Guida Tepelena Gazeta Lekdushi Ali Pashe Tepelena
 Faqja Kryesore >> Revista Tepelena


Shqiptari John Belushi sė bashku me Elvis Preslin nė shfaqjen e famshėm tė Las Vegasit: “Legjendat ne Koncert.”


Kush ka qenė nė Las Vegas dhe nuk ėshtė rrėmbyer nga magjia e tij?
Mrekullitė e botės tė ndėrtuara nga Zoti dhe njeriu i gjen vetėm nė Las Vegas dhe askund tjetėr, tė paktėn kėshtu thonė studjuesit e artit dhe tė historisė botėrore.
Aty tė duket sikur tė gjitha kėto mrekulli nga gjithė bota janė thirrur nė Olimp, pra nė “Las Vegas”, pėr tė shpėrndarė bukurinė, shkencėn, gjiganden, pėrpara miliona vizitorėve, qė duken sikur janė ulur nė shkallėt e amfiteatrove, pėr t’u shfaqur nė skenė, nėn interpretimin e Nimfave, Zanave, Najadave, dhe deri tek Othellua e Ofelia, te cilet ju kanė rezistuar shekujve, pėr realizimet madhėshtore tė tyre.


Aty prek realisht shkencėn, sheh punėn titanike tė njerėzve dhe me vete thua:
O Zot c’ka bėrė dora dhe mendja e njeriut!
Udhėtimi pėr nė Las Vegas edhe pse sa del nga aeroporti pėr tė shkuar nė hotel, fytyrėn dhe trupin ta rrahin valė nga mė tė nxehtat qė mund tė ketė ndjerė lėkura ime gjatė jetės, Las Vegasi prapė me atė nxehtėsi ėshtė duke flirtuar me zemrėn tėnde, tė paktėn mua kėshtu mė ndodhi, rashė nė dashuri me prekjen e parė.


Las Vegasi qyteti i Parajsės dhe mėkateve
Fjala Las Vegas vjen nga spanjishtja meadows qė do tė thotė livadh, kullotė.
Kjo kullotė, livadh ėshtė kthyer nė njė nga qytetet mė tė populluara tė shtetit tė Nevadės, nė Amerikė, pėr pushimet internacionale, pėr reklamat dhe shout mė famozė nė botė, pėr shpikjet shkencore, si dhe pėr kasinot mė te mėdha.
Las Vegasi do tė quhet ndryshe kryeqendra botėrore pėr shfaqjet spektakulare, ku interpretojnė aktorėt dhe kėngėtarėt mė tė mėdhenj tė Hollivudit.
Qyteti i Las Vegasit ėshtė njohur dhe pėr pėrdorimin e alkoleve nė cdo kohė, pėr divorcet dhe pėr vetėvrasjet mė tė larta nė shtetin Amerikan.
Pikėerisht pėr kėto po quhet shpesh dhe qytet i mėkateve.
Besohet qė vendlindja e Las Vegasit tė jetė e gjuhetarit John C.Fremont, i cili erdhi brenda luginės nė 3 Maj 1844, ndėrkohė qė ishte pjesė e Meksikės.
Ai ishte udhėheqės i njė grupi shkencėtarėsh, informatorėsh, qė vrojtonin nė shėrbim tė Korpsit ushtarak nė SHBA.
Mė 10 Maj 1855 Las Vegasi u bė aneks i Amerikės, ku Brigham Young sė bashku me 30 misionerė Mormonė tė udhėhequr nga William Bringhurst caktuan pėr tė konvertuar popullsinė Painte Indiane.
Nje kala si fortesė ishte ndėrtuar pėr tė ndaluar udhėtaret gjatė korridorit tė Mormoneve nė Salt Lake dhe kolonisė sė Mormoneve me njė lulėzim tė pakėt nė San Bernardino , California .
Las Vegasi ishte ndėrtuar si njė qytet hekurudhor nė Maj 1905 mė 44.5 hektarė e pronėsuar nga Montana Senator, William A.Clarks’s San Pedro.
Ky qytet ishte pjesė e Likoln County deri nėe 1909, kur filloi si njė pjesė e ndėrtimi tė Clark County .
100 vjetori i Las Vegasit u festua mė 15 Maj 2005.
Legalizimi i kazinove filloi mė 19 Mars 1931.
Ndėrsa testi bėrthamor atmosfėrik ėshtė realizuar mė 1951 deri mė 1962
Qytetet simotra tė Las Vegasit janė:
Huludao China
Pernik Bullgaria
Phunket Thailand
Angles City Philipine


