lexuesin mos tė mėrzitet tek i paraqis, ndonėse shumė
fluturimthi, dokumenta autentike tė asaj kohe.
Para Dhomės Komuneve koloneli Aubrey Herbert bėri denoncimin: Unė e
akuzoj Qeverinė Greke si nxitėse tė veprimeve qė sollėn kėto mjerime.
Dyert e burgut tė Janinės nuk mund tė ēeleshin aksidentalisht. Kush
tjetėr veē qeverisė i armatosi kriminelėt qė dolėn sandejmi ? Kush i
nxiti andartėt e Kretės tė shkojnė poshte pėrpjetė duke vrare duke
prerė ? Prap Qeveria Greke. Kush ka bėrė pėr vite me radhė njė
propagandė gjithė vrer ? Qeveria Greke ...
E mbasi tė gjitha kėto tė vėrteta tė pėrbindėshme u sollėn nė
sipėrfaqe nga personalitete tė huaja, si reagoi i caktuari si arbitėr
dhe ndėrmjetės suprem, Sir Edward Grey ? Nga dokumenta tė kohės
rezulton se ai tha :
Duhet patur parasysh se kasapi i shqiptarėve koloneli Dulis, ėshtė
pėrjashtuar nga lista e oficerėve tė ushtrisė greke, si pasojė qeveria
nuk mund tė quhet pėrgjegjėse pėr veprimet e tij.
Dhe mllefi ynė nuk ka se si tė ketė kufij tek lexojmė se si ky
diplomat i shquar i Britanisė Madhe, i cili duhej tishte indinjuar nė
kulm nga ēdėgjoi rreth krimeve greke nė Dhomat e Lordėve si edhe tė
Komuneve, tregon se si i ishte drejtuar shumė ashpėr, sipas tij,
kryeministrit zotit Venizellos : Informatat mbi ngjarjet e
Shqipėrisė sė Jugut qė mė janė dukur si tė besueshme, i a kam
transmetuar Qeverisė Greke. Gjithashtu i kam vėnė nė dukje zotit
Venizellos, se ai vetė jam i bindur se dėshiron sinqerisht qė kėto
punė tė mos ngjasin, por me qė janė kryer nga grekė sado tė
papėrgjegjėshėm, efekti i tyre nė opinionin e jashtėm nuk ka se si tė
jetė i favorshėm.
Besoj se ngjall kureshtje tė mėsohet se cili ishte qėndrimi aspak
diplomatik i Venizellosit nė Parlamentin e Athinės tek shprehej gjithė
krenarķ :
Vetėm njė gabim kolosal edhe trashanik do tė shkakėtonte shkėputjen e
Epirit tė Veriut prej Greqisė, tashti e tutje!
Nuk mė mbetet se ētė shtoj veēse ti rikujtoj lexuesit se pėrgjatė
kohės qė diplomacķa europiane merrej me vendime e kundėrvendime si
edhe me telegrame diplomatike, pirgjet e kufomave si edhe gėrmadhat e
banesave ishin provat e gjalla se si e kishin katandisur grekėt,
tashtuqujturin tė tyrin, Epir tė Veriut ! Dhuna e tmerrėshme si edhe
shpėrnguljet masive nga Ēamėria me gjithė Vilajetin e Janinės e
gjithashtu edhe krimet e djegiet e pėrbindėshme nė zonat e Korēės edhe
Gjirokastrės, provonin dukshėm dhe pagabueshėm se ato krahina sa tė
gjera dhe tė populluara vetėm nga shqiptarė, ēdo gjė mund tishin, por
jo territore greke !
