Njė libėr qė zbulon enigmėn Himara
http://agideeba.blogspot.com/2006/08/nj-libr-q-zbulon-enigmn-himara.html
Historia e Qeparoit e Janko Palit ėshtė
njė copėz nga Historia e Shqipėrisė. "Pena ėshtė mė e fortė se shpata
dhe konsiderohet mė e lehtė nė tė shkruar." Janko Pali Prej kohėsh nė
mendje mė vėrtetoshin dy pyetje; e para, pse disa nga fshatrat e
Bregut tė Detit flasin greqisht dhe e dyta, pse shteti grek ndėrhyn
kaq fuqishėm ne jetėn e kėtyre fshtrave? Historia e Shqipėrisė nuk
ėshtė marrė fare me kete pune. Ēdo gjė qė ka tė beje me Bregun ėshtė
anashkaluar pa i dhene njė shpjegim tė qarte popullit tone dhe kjo ka
sjelle dyshime, keqkuptime dhe mosnjohjen reale tė njė pjese tė
Shqipėrisė.
Ashtu siē nuk ėshtė vepruar edhe
me treva tė tjera shqiptare qė flasin turqisht, serbisht dhe
maqedonisht. Por kjo gje tek une, nuk do tė vazhdonte gjate pėr Bregun
e Detit, pasi i biri i Janko Ll. Palit, z.Petraq Pali, mik dhe
dashamires i imi nga Virxhinia, do tė mė dėrgonte njė liber i cili do
tė me qetesonte duke me dhene njė pergjegje shume bindese pėr ate qė
me mundonte. Sapo mbarova se lexuari njė liber qė unė do ta quaja
superlibėr ose pse jo edhe Bibla e Bregut, kjo pėr nga rėndesia e tij.
E jap ketė cilesi tė larte pasi ne kete liber unė pashė tė meshiruar
historinė jo vetėm tė Qeparoit siē e tregon titulli, por njė pjezės tė
rėndesishme tė historisė se krejt Bregut tė Detit dhe bile njė copez
tė vertete tė historisė tone kombėtare. Aty ndėrthuren historia me
gojėdhėn, fizika me metafiziken, kimia me alkiminė, besimi me
misticizmin shpirteror; ndėrthuret tokėsorja me qielloren, parajsa me
skėterrėn dhe mbi tė gjitha dashuria e Janko Palit pėr krahinėn dhe
kombin e vet: pėr Shqipėrinė.
I larti Janko Pali ka punuar me
shpirt si tė Nėnė Terezės pėr tė na dhėnė ate vertetesi reale
qeparotase pavarėsisht se ndonjėherė kjo e vertete edhe do tė godase
pjesetare tė familjes Pali. Barba Janko, kur ka filluar tė thurė
ngrehinėn e historisė sė fshatit tė vet, e ka filluar me "guralecė"
qė, zakonisht ata tė cilet nuk jane ustallare tė mire i flakin tutje
dhe kerkojnė gure tė medhenj e tė mire pėr 'ndėrtesėn' e tyre. Ai e ka
filluar me gjera tė vogela qė jane bere shume tė medha ne saje tė
shpirtit tė tij tė madh. Ka bere ashtu siē na meson Nėnė Tereza se "Nė
jetė pėr tė bėrė gjėra tė mėdha duhet tė nisėsh tė bėsh gjera tė
vogla, por me shpirt tė madh." Qė nė fillim tė librit, enciklopedisti
erudit Janko Pali, na jep njė tablo biblike dhe shumė domethėnėse pėr
krijimin e fshatit Qeparo. Ai thotė "...para njė shtylle tė gurtė, nė
kamaren e sė cilės ndodhej njė konisem (ikonė) e vjetėr e Shėn Marisė
e, para saj, varur nė degė tė njė lisi (filizi i tė cilit ndodhet edhe
sot), njė kandil i ndezur kush e di prej sa kohe i vendosur aty..."
Pra, Janko Pali nė kėtė vend ku u gjend drita, do tė na thotė se u
ndėrtua Qeparoi. Drita ėshtė simboli i qiellores zbritur nė tokė
(Kujtoni Prometheun - premtim thėnin), ėshtė simbol i vetė jetės; pa
drite s'mund tė ketė jete. Me kete figure, pra me kandilin e ndezur
pėrjetėsisht, Janko Pali ka gėrshetuar bukur anėn biblike tė Qeparoit
tė ardhshėm me shkencėn ekzakte.