Elvis Presli dha pėr 8 vjet rresht koncert, nė hotelin e Las Vegasit Hillton.
Sapo mbėrrijmė nė hotelin gjigand Las Vegas Hilton, gjigandizmi i tij papritur mė shuhet nė sytė e mi kur nė te djathtė tė hotelit mė shfaqet perpara statuja e Elvis Preslit, mbretit tė rrokut, pėr shekullin e 20 tė.
Pa hyrė nė hotel menjėjeherė ndalova hapat dhe me kamer nė dorė po fiksoja kėtė statujė tepėr simbolike pėr kėtė vend.
Nė pllakė ishte shkruajtur: “Elvis Presli mbreti i Las Vegasit!
Pėr 8 vjet rresht ai ka dhėnė koncerte nė sallėn e shfaqjeve nė Hillton hotel, ku ėshtė parė nga miliona shikues. E mjaftueshme tė mbushėsh vazon me trėndafila 25 herė.
Las Vegasi gjithmonė e ka tė preferuar sepse kėtu ka qenė kulmi i suksesit tė tij.
Ai pėrherė do tė jetė midis nesh. Te gjithe ne nė Las Vegas Hillton hotel, ishim krenarė tė prezantonim Elvis Preslin. Tė gjitha dekorimet nė hotel shkruanin:
ELVIS-ELVIS!
Las Vegas Hilton ishte shtėpia e Elvisit. Pjesėmarrja e tij ėshtė njė legjendė pėr ne.
Pasi e lexova cfarė ishte shkruajtur nė pllakė, pata njė ngacmim tė fuqishėm, pėr tė lėnė me vrap bagazhin dhe tė shkoja tė shikoja qė ate natė shown “Legjenda” ku nė cdo reklamė tė qytetit, nė hotele, nė qendrat mė kryesore, ishin vendosur reklamat:


“Legends in Koncert”!
Kudo komentohej, si show direkt, mė i shkėlqyer nė botė, ku shfaqej pėr tė respektuar legjendat e artit, si: Elvis Presli, John Belushi, te njohur si Blue Brothers, Whiteney Houston dhe Ricky Martin.


Shqiptari Hollivudian John Belushi sė bashku me Elvis Preslin nė shown mė tė parė nė botė, “Legjenda”.
Hoteli kazino Imperiale Palace ka kohė qė prźt krahė hapur mijra spektatorė pėr tė parė shown Legjends in Koncert.
Njerėzit nuk rreshtin sė ndenjuri nė radhė pėr tė marr biletėn pėr kėtė show.
Salla ishte mbushur plot e pėrplot me spektatorė. Pasi ulemi nė sallė sė bashku me miqtė tanė shqiptarė, Violeta dhe Perparim Likollari, tė cilėt e dashurojnė artin, papritur nė skenė shfaqet inerpretuesi i Elvis Preslit, pra nė rolin e ikonės sė muzikės botėrore tė shekullit XX nga kėngėtari Harry Shahoian.
Qė nė momentet e para i veshur me kostumin e bardhė tė qėndisur nė fije ari, ashtu sic ishte shfaqur nė shekullin e kaluar, Elvis Presli, nė tė njėjtėn skenė, nė tė njėjtin vend, por me spektatorė tė tjerė, sepse nė kėtė sallė ndodheshin dhe katėr shqiptarė tė ardhur nga vendi qė e ndalonte muzikėn moderne, nga vendi qė dėnoi njė ndėr kėngėtarėt mė tė famshėm tė muzikės shqiptare me vite tė tėra nė burg, vetėm pse kėndoi kėngėn e Bitėllsave: Let it be! Kėngėtarin Sherif Merdanin.
Kėto emocione tė perziera mė shumė se kushdo nė sallė, besoj se i kishim vetėm ne, se ashtu siē mė thoshte bashkeshorti im mė vonė, duke parė kėtė koncert, mendja shpesh mė shkonte nė kohen studentore, ku unė pata fat se i shijova tė paktėn ca kohė, kėngėt dhe vallėzimet moderne, tė lejuara nga udheheqėsit liberalė modernė, Fadil Pacrami dhe Todi Lubonja, si kėngėt, festivalet e Sanremos, pra duke i dėgjuar dhe parė nė TV.
Por ajo kohė u ndėrpre nė mes me pleniume…mbledhje… burgje!
Kėngėtari Harry Shahoian elektrizoi sallėn duke u ngritur nė kėmbė dhe duke duartrokitur dhe kėnduar instiktivisht.
Ashtu nė atė gjėndje herė herė tė pakuptueshme tė dukej sikur me tė vėrtetė, pranė, shumė pranė ishte Elvis Presli, ishte idhulli tėnd, qė aq shumė e kishja ėndėrruar ta dėgjoja direkt nė skenė.
Nė mes duartrokitjesh ai thotė:
A jam unė mbreti i Rrokut? – Po i pėrgjigjemi njėzėri tė gjithė!
Ndėrkohė njė ēift simpatik amerikan qė i kishja nė krah, duke fshirė lotėt qė ju rrėshqisnin nė faqe pėrgjigjeshin: No, You are not!