Strategjia e re greke dhe aktiviteti i patriotėve tanė Kongresi i
Berlinit i 1878-ės qe pikėnisja nga ku Greqia filloi zyrtarisht edhe
me kėmbėngulje tė kėrkonte aneksimin e krahinave qė ajo i quajti Epiri
grek. Mbasi territorialisht ajo xhvati aq sa deshi, me pėrjashtimin e
Korēės dhe tė Gjirokastrės krahina tė cilat i bėri tokė tė djegur, i u
kthye tashti taktikės sė re, ta spastronte edhe Greqinė nga
shqiptarėt. Nuk ishin pak por bėhej fjalė pėr dhjetra e dhjetra mijėra
muslimanė kryesisht tė Ēamėrisė qė ajo, e marrė vesh me Turqinė, donte
ti niste tė popullonin tokat e Anadollit e qė andej tė merrte greko
orthodhoksėt e ti sillte nė pronat ēame. Bisedimet u zhvilluan me 14
maj 1914 nė mes ambasadorit turk nė Athinė Galip Beut si edhe
kryeministrit grek Venizellosit. Kurse me elementin shqiptar tė
besimit orthodhoks grekėt e kishin bindjen se do ta asimilonin me
anėn e fesė si edhe tė shkollave greke. Lidhur me kėtė masat ishin
marrė me kohė. Nė shkollat e orthodhoksėve tė gjitha lėndėt
zhvilloheshin nė gjuhėn greke. Tekstet e historisė si edhe tė
letėrsisė ishin tė pėrshkuar nga njė urrejtje e skajėshme kundra
muslimanėve. Djallėzķa greke nuk njihte kufinj. Nė Kushtetutėn e vitit
1911 Parlamenti Grek kishte parashikuar nė pikėn 17 reformėn agrare tė
shoqėruar edhe me njė serķ aktesh nėnligjore. Qėllimi i fundmė i
reformės agrare ishte tė goditeshin si pronarėt e mėdhenj e gjithashtu
edhe tė mesmit e deri tek tė vegjėlit ēamė ! Me kėto akte nėnligjiore
grekėt i paralizuan pronarėt ēamė duke u a ngrirė pronat dhe ēifliqet
nė dorė, (Roberto Morozzo della Rocca Kombėsķa dhe feja nė Shqipėri,
1920-1944). Dy aktet nėnligjore qė morėn fuqķ e qė paraqisnin
poshtėrsķne skajėshme greke pėr ti ēpronėsuar shqiptarėt ishin ai me
tė cilin u ndalohej shitja e tokės dhe qė u quajt me emėrin
apollotriosis (tjetėrsim), si edhe ai me tė cilin u konfiskohej toka
dhe qė u quajt enigoistasis, (Drita, Gjirokastėr 28 nėntor 1923 si
edhe H.Isufi-Politika greke pėr dėbimin e popullsisė ēame). Tė lidhura
kėto masa edhe me terrorin e egėr tė ushtruar nga bandat e hierolitėve
ndaj pronarėve ēamė, praktikisht popullata ēame nuk i shihte mė vetes
rrugėdalje jete nė Greqi veē tė ikte nė Anadollin e largėt ose tė
strehohej nė Atdheun Mėmė, nė Shqipėri.
Janė tė panumėrt dokumentat si edhe korrespondenca e patriotėve
shqiptarė ku u denoncoheshin Lidhjes sė Kombeve, Konferencave tė
ndryshėme ndėrkombėtare si edhe qeverive tė Fuqive tė Mėdha veprimet
antiligjore dhe kriminale tė qeverisė greke, por tė gjitha binin, pak
a shumė, nė vesh tė shurdhėr.
