Guida Tepelena Gazeta Lekdushi Ali Pashe Tepelena
 Faqja Kryesore >> Revista Tepelena

 

Memaliaj - Qyteti i harruar.

Nga data 10 dhe 11 Prill patėm  njė rrugė dhe u ndodhėm nė Memaliaj. Me atė rast menduam tė mbledhim disa tė dhėna pėr kėtė qytet i cili 20 vjet mė parė ishte palca e zhvillimit tė industris sė rėndė nė Shqipėri. Ishte nga mė kryesori nė industrinė nxierrėse tė mineralit tė qymyr-gurit i cili ishte i njė cilėsie tė lartė kalorifike me 7-tė shtresat e shfrytėzimit tė kėtij minerali.


Memaliaj e filloi jetėn dhe veprimtarin e tij nė 1947-48, me gjurmimet dhe kėrkimet gjeologjike, e cila do binte njė vit mė vonė krijimin e njė kantieri tė madh dhe mė pas do merrte formėn e njė qyteti puntorėsh tė zhurmėshėm dhe shum nevralgjik nė jetėn e atdheut tė sapo dalė nga lufta e dytė botėrore. Shumė shpejtė Memaliaj do zhvillohej e do ecte me furinė e Vjosės e cila lagė tre anė tė kėtij qyteti, me ujin e saj tė pastėr dhe tė bollshėm.


Me ndėrrimin e sistemit totalitar, edhe Memaliaj u bė njė nga pėrkrahėsit e parė tė demokracisė dhe pikėrishtė, ata tė rinj tė shkolluar, tė kulturur tė cilėt pėrkrahėn me tė gjitha forcat demokracinė, disa nga kėta i shikojmė sotė nė poste drejtuese tė cilėt pėrpiqen sinqerishtė pėr zhvillimin e kėtij qyteti.E ku ka mė mirė se sa nė postet drejtuese tė aktivizohen mėsuesit? Ata qė kanė pėrgjegjėsin e edukimit tė brezit tė ri, tė gjeneratės tradicionale tė njė kombi e cila duhet tė mbart dhe mbartė tė gjitha cilėsitė kulturore dhe kombėtare shqiptare,sidomos tė krahinės jugore. Pėr kėtė do na duhej mė tepėr kohė, tė cilėn e patėm tė rezervuar, por edhe takime mė tė zgjeruara, tė cilat do t’i bėjmė nė vazhdim.  Si fillim shkuam nė bashkinė ekėtij qyteti pėr tė marr kontakt me pėrfaqėsuesit e qeverisė sė kėtij qyteti.  Kryetari i bashkisė z.Pėllumb Bodeci mungonte dhe ishte i zėnė me disa vizita pune jashtė rrethit, siē na informuan,por ne gjetėm nė zyrėn e bashkisė njė vajzė, e cila quhej Leonora Qesko dhe qė ishte nėn kryetare e bashkisė.Zhvilluam njė bisedė tė shkurtėr me tė dhe muarėm njė shije tė pėrgjithėshme me problemet qė ndesh sotė qyteti.

Leonora Qesko, nėn kryetare e bashkisė Memaliaj


Problemi mė i madh dhe shqetėsues ėshtė pa-punėsia.
Ky qytet me 7640 banorė, sipas statistikave tė gjėndjes civile, thėnė nga znj. Arlinda Gashi, punonjėse e kėsaj zyre. Ja disa nga treguesit kryesorė; Kam gjetur njė rregjistėr me 7649 banorė, sqaron Arlinda Gashi, nga tė cilėt vetėm 6839 kam arritur deri nė fund tė muajit mars ti hedh nė regjistrimin elektronik, i cili po vazhdon dhe ėshtė nė pėrfundim reth muajit gusht tė kėtij viti, me qėllim qė ti shėrbejė paisjes sė qytetarėve me kartat e indetitetit.Nga 6839 tė rregjistruar janė 3523 meshkuj dhe 3316 femra. Nė qoftė se flasim pėr shifrėn egzistente,apo se sa banojnė nė faktė nė kėtė qytet, atėherė kjo shifėr bie nga gjysma!D.m.th. rreth 50-60% e kėtij numuri sot ndodhen tė larguar nė emigracion. Shumica e kėtyre jan tė larguar familjarishtė!


Po tė bėjmė krahasimin me shifra dhe pėrqindje,atėherė i bije qė 1/3 tė jetė e pa strehė, 300 familje tė deklaruar dhe 252 familje marrin rregullishtė ndihmėn ekonomike, sociale tė akorduar nga shteti.Kėto janė shifra qė na i jepė znj. Leonora Qesko, nė bazė tė statistikave. Ndihma ekonomoke nė kėtė rast ėshtė 2600-3000 lekė dhe 6000 lekė pėr invalidėt.Ėshtė njė ndihmė tepėr modeste,e cila nuk mjafton as pėr tė shlyer detyrimet kryesore por megjithatė qytetarėt e kanė tė nevojshme.Problem tjetėr mbetet strehimi i tė pastrehėve,problem ky qė varet nga qarku i Gjirokastrės dhe qė janė 300 familje, tė cilat presin ndihmėn e shtetit pėr tė vazhduar jetėn normale ku tė kenė tė paktėn njė strehė pėr tė futur kokėn.


Nė qoftė se fkasim pėr pėrparim a ngritje tė nivelit tė jetesės,as qė bėhet fjalė pėr kėtė qytet tė vogėl tani pėr tani. Kur nuk kemi investime, private apo shtetėrore,pa tjetėr qė popullsia do zhytet nė varfėri.Disa aktivitete private qė lulėzuan gjatė kėtyre viteve tė demokracisė avash avash po mbyllen duke mos i rezistuar ngritjes sė ēmimeve dhe shkatėrrimit tė infrasturkturės. Nė qoftė se shteti nuk do tė mendojė pėr hapjen e fronteve tė punės, siē ėshtė rasti i ndėrtimit tė hidrocentralit tė Kalivaēit, i cili ka thithur mjaftė fuqi puntore, si nga zona pėrreth por edhe nga qyteti i Memaliaj dhe Tepelenė.
Njė ditė tjetėr sė afėrmi do tė bėjmė njė pėrshkrim dhe itervistim mė tė zgjeruar pėr kėtė qytet i cili i ka dhėnė kombit shumė mbėshtetje ekonomike, politike dhe artistike.

Daniel Cana

Revista Tepelena

Postuar me 14 Prill 2008
 

 

     Kush jemi ne Pėrdorimi dhe te drejtat Na Kontaktoni │ Lidhje │ © 2008 Revista Tepelena