Me sa duket mendonin qė akoma nuk ka lindur njė Elvis Presli i dytė.
Harry Shahoian ka mbi njė dekadė qė interpreton kėngėt e Elvis Preslit, nė memorie tė mbretit tė Rrokut.
Qėkur ėshtė lejuar tė japi shfaqje nė Las Vegas , audienca ėshtė rritur sė tepėrmi, dhe ka njė sukses tė jashtėzakonshė m nė karrierėn e tij muzikore.
Ai po sjell nė skenė talentin karrizmatik, zėrin, artistin mė seksi tė shekullit tė kaluar dhe njėkohėsisht shfaqjet e mirėfillta tė Elvis Preslit.


Ndoshta, ndoshta kėta interpretues janė dhuratė nga Perėndia pėr tė na sjellė legjendat botėrore, e bashkė me mbretin e Rrokut edhe legjendėn shqiptare: aktorin komedian,
John Belushi me gjak nga mbretėria Ilire.
Ja mes duartrokitjesh tė fuqishme nė skenė dalin papritur interpretuesit mė nė zė tė Legjendės: Dan Meisner dhe Joe Messina nė rolin: “Blue Brothers” tė veshur me kapele tė zeza, syze tė errta, dhe me njė zė tė ėmbėl blue sounds, nė anėn e Misisipit.
Djemtė kanė ardhur prapė nė qytet me pėrkushtimin e spektaklit mė original dhe mė tė suksesshėm nė botė.


Ata janė aktore dinamike dhe muzikantė tė shquar. Ata duan tė nderojnė aktorin Hollivudian, John Belushin, i cili nė Prill tė 2004 es pas 22 vjet tė vdekjes u nderua me yll nė rrugėn famoze tė Hollivudit, yll qė e marrin vetėm njerėzit mė tė shquar nė botė.
Aq shumė ishte i dashuruar pas muzikės rrok, sa dhe tek varri i tij gjendet epitafi:
Unė mund tė vdes njė ditė, por rock n’ roll do tė jetojė pėrgjithmonė.
Ai vinte nga njė familje shqiptarėsh qė emigruan nė shekullin e kaluar, edhe pse i ati dėshironte qė tė merrej me biznesin e restorantit, ai asnjėherė nuk e pranoi atė.
Kariera e tij drejt artit po lulėzonte qė kur dhe nė universitet e zgjodhėn si mbretin e Universitetit, si studentin mė popullor, traditėe e hershme amerikane nė shkolla.
Nė fotografinė reklamė qė ėshtė botuar kudo nė revista pėr filmin Blue Brothers luajtur nga John Belushi dhe Dan Aykroyd shkruhet diēitura:
Ju asnjėhere nuk mund t’i prekni ata:
Ata jane nė mission, nga Zoti.


Tė gjitha kėto e ngacmonin memorjen time paksa, edhe pse unė ishja e tėra e pėrpirė nga interpretimi dinjitoz i muzikantėve dhe aktorėve Dan Meisner dhe Joe Messina.
Ata sollėn kaq pranė John Belushin, sa sic do tė na thoshte njė miku ynė amerikan qė shkon rregullisht nė shout e Brodueit, se unė e shikoja shfaqjen e tij cdo tė shtunė, nė shown “Saturday night live, i cili ishte programi mė i parė nė Amerikė nė stacionin tepėr tė njohur nė NBC. Jini krenarė qė e paskeni nga vendi juaj, por njėkohėsisht dhe unė ndihem po aq krenar se u lind dhe u edukua nė kėtė vend tė lirė.
John Belush nė Blue Brothers me lėvizjet e trupit, zėrin e tij, mimikėn e fytyrės, tronditi botėn, veēanėrisht botėn e artit nė Hollivud.
Ne, shpesh vazhdonte miku amerikan kujtojmė fjalėt e tij:
I’m a king bee, buzzin round your hive.