Sa pėr tė treguar se cila ishte fryma e atyre viteve rreth problemit
ēam qė konsiderohej se mund tė zgjidhej nė rrugėn e sė drejtės, po
citojmė njė dokument tipik tė asaj kohe (nxjerrė nga dokumentat e AQSH
Dokumente pėr Ēamėrinė 1912 1939) ku me datėn 3 dhjetor 1922
z.Mehmet Konica, mbasi ka kontaktuar, (simbas udhėzimeve tė ministrit
tė Punėve tė Jashtėme z.Pandeli Evangjeli), deputetėt e Parlamentit
Anglez duke u kėrkuar ndihmė pėr zgjidhjen e problemit ēam vė nė
dijeni, duke i dėrguar njė kablogram, edhe gazetėn Associated Press tė
New Yorkut. Me njė fjalė patriotėt shqiptarė bėnin pėrpjekje tė mėdha
tė sensibilizohej problemi ēam nė gjithė opinionin botėror tė asaj
kohe. Zoti Ali Kėlcyra, i paraqet Kėshillit Kombėtar tė Parlamentit
Shqiptar me 18 dhjetor 1922 nė mbledhjen e tij tė 98-tė, (simbas
Dokumente pėr Ēamėrinė 1912-1939 tė AQSH), njė kėrkesė tė prerė qė me
Greqinė, pavarėsisht nga diplomacia teorike e fqinjėsisė sė mirė, tė
protestohej rreptė lidhur me vuajtjet qė u shkakėtohen si edhe
shtėrngesat qė u bėhen vėllezėrve ēamė nė tokat e tyre nė Greqi. Kurse
Bahri Omari, i kėrkon Kryesisė sė Parlamentit (po aty nė dokumentat e
AQSH), tu dėrgohen telegrame gjithė parlamenteve tė botės e doemos
pėrfshirė edhe atė grek, qė tė ndalohen menjėherė pėrndjekjet ndaj
popullsisė ēame autoktone nė viset e saja ! Gjatė viteve 19231925 u
dėbuan nga Ēamėria 30.400 ēamėr tė besimit musliman, si edhe 30.000
shqiptarė muslimanė tė tjerė nga krahina e Janinės si edhe nga
Kosturi, Follorina si edhe Grebenéja !
Po tė studjohen dokumentet nxjerrė dhe botuar nga fondi i AQSH
Dokumente pėr Ēamėrinė 1912-1939, ka njė morķ syresh ku z.Mithat
Frashėri herė si Ambasador i Shqipėrisė nė Athinė ose si i dėrguar i
Qeverisė Shqiptare nė Asamblenė e IV-tė tė Lidhjes sė Kombeve nė
Gjenevė, i drejtohet z.Erik Drummond sekretarit tė pėrgjithshėm tė
Kombeve tė Bashkuara, me kėrkesa tė fuqishme lidhur me shkeljen e tė
drejtave tė ēamėve qė Qeveria Greke i kishte katandisur nė gjėndje tė
mjerueshme.
Mes morķsė sė dokumentave tė AQSH qėmtojmė V.1923, D.203, f.47 ku
Prefekti i Gjirokastrės, z.Kolė Tromara, tėrheq vėmėndjen se si
Qeveria Greke mbas dhunės e terrorit tė egėr ndaj popullsisė muslimane
ēame, ka filluar e pėrdor dinakėrķne saj duke u munduar ti bindė
ēamėt tė shkojnė nė Anadollin Turk. Pėr kėtė ai bashkangjit shumė
dokumenta me dėshmķ shkruar nga ēamė atdhetarė qė i denonconin z.Kolė
Tromara veprimet e palės greke.
Sa pėr njė kujtesė lexuesit, autorėt e kėtyre dokumentave qė qėmtuam e
sollėm si shėmbuj pėrpjekjesh tė skajėshme tė kėtyre patriotėve
shqiptarė qė ēėshtjen ēame e kishin pėr zemėr po aq sa edhe ēėshtjen
kosovare se u dhimbsej Shqipėria e pėr tė do ta jepnin jetėn e tyre
pa njė e pa dy, pjesa mė e madhe e tyre u dėnuan me vdekje si
tradhėtarė, kush nė mungesė e kush edhe u pushkatua nga diktatura
komuniste !
Mėsime pėr tu nxjerrė nga historia
Pavarėsisht se nė mėnyrė shumė skematike, por mendoj se paraqitja e
gjėndjes sė trojeve si edhe ngulimeve tė popullatės autoktone
shqiptare nė atė qė sot quhet hinterlandi grek, (thellėsķ e territorit
tė sotėm tė Greqisė), i a kanė rikujtuar lexuesit atė pjesė historie e
cila vazhdon dhe ėshtė njė plage hapur e kombit tonė!