Unė nuk ēuditem me kete gje pasi i
besoj tė dyja cilesitė e njė drite tė pėrjetshme, si ate shpirtėrore
po ashtu edhe ate fiziko-kimike. Tek eksodi, kapitulli 27, rreshti 20
permendet "llamba qė digjet perjetėsisht." Shumė dėshmi tė tjera vijnė
nė botė pėr "zjarre qė nuk shuhen kurrė." Unė kam lexuar shumė pėr
keto drita tė perhershme dhe mė vinte keq se si nuk kisha degjuar
ndonje rast qė edhe ne vendin tim tė flitej pėr njė "dritė qė s'shuhet
kurrė" dhe ja i ndrituri Janko Pali ma dha kėtė rast tė lumtur nė
"Historinė e Qeparoit." Filozofėt e lashtėsisė tė ndare ne dy grupe
pėr shkak tė koncepteve tė ndryshme, do tė grindeshin pėr flakėn e
perjetshme, grupet mė kryesore ishin romakėt dhe helenėt. Natyralisti
romak Plini, i shek. I-re p.e.s. thoshte: "Njė llambė e mbushur me
vajin mė tė pastėr dhe e punuar me asbest mund tė digjet
pėrjetėsisht." Mendime tė tilla u hodhėn shume bile edhe nga Leka i
Madh dhe askush nuk thoshte se kjo gjė mund tė ishte diēka nga forca e
magjisė... Tė gjithė filozofėt besonin nė pastėrtinė e lėndės qė
digjej.
Fatkeqėsisht shkenca ka dhėnė
variante tė shumta tė kėtij fenomeni por nuk rezulton asnjė provė
bindėse qė tė vėrtetojė se kjo gje mund tė praktikohet sot! Me qindra
janė rastet e gjetjes sė kandilit qindravjeēar dhe ndoshta mijėra
vjeēar qė rri ndezur. Kam lexuar qė zjarre tė tilla ka patur nė
Babiloni, ne Piramidat e Egjyptit, ne Greqi, Turqi, Itali, Spanjė e
Amerikė. Qeparoi pra, sipas Jankos u krijua pikerisht atje ku digjej
flaka, por cilet do qene ato 'vajra' shpirtėrore qė do ta ushqenin
kandilin (dritėn) qė tė mos fikej kurrė deri nė ditet tona? Ata njerez
do tė ishin heterogjenė nga vende tė dryshme tė Shqipėrisė si nga
veriu (Peja) edhe nga jugu por, shumica nga fshatrat pėr rreth, pra
nga Epiri (Ēamėria, Korfuzi dhe Labėria). Dalė nga dalė dhe hap pas
hapi, duke mbledhur dėshmi nga burime gojore, Janko Pali fillon dhe e
ndėrton fshatin natyrshėm ashtu siē nė fakt ai u ndėrtua. (Ketu ai
gjen vend pėr tė qortuar ata qeparotas qė nuk i lanė pas kujtimet e
tyre.) Ai, kaq bukur dhe kaq natyrshėm jep karakterin e bregasit qė
ėshtė i njejtė me ate tė shqiptarit tė asaj kohe (kur u krijua
Qeparoi), i cili vėrtet ka qenė shumė trim, por edhe shume egoist. Aty
ndėrthuren e mira me tė keqen, besa me pabesinė, lufta me paqen,
kopracia me bujarinė, interesi personal me atė kolektiv.
Kaq bindės ėshtė ky libėr jo vetėm
pėr njė fshat si Qeparoi, por pėr tėrė Shqipėrinė kristianė e
muhamedanė. Aty tregohet ekzakt se si shqiptari pėr interesat e ēastit
bėhej turk, grek, shqiptar dhe nga njė herė edhe turk, edhe grek, edhe
shqiptar nė tė njėjtėn kohė! Bėhej musliman apo kristian sipas rastit
dhe shkonte falej ne kishė edhe xhami! Janko Pali shkruan
"...borshjotėt dhe muhamedanėt e afėrt me bregun e detit, (qė kishin
qenė tė gjithė ortodoks A.B.) u dorėzuan si turq nė komandėn e
Himarės!" Janko Pali Historia e Qeparoit faqe 31. Dilte njė prijės dhe
deklaronte "Ne jemi grekė" dhe tė gjithe bėheshin grekė. Ja shikojeni
kete episod. "Qeveri tė pėrkohshme, njė krijesė qesharake, tė krijuar
nga njė renegat shqiptar, Gjergj K. Zografi, me qendėr ne Gjirokaster
e beri mobilizimin e vendit (gjoja vete vendi kerkonte tė mbetej nen
shtetin grek!) Bandat e mobilizuara tė Vorio Epirit, (ashtu u quajt
'republika' e ngritur nga grekėrit dhe Zografi!) tė ndihmuar edhe nga
intrigat qė bėnte aso kohe Esat Pashė Toptani dhe dobėsia e Qeverisė
Shqiptare tė Durrėsit, me ne krye Princ Vidin, patėn fusha tė lira
veprimi, dhe duke bredhur pa ndeshur ne rezistence tė organizuar,
dogjen e bastisėn lart nga treqind e ca fshatra tė besimit muhamedan,
qysh nga Korēa, Gjirokastra, Kurveleshi, etj.". Janko Pali Historia e
Qeparoit, faqe 32. Nė kėtė periudhe u vranė shume shqiptarė vetėm e
vetėm se u bene muslimanė dhe unė kam deshmi nga njerėzit e nėnės sime
qė jane nga Panariti ku u bė edhe masakra me e madhe e asaj kohe. 380
vetė tė therur nga grekėrit dhe grekomanėt shqiptarė brenda njė dite!