Whitney Houston njė legjendėe tjetėr nė kėtė koncert
Gjithė salla e pushtuar nėn efektet e tingujve tė muzikės prisnin me padurim tė dilte inerpretuesja tjetėr si Whitney Houston.
Nėn kėto emocione nė sallė ushton si jehonė, por tejet femėror:
Kėnga “My love is your love” qė ka fituar cmimin Grammy, dhe qė ėshtė shikuar nga miliona amerikanė dhe miliona njerėz nė botė, ndodhej pranė nesh, si pjesė e kėtyre miliona njerėzve.
Ajo zė njė vend tė veēantė nė industrinė e rekordeve, ėeshtė njė superstar ndėrkombėtar.
Ka zėrin mė tė arrirė nė gjeneratėn e saj.
Rekordet thonė se janė shitur 170 milionė albume, ēka e bėjnė Whitney Houston njė legjendė tė vėrtetė.
Duke u perfunduar shown me kėngėn: “ Viva Las Vegas”, sė bashku me interpretuesit e tjerė tė legjendės ku nuk mungonte dhe Ricky Martin, u bashkuam sė bashku me duartrokitje, dhe tė ēuar nė kėmbė kėndonim: “Viva Las Vegas”, “Viva Las Vegas”
Ndėrsa brenda zėrit tė shpirtit tim nė heshtje thoshja:
“I perjetshėm qoftė kujtimi i shqiptarit legjendė: “John Belushi”!
Njė takim i paharruar me artistėt “Legends in Koncert”
Mbasi mbaroi kėnga: “Viva Las Vegas”, nėn tingujt e muzikės, nė holl takojmė kėngėtarėt, aktorėt qė interpretuan shown mė famoz;”Legjends”
I them drejtorit tė koncerteve njė djalosh tejet i sjellshėm se duam tė takohemi me interpretuesit “Blue Brothers”, mbasi ne jemi shqiptarė dhe John Belushi ishte nga vendi yne.


Oh, Albania , Oh Albania , ai me njė buzėqeshje tė hijshme na thotė: - ju lutem vetėm qėndroni kėtu, se nuk mund t’ju gjej dot!
Papritur drejt nesh erdhėn aktorėt Dan Meisener dhe Joe Messina duke thirrur: Albania , Albania ! John Belushi was from Albania !
Do tė bėjmė njė fotografi sė bashku me duar nė qafe se John Belushi ishe very very lovely!
Nė ato momente me tė vėertetė tė dukej sikur ishje takuar me gjakun tėnd, me Shqiperinė, qė aq shumė mund e djerse i ishte dashur per t’u ngjitur nė kėto shkallė.
Pasi e pyes se si ndiheni pas koncertit?
Ai me njė mirėsjellje dhe tepėr entuziast mė pėrgjigjet se ne nuk duam kurrė qė ky show tė ndėrpritet, pra tė jetė pa fund, nė nderim tė artistėve tė medhenj tė Hollivudit, John Belushit, Elvis Preslit, Whitney Houston dhe Ricky Martin.
Ne do t’i themi vėllait tė tij, Jim Belushti, ju premtojmė, se nė Las Vegas takuam katėr shqiptarė qė nuk pushonin sė duartrokituri.
Mbas kėtij takimi tė paharruar, pranė nesh ndodhet interpretuesja e Whitney Houston, Jazmine.


Pasi bėjmė disa fotografi sė bashku, e pyes se a kishte dėgjuar pėr Shqipėrinė?
Menjėherė mė thotėe pėr Nėnė Terezėn, ku me tė vėrtetė u ndjeva dhe mė krenare, me ēfarė njerėzish prezantohej Shqipėria nė botė, me njerėzit qė kanė vėnė emrin shqiptar nė Fondin e artė Botėror.
Meqėnse ishte njė kėngėtare nė karierė, vazhdoj ta pyes pėr Toni Dovolanin?
Mė pėrgjigjet se jam njė nga fansat e tij, ai duhej tė fitonte vendin e parė nė shown mė tė parė televiziv nė ABC: “Dancing with stars”!
Nė fund e ftoj pėr tė marr pjesė nė njė dasmė shqiptaro-amerikane nė New York , ku nuk do tė mungojnė arti dhe muzika shqiptaro-amerikane .
Ajo me shume dėshirė mė pergjigjet se do tė vijė.