Nga ana tjetėr duhet tė jetė bindur lexuesi se nė kuadrin e politikave
ndėrshtetėrore nuk ekziston e drejta virtuale, por vetėm interesat
herė tė ngushta e herė me qitje mė tė largėt tė shteteve mė tė
fuqishėm ! Kur interesat e tyre pėrputheshin me tonat, na dukej sikur
po na i pėrkrahnin tė drejtata tona legjitime. Sapo interesat tona
fillonin e binin sadopak ndesh me interesat e tyre, sado anėsore qė tė
ishin ato, ata e harronin drejtėsķnė dhe fillonin i shikonin problemet
nėpėrmjet syzeve tė interesave tė tyre. Ky kuadėr lexohet qartas nga e
kaluara jo shume largėt e mesit tė shekullit tė XIX-tė e pastaj nė
vazhdim pėrgjatė gjysmės sė parė tė shekullit tė XX-tė dhe e ndriēon
plotėsisht vetė periudha gati gjysmėshekullore e diktaturės komuniste.
Enver Hoxha, veē qė tė ishte numuri njė i vėndit tonė, fillimisht i
harroi premtimet jugosllave mbi plebishitin kosovar tė mbasluftės e nė
vazhdim pranoi edhe tė pabėrėn, qė Jugosllavia tė na gėlltiste si
republikė tė VII-tė tė sajėn, (ku AQSH ėshtė plot me dokumentat
pėrkatėse). Kjo periudhė pėrkon me dhunėn e egėr si edhe pushkatimet
nė masė tė atdhetarėve intelektualė tė shquar si edhe klerikėve. Nė
vazhdim Shqipėria u bė vasale e B.S. e porsa ky i fundit kėrkoi
pėrtėritje nudhėheqje, vale re pushkatimesh, kėtė herė nga radhėt e
bashkėpunėtorėve ushtarakė e kolegėve mė tė afėrt tė diktatorit.
Vijuam, pėrgjatė viteve, duke u vėllazėruar me Kinėn. Na pėrdori Kina
si zėdhėnėsin lehės tė saj nė OKB pėr aq kohė sa i u nevojitėm dhe na
sakrifikoi si leckė kur aleancat perspektive tė sajat ranė ndesh me
interesin personal tė diktatorit E.Hoxha. E sė rishmi valė
pushkatimesh nė Shqipėri, kėtė herė nga radhėt e specialistėve qė po e
sabotonin ekonominė.
Po me problemin ēam si u ballafaqua diktatori shqiptar ? Pėr tė nuk
kish se si tė ekzistonte ai problem, derisa pėr ti marrė me tė mirė
fqinjėt jugorė ane kėnd fshatrave minoritare lejoi hapjen e shkollave
greke. Po nuk mjaftoi kjo, edhe Llajko Vima (Zėri i Popullit) botohej
pėr ta nė greqisht. E tė mbetej me kaq, hallall mund tė thosh ndokush.
Solidariteti fqinjėmirė shkoi deri atje sa qė minoritare e kishim edhe
zv/kryetaren e Presidiumit tė Kuvėndit Popullor, shoqen Vitorķ Ēurri,
pa le edhe zv/kryetar i Gjykatės sė Lartė u pa e arėsyseshme tė
emėrohej i nderuari Sofokli Krongo !(?)
Pėrgjatė kėsaj brazde analiza e veprimeve tė politikanėve tė mėdhenj
tė Fuqive tė Mėdha ndaj Shqipėrisė, ēonte ujė vetėm nė mullirin e
tyre. Gjithashtu edhe politika e vetė diktatorit tė Shqipėrisė me
gjithė lakejtė qė e rrethonin duke u mbyllur nė guackėn e tyre veē tė
kishin pushtet mbi popullin, (pa interesat e kombit nuk kishin asnjė
rėndėsi), ishte vėnja e interesit tė ngushtė personal pėrmbi interesat
kombėtare.
Tashti e ngushtojmė rrethin dhe vijmė konkretisht nė ditėt tona. Vėndi
ynė doli papritmas nga rrethi i ēelnikti izolimit ku e kishte futur
diktatura e kuqe. Ėshte qartė se nga njera anė mungonin drejtuesit e
gjithashtu atyre vetė, tė improvizuar drejtues ... u mungonte pėrvoja.