Grekėrit ne bashkėpunim me bandat grekomane shqiptare bėnė njė
"krehje" tė Vorio Epirit me qėllim asgjėsimin fizik tė gjithė atyre
'skurrave' qė janė bėrė turq dhe mėnyra pėr tė ērrenjosur
muslimanizmin nė Vorio Epir ishte kjo: gratė e bukura epiriote tė
kthyera nė muslimane tė dėrgoheshin nė Greqi dhe burrave epiriotė qė
kishin bėrė rrethprerjen tu pritej koka. Dhe keshtu ata bėnė.
Njė pune tė mire pėr
mbledhjen e ketyre fakteve ne Shqipėrinė e Jugut dhe nė Greqi, ka bere
Myftar Grabocka i cili ka marrė kontakte tė shumta me njerez qė akoma
kanė qenė gjallė deri para 20 vjetėsh ne Shqipėri dhe Greqi dhe ėshtė
duke bere njė libėr dokumentar me dėshmitė e tyre gjatė kohės tė
masakrave greke dhe shkombėtarizimit tė tė ashtuquajturit Vorio
Epirit. Por le ti kthehemi Janko Palit dhe librit tė tij Historia e
Qeparoit. Sipas pėrēarjes shpirtėrore qė kishte mbjellė mėnjanė Turqia
dhe mėnjanė Greqia, vetė shqiptarėt po benin punen e tyre, na tregon
Barba Janko, duke vrare njėri tjetrin si kaurė e turq! Keshtu thote
Barba Janko, Borshi muhamedan sulmoi dhe pushtoi Qeparoin kristian
"...duke vrarė e prerė, viktimė edhe ky si treqind fshatra tė tjerė tė
djegura nga bandat, tė perēuara shtrembėr, pėr hir tė ndarjes
shpirterore qė kishte mbjelle Turqia po edhe i planeve djallėzore tė
Megal-Idese." (Greqisė A.B.) Po aty, faqe 33. Shqiptarėt, do tė na
mėsojė burri i ndritur i Qeparoit, duke mos patur njė udhėheqje
kombėtare, nuk gjenin dot rrugen e shpetimit tė tyre dhe endeshin sa
ne 'shi e ne breshėr'. Kondradiktat e shumta ndėrfshatare, krahinore,
fisnore dhe se fundi, atyre iu shtua edhe ajo shpirtėrore, bene qė
Turqia dhe Greqia tė pėrfitojnė shume dhe ti nėnshtrojnė lehtė
shqiptarėt, bile ti bėjnė jo vetėm aleatė tė tyre, por edhe themelin
e strategjisė pėr pushtime e ekspansione tė tjera jashte Ballkanit
Perėndimor.