Kur une i them se e kemi mė 25 Gusht, atėhere menjėhere thėrret menaxherin pėr tė parė se a kishin ndonjė koncert nė kėtė datė?
Nė program ishte shėnuar qė Jazmine kishte show ne Las Vegas dhe ishte e pamundur ardhja kėtu.
Atehere mė kėrkon biznes kartėn pėr tė pasur kontakte tė mėtejshme me kėtė kėngėtare tepėr tė talentuar dhe mjaft simpatike.
Pėrqafohemi sė bashku duke e falėnderuar pėr kohėn qė na kushtoi, ndėrkohė njerėzit ishin nė radhė pėr tė bėrė fotografi me artisten.
Nė princeshėn e shkretėtirės Lake Mead
Las Vegasi nuk njihet nė bote vetėm pėr kazinotė mė tė mėdha, pėr showt mė tė bukura, por njėkohėsisht dhe pėr mrekullitė botėrore, pėr ndėrtimet gjigande qė rrallė ndėrtohen nė shekuj.
Qytetin marramendės tė Las Vegasit nuk mund ta vizitosh pėr njė javė, aty do tė duhen javė tė tėra pėr t’i parė dhe shijuar ato mrekulli, mirpo kjo pėr njerėzit qė janė nė punė ėshtė e pamundur pėr tė qėndruar shumė gjatė.
Duke planifikuar pėr tė shkuar nė disa mrekulli pas netėve tė magjishme me show, midis shumė prej tyre, ne zgjodhėm Lake Mead dhe Hoover Dam, e thėnė ndryshe Princesha e shkrėtetirės.


Lake Mead dikur shkretėtirė e kullotė, sot eėhtė kthyer nė rezervuarin mė tė madh tė Amerikės. Ndodhet nė lumin e Kolorados rreht 48 km nė Jug tė Las Vegasit , Nevada .
Kjo shkretėtirė e kthyer nė liqen, nga mendjet e ndritura tė inxhinierėve dhe puna patriotike e njerėzve bėri qė miliona njerėz tė kenė ujė tė bollshėm dhe tė shpėtojnė njerėzit nga sėmundjet e ndryshme.
Ky liqen u sherben gjashtė shteteve me energji dhe ujė si: Arizona , California , Colorado , Nevada , New Mecsiko , Utah .
Puna disa vjecare duke negociuar me ligjin dhe shtetet e ndryshme, arritėn qe t’ja fillojnė punės kolosale.
Dy vjet mė vonė mė 1921 Kongresi autorizoi shtetet pėr tė filluar punėn.
Lake Mead tė afron notimin, peshkimin, ngjitjen nė shkėmbinj, qė pothuajse qėndrojnė si roje rreth e rrotull liqenit, kafshėt e egra, tė adaptuara pėr tė mbijetuar nė vende ku shqisat janė tė pakta dhe temperatura tė shpon si shigjete.
Shumė njerėz vinė pėr t’u qetėsuar nė bukuritė e liqenit, shkėmbinjve dhe tokės.
Vizita 90 minutėshe rreth e rrotull liqenit me Lake Mead Cruises ishte njė udhėtim ideal pėr tė parė dhe prekur ujin blu tė thellė dhe njėkohėsisht shikoje se ēfarė pune kolosale ishte bėrė nė kėtė shkretėtirė.
Vende, vende nėpėr shkėmbinj dalloje lule te mbira, por qė kėrcellin e kishin plotėsisht si fije floku, plakash tė bardha, nga thatesira e madhe dhe temperature teper e larte.
Nė kėto 90 minuta shikon njė pamje tė rrallė njė spektakėl tė magjishėm, qė rrallė njeriu e shijon nė jetėn e tij.
Hoover Dam njė nga shtatė mrekullitė moderne tė mendjes inxhinierike
Nga Lake Mead mund tė ecėsh midis Nevadės dhe Arizonės, tė shikosh Hoover Dam, hidrocentralin mė gjigand, qė pas shpikjeve tė Egjyptit, ky ėshtė zbulimi mė i madh i shekujve.