Vėrshuan nga jashtė konsulentė e mashtrues, sipėrmarrės si edhe
shkatėrrues, financierė edhe grabitės. Kėsisoji demokracia e brishtė
shqiptare po mundohej ta merrte revanin e saj mes pengesash tė
panumurta. Interesi personal i nėpėrkėmbur pėr gjysėm shekulli, tek tė
ndershmit e frenonte veten nga normat e moralit, (aty ku ato ishin
ruajtur si atavizma). Ndryshe ngjiste me tė paskrupulltit. Ata Zot e
kishin paranė e moralin as nuk dinin se ku e kishte folenė. Kėsisoji e
nė ato kushte, ėshte qartė se do tė lulėzonin edhe elementėt vėndas
tė cilėt nuk stepeshin ti shisnin edhe grate tyre veē pėr pushtet !
Kush doli mbi sipėrfaqe natė ujė tė turbulluar qė ishte Shqipėria ?
Ata elementė qė deri dje ishin simboli i njeriut tė ri socialist :
pjellat e deformuara tė regjimit tė pėrmbysur qė nuk shikonin as se ku
edhe mbi kė shkelnin! Kėta e krijuan situatėn e 1997-ės. Kėta ishin
ata qė me premtimin e kthimit kreditorėve tė parave tė piramidave, me
ta marrė pushtetin, lumenjte parasė likuide tė firmave piramidale i
kanalizuan drejtė bankave greke qė mbas 1997-ės mbinė si kėpurdhat
mbas shiut nė Shqipėri !
Por edhe radiot greke, shumė tė interesuara se ēbėhej nė Shqipėri,
pėr ēdo natė tkurrjen e pushtetit qeveritar drejtė Tiranės e njoftonin
bujshėm ... u ēlirua Gjirokastra ... u ēlirua Tepelena ... u ēlirua
edhe Vlora ... e kjo jepej me haré tė madhe fillė nė vazhdim tė krimit
tė egėr qė u bė ndaj atyre oficerėve tė rinj tė SHIK-ut Lekės edhe
Besnikut qė nuk qėlluan me armė ... dhe u masakruan nė mėnyrė barbare
! Pa le paratė qė u shpėrndau Greqia keqbėrėsve qė filluan e dogjėn
shkolla si edhe shkatėrruan banka gjatė asaj periudhe ēmėndurķe masive
!
Kur kasta e re e drejtuesve tė sotėm tė Shqipėrisė erdhi nė pushtet e
gjeti edhe hallvė mbi revanķ, kryesimin e Kishės Orthodhokse
Autoqefale nga ana e Fortlumturisė Tij Anastas Janullatosit i cili
si aktivist me pėrvojė tė madhe, u a lehtėsoi hap mbas hapi
bashkėpunimin tejet tė mirėkuptueshėm me qeverinė e Greqisė, doemos
padyshim nė favorin e interesave kombėtare shqiptare !(?)
Strategjitė mė tė fundit greke
I hedhim tashti njė sy tė shpejtė taktikave greke.
E kėrkonin ata me ashk Epirin si tė tyrin pėrgjatė gjysmės sė
shekullit tė XIX-tė. Dogjėn e shkretuan Korēėn si dhe Gjirokastrėn me
rrethe tė tyre dhe kur e panė se nuk u a njihte njeri tashtuquajturin
Vorio Epir, ndėrruan edhe taktika.
Ata zyrtarisht pranonin gjoja se do tė ēelnin shkolla shqipe nė
Ēamėri, por nga ana tjetėr duke shkelur me tė dyja kėmbėt vendimet e
Lidhjes sė Kombeve, asnjė e tillė nuk u lejua tė hapej dhe patriotėt
si edhe mėsuesit e parė tanė si Papa Kristo Negovani, Petro Nini
Luarasi, Nuēi Naēi me shokė u pėrndoqėn aq sa edhe Mitropoliti i
Kosturit Fillareti i mallkoi shkronjat shqipe!