Shqiptaret kur Greqia fitoi
pavarsinė filluan tė levizin drejt Greqisė dhe shumė kerkuan tė behen
greker qė ti shpėtojnė Turqisė. Ja lexoni keto shenime tė mėposhtme
tė Mėsuesit tė Merituar Janko Pali: "...synonte thjesht qė t'iu njihej
shtetėsia greke, brenda nė territorin turk, nė kėtė rast, do tė
mbroheshin edhe nga ata siē mbroheshin si grekė me prejardhje, tė
krishterė orthodokse, banues tė trevave tė nėnshtruara qė bėnin pjesė
nė kishėn greke me anė tė konventės qė ishte bėrė mes Greqisė dhe
Turqisė mė 1840." Po aty, faqe 44. Njė karakteristikė e popullit tone
nė tė kaluaren por edhe sot, dhe kjo veēanėrisht pėr Labėrinė, ka qene
pirateria ose e thenė mė shqip, hajdutėria, e cila zė njė vend tė
veēante nė kėtė libėr. Janko e shpjegon kėtė fenomen negativ me
varfėrinė dhe pavarėsinė e fiseve shqiptare tė Labėrisė dhe ėshtė fakt
se shume zona tė saj kanė qenė tė lira e s'kane patur armik tjeter
perveē se veten e tyre. "...cilėsi qė ndoshta tek ne shqiptarėt, mund
tė themi se ėshtė pak mė e theksuar, kemi legjenda e tė thena, ose
kėngė qė, edhe sot, pėrmenden se u janė kenduar atyre burrave qė, me
guxim tė tepruar, merreshin me ate lloj sporti." Historia e Qeparoit,
faqe 57. Ėshtė shume e vertete, bile flitet se njė here e njė kohe ne
disa zona tė Laberisė nese djali nuk shkonte tė vidhte p.sh., dashin
pėrēor tė kopesė, nuk i jepnin nuse se do tė quhej i pazoti! Bile ne
historinė e moēme shqiptare, ishte vetė Teuta, mbretėresha e Ilirėve
qė e nxiste piraterinė ne Adriatik dhe ky qe shkaku kryesor qė Roma
kaloi Bregun Lindor tė Adriatikut dhe pushtoi Ballkanin. Barba Janko,
jo vetėm qė e nxjerr nė pah kėtė veti tė shqiptarėve por edhe ben njė
lloj ironie kur herė pas here e cilėson vjedhjen si "sport" apo "punė"
tė tyre. Libri "Historia e Qeparoit" ėshtė shume i kėndshėm me e lexu
pasi brenda ka edhe humorin tė ndėrthurur bukur me historinė. P.sh.,
le tė kujtojmė episodin shumė tė bukur tė piratit Qesko Spiros, i cili
si qeparotas shkon nė Dukat tek stanet e Sinan Aliut pėr ti vjedhur
bagėtinė. E takon Sinanin, i cili e pret si mik, hanė e pinė bashkė
dhe kur Sinani bie tė flerė, Qesko me shokėt e vet marrin aq bageti sa
munden dhe i hypen ne varken e tyre dhe moren rrugen pėr ne Qeparo.
Mirėpo tekat e natyres bėjnė qė Qesko tė mos lundrojė dot jashtė
Hundės sė Dukatit nė Pashaliman.
Rryma uji tė fuqishme e
shtynin Qeskon drejt bregut dhe ai s'largohej dot. Kur u zgjua Sinani
dhe pa kėtė pabesi tė madhe del nė njė koder dhe e shikon Qeskon qė
mundohej tė largohej mė kot e i thotė: "Qesko Spiro moreee!!! Ke bėrė
mirė qė u solle ashtu, por dije se: Ja veriu, ja garbiu, ja baft i
Sinan Aliut, do tė kthehesh pėrsėri kėtu!" Dhe vėrtet, pas shume oresh
mundimi, ujet e detit ne gjirin e Orikumit, e ktheu mbrapsht Qesko
Spiron. Sinani e kapi i mori gjėnė e vjedhur dhe i tha se mua nuk mė
vjedh dot dhe, as ti askush tė mos mundoheni mė. Unė po tė le qė tua
thuash kėtė gjė tere fshatarėve tė tu. Ata hengren e pinė prape dhe u
ndane si miq e jo si armiq. Sepse parimi qe; hajdut ti, hajdut unė tė
mos i prishm njėri-tjetrit punė! Nje veti tjeter e bukur e Jankos ne
kete liber ėshtė se ai perdor shume edhe vargjet popullore e kenget e
zones se tij qė i pershtat me historinė e trimave kusarė tė Bregut tė
Detit, sepse ato vetė nuk janė gjė tjeter veēse historia e gjallė e
krahinės dhe burimi mė i saktė i historisė mbledhur me aq fanatizėm
prej tij. Ēudia vjen kur armiq e miq behen bashke e kur armiku e qan
armikun e vet ne vargje! Kjo gje tregon qė armiqte, shqiptari me
shqiptarin, nuk ishin vertet armiq por pėr nevojat e tyre dhe zanatin
e hajdutit qė kishin ata bėheshin tė tille dhe njekohesisht, bėheshin
edhe miq kur u duhej puna. Ose gruaja qan ish
burrin e saj tė pare dhe burri i dyte e lejon ta beje kete gje! Jane
shumė gjėra kontradiktore dhe tė rralla pėr moralin jo shqiptar.