Ky projekt kolosal botėror zyrtarisht ishte njohur me emra tė ndryshėm deri mė 1931, dhe hedhja e fundit e betonit ishte bėrė mė 1935.
Hoover Dam ėshtė diga mė e thellė dhe struktura mė e madhe botėrore inxhinierike.
Ky hidrocentral e ka marr emrin Hoover Dam pėr nder tė Presidentit te 31t nė SHBA.
Ka qenė quajtur gjithashtu Boulder Dam, por Hoover Dam u vendos ligjėrisht nga Kongresi mė 1947.


Pra ėshtė njėkohėsisht gjeneratori mė i fuqishėm i Amerikės.
Ēdo viziitor qė do tė shkonte tė vizitonte digėn, duhej tė kontrollohej nga sistemi i sigurimit pėr ndonjė terror.
Pasi na merr shoqėruesi pėr tė shkuar nė fund tė digės qė nuk ishte pak por gati sa njė pallat 86 katėsh ku įshensori tė ēonte pėr 9 minuta poshtė.
Ciceroni me njė timbėr tė veēantė, filloi tė spjegonte pėr kėtė punė tė jashtėzakonshme qė ishte ndėrtuar nga mendja e ndritur e shkencėtarėve dhe puna kolosale e njerėzve.
E dhimbshme ishte kur shpjegoi vdekjen e 96 punėtorėve zyrtarisht dhe 400 e ca tė tjerėve tė vdekur mė vonė spitaleve nga pneumonia ose helmet qė merrnin.
E trishtueshme pėr mua ishte kur nė muzeun brenda tij lexova qė njė punėtor ndėrtimi duke u larė nė dush, nė vend tė ujit ishte derdhur pluhur ēimento, i cili ishte mbytur atutomatikisht dhe kishte vdekur.
Nė fakt pėr mua vajtja nė kėto thellėsira ishte jo shumė e kėnaqshme, seē tė jepte njė lloj presioni, njė shtypje tė brendshme, pavarėsisht se unė imagjinoja qė tė shikoja rrjedhjen e ujit, mundin, mrekullinė.


Aty nė fakt jo vetėm qė shikoje turbina gjigande, por dhe i prekje, afektoheshe nė madhėshtinė e asaj mrekullie, dhe nė fund tė fundit shikoje gjithė atė ndėrtesė qė gjallonte nga uji brenda nė turbinė, nė tunele pa fund, ku ajri vinte vetėm nga kondicionerėt, nė momente tė caktuara shpesh thoshja:
O Zot kur do dalim nė diell, nė ajėr, nė tokė?
Aty pashė dhe preka heronjtė e vėrtetė, aty ndesheshe me jo tė zakonshmen.
Lexova dhe pėr pagat e punėtorėve se sa shpėrbleheshin nė atė kohė.
Njė punėtor paguhej me 62.5 cent ne ore, shoferi paguhej me 1373 dollar nė vit, njė mjek paguhej me 3382 dollar ne vit.


Pjesa mė titanike qė do mė ngelet nė kujtesė do tė jetė: Se shumė burra punėtorė punonin tė lidhur me zinxhirė pa vėnė kėmbėt nė tokė, duke thyer shkėmbinj, gure, betononin, ndėrsa fotot e tyre qėndronin si dėshmi dhe heronj tė gjallė si nė balada.
E gjithėe kjo punė ishte derdhur nė dy skulptura. Nje skulpturė qėndronte me njė punėtor tė lidhur me zinxhirat e sigurimit, dhe nje tjeter me punėtorin amerikan dhe palėt e flamurit.


Ky hidroncentral gjigand mund tė furnizojė cdo njeri nė botė me 5200 gallon pėr person, dhe nqs shpėrthen ( Zoti e ndalon) mbulon deri Pensilvaninė me 25 cm uje.
Largohemi nga Hoover Dam ku ēdo turist nė shenjė nderimi dhe respekti preknin dhe ledhatonin kėmbėt e Heroit ne skulpturė, tė cilėt sakrifikuan jetėn pėr tė shpėtuar miliona amerikanė nga thatėsira, sėmundjet dhe shkretėtira.
 

Nga Kozeta Zylo

 

25 Gusht 2007
 

 

     Kush jemi ne Pėrdorimi dhe te drejtat Na Kontaktoni │ Lidhje │ © 2007 Revista Tepelena