Nga ana tjetėr mė 20 janar 1923 Konferenca e Lozanės kishte marrė
vendim kategorik qė asnjė familje muslimane shqiptare tė mos
shpėrngulej nė kuadrin e shkėmbimeve tė ndėrsjella tė popullatave
greko turke. Kurse qeveria e Greqisė zhvendosi me dhunė dhjetra
mijėra banorė muslimanė nga Ēamėria tė cilėt Turqia i dėrgoi ta
popullonin Anadollin!
Disa herė kryeministra grekė janė shprehur formalisht se nuk ekziston
mė gjėndje lufte nė mes dy shteteve tona; kurse Parlameni i Greqisė, i
cili ėshtė organi legjislativ qė e ka i vetėm tė drejtėn ta heqė
gjėndjen e luftės me Shqipėrinė, kurrė nuk e ka abroguar atė ligj.
Shėmbull konkret ėshtė fakti se ndėrtesa e Ambasadės Shqiptare nė
Athinė qė ka qenė pronė shqiptare, vazhdon e ėshtė mall i konfiskuar
nga shteti grek dhe ambasada jonė e ka selķnė gjetiu ! Kurse Qeveria
Shqiptare hesht edhe gėlltit.
Me nismėn e Fortlumturisė, Kryepeshkopit grek tė Shqipėrisė
Janullatosit, njera mbas tjetrės po ndėrtohen kisha orthodhokse nė
Shqipėri edhe me tendencė ēvendosjeje tė ndėrtimit tyre drejtė veriut.
Ēqėndrim mban qeveria jonė ? Pėr hir tė marrėdhėnjeve miqėsore me
fqinjėt ... sė rishmi hesht ! Kurse nė Greqi ndihma e shtetit grek pėr
emigrantėt tanė ėshtė tejet e madhe e miqėsore : njė tė ndėrruar ata
fenė edhe emrin, e janė tė lirė, pa i penguar kėrkush, tė ndjekin
meshat nė kishat greke !
Po kėshtu edhe pėr shkollimin e fėmijėve shqiptarė nė Greqi : pse tė
krijohen telashe e tė ngrihen shkolla shqipe nė Greqi ? Asnjeri nuk i
pengon mijėrat e fėmijėve shqiptarė tė shkollohen nė shkollat greke. E
doemos edhe qeveria jonė, nė shėnjė mirėkuptimi tė ndėrsjellė, e
mirėpriti ngritjen e shkollės greke nė Korēė !
Dhe kulmin e mirėsjelljes tonė e treguan Presidenti Mojsiu si edhe
Kryeministri ynė Nano qė as e luajtėn qerpikun kur Presidenti i
Greqisė u a tha nė sy publikisht se tashmė nuk ekziston mė problem
ēam! E si ti a bėnin ata ? Mikut nė shtėpinė tonė ti silleshin si
harbutėr ? Jo, kjo nuk do tu kishte patur hije !
E doemos kjo mėnyrė tė vepruari nga tė dyja palėt nuk ka se si tė mos
na e kujtojė kollosin e mendimit filozofik mistik, Hirėsķne Tij Baba
Rexhebin, i cili nuk pushonte sė pėrsėrituri se :
Nuk ka mė tė madh armik tė njeriut se sa egoizmi i tij. E kur ky
egoizėm gllabėron drejtues fatesh kombesh, ata bėhen rrezik pėr vetė
njerėzimin!
Ėshte qartė se nė kuadėr njerėzimi, udhėheqėsit e sotėm shqiptarė nė
pushtet, nuk arrijnė tė luajnė ndonjė rol. Por nėpėrkėmbjen e
interesave kombėtare ndaj atyre personale, e kanė arritur plotėsisht.
E natyrshėm lind pyetja:
Deri kur do ti durojė populli kėto thithlopa qė dora-dorės po i
shesin interesat e kombit ? A ka turp mė tė madh qė nė kongresin e
tyre socialist tė fundit i referohen me krenarķ bėmave tė tyre
pėrgjatė vitit 1997, vit i cili e shkatėrroi nga themelet shtetin
tonė?
Postuar me 28
Korrik 2008