Vetėm njė shqiptar qė i njeh mirė
zakonet e vendit tė tij si Janko Pali, mund ta besojė kėtė gjė dhe tė
na e servirė me vėrtetėsi tė rrallė. Janko, me njė logjikė asnjanėse
dhe tepėr bindese i nxjerr rrenjėt e Qeparoit dhe krejt Bregut qė
s'janė gje tjeter veēse rrenjė autoktone shqiptare e qė s'kanė tė
bejne fare me origjinėn greke siē pretendohet nga grekėrit sot edhe ne
tė kaluaren. Ai e shpjegon kaq bukur dhe me fakte qė Bregu bėhet grek
nga tradhtarėt e kombit shqiptar si puna e kryetradhtarit Niko Spiro
Milos. Ata, nė bashkepunim me grekėrit krijuan "...krahinėn
autonome... qė ishte njė krijesė grekofile nen kryesinė Niko Spiro
Milos, i cili nė 5 Nentor 1912, zbarkoi ne Spile tė Himarės me njė
fuqi tė vogel andartėsh grekė, pushtoi fshatin e Himarės, ku gjer
atehere qendronte njė garnizon i vogel turk e kėrkoi dhe paritė e
fshatrave tė tjera tė krahinės qė shkuan e u lidhen me tė e u dorėzuan
ndaj pushtimit grek. Kjo plotesonte dhe deshiren e ndonje pjese tė
popullatės sė krahinės qė ishte e helmatisur pėr njė kohė tė gjate
prej shkollave greke dhe prej propagandės sė kishės me Patriarkanen e
Stambollit nė krye." Historia e Qeparoit faqe 89. Nė kėtė zallamahi
grekomane, jo tė gjithe bregasit ndenjėn pasivė.
Pati nga ata qė e kundėrshtuan edhe me
arme pushtimin grek, bile ne shenje proteste, pati edhe nga ata qė e
deklaruan veten shqiptarė duke vendosur qylafin e bardhė lab me
majuckėn ne majė. "Nino Guma, po qeparotas, pėr tė treguar mospajtimin
e tij me politikėn grekomane, vuri nė kokė njė qylaf tė bardhė e doli
nė Qafe, si shenjė proteste pėr greqizimin e vendit, me de facto
pushtimin e tij nga greku, qė nė Qeparo e deri nė Palasė!" Historia e
Qeparoit, faqe 90. Janko Pali na jep shembuj tė shumtė dhe me data e
emra njė pjesė tė veprimtarisė grekomane pėr pushtimin e Jugut tė
Shqipėrisė ose siē pushtuesit e quajnė Vorio Epir. Nuk ishte vetėm
Bregu synimi grek por tėrė "Vorio Epiri." "Pushtimi i Janinės nė
shkurt tė vitit 1913, qe njė ngjarje me rėndėsi se tani nuk mbetej gjė
tjetėr pėr ushtrinė greke vetėm tė marshonte drejt veriut e tė
pushtonte krahinat e Korēės dhe Gjirokastrės... e kėshtu do tė lindte
emri i urryer "Vorio Epir", politikė dhe krijesė qė i shkaktoi kaq
shumė dėme e andralla vendit tone dhe qė sot vazhdon tė pėrmendet ne
analet dhe nė pretendimet e pavend tė fqinjit tonė tė jugut!" Po aty,
faqe 93. Po Janko Pali patriot dhe shqiptar me mendje tė ndritur do tė
shikonte si pushtues jo vetėm grekun por kėdo tė huaj qė shkelte
vatrėn e tij. Ai urren jo vetėm pushtimin grek por edhe ate italian
kur ushtria italiane zbarkoi pas ikjes se Princ Vidit. Po ashtu edhe
pushtimin gjerman. Nė tė gjitha rastet, bregasit janė bashkuar me ato
forca qė kanė luftuar pushtuesin. Janko shkruan "Nė fakt qė tė dyja
palėt ndėrluftuese, italianėt e grekėrit, na ranė nė qafė neve, ne
vendin e nė vatrėn tonė." Po aty, faqe 104. Kėshtu qė hap pas hapi me
"Historinė e Qeparoit" unė mesova tė fshehten e madhe qė Qeparoi dhe
tėrė Bregu, kanė qenė, janė e do tė jenė shqiptarė. Problemi u zgjidh
nga Mėsuesi i Merituar, botuesi enciklopedik i Bregut, i Pėrndrituri
Janko Ll. Pali. Faleminderit Barba Janko dhe bekuar qoftė shpirti yt
pėr kėtė zgjidhje tė bukur qė na dhurove ne shqiptarėve. Faleminderit
edhe juve z. Petraq Pali qė pa ndihmėn tuaj "Historia e Qeparoit" do
tė kishte ngelur ne sirtar. Zoti ju bekoftė!
Nga Agim Bacelli
Postuar me 30 Mars 2008