Guida Tepelena Gazeta Lekdushi Ali Pashe Tepelena

 Faqja Kryesore >> Revista Tepelena

 

Kongresmeni Amerikan Z.Vito Fosella u takua me Komunitetin Shqiptar te Staten Island ne Institutin "Gjergj Kastriot Skanderbeg"

Nė Institutin "Gjergj Kastriot Skanderbeg" nė Staten Island me president Z.Rrape Rruci erdhi pėr njė vizitė Kongresmeni Amerikan Z.Vito Fosella.

Ardhja e tij nė orėn 12 00 u prit thjesht, pa pompozitet, nė fakt takimi dhe komunikimi i tij me pjesėmarrėsit, tė linte pėrshtypjen, sikur tė ishte pėr njė kohė tė gjatė si djalė i shtėpisė. Kjo mėnyrė komunikimi e tė gjithė amerikanėve dhe po kėshtu e politikanėve mė tė lartė tė Shtepisė sė Bardhė nuk na befason mė, pasi ata e kanė nė edukatė dhe nė natyrėn e punės sė tyre, thjeshtėsinė dhe komunikimin sikur tė jesh njė mik dhe shok i tyre prej kohėsh.

Nė hyrje tė godinės ai u prit nga i zoti i shtėpisė z.Rrape Ruci dhe miqtė e ftuar nga Komuniteti shqiptar nė Staten Island.

Zv/Presidenti Myslym Ruci pasi i uron mirėseardhjen nė kėtė ditė tė bukur dhe ndoshta tė begatė pėr shqiptarėt, e prezanton me tė gjitha mjediset e Institutit "Gjergj Kastriot Skanderbeg" qė shkėlqejnė nga pastėrtia dhe rregulli. Sa hyn pėrpara del dhoma me oxhak tė vjetėr antik, ndėrtuar dhe me gur tė latuar, nga mjeshtrit Dibranė, ustallarė, qė e kanė nė gjak ndėrtimin dhe bukurinė e portave dibrane nė ēdo shtėpi.

Them pėr Dibranėt nė kėtė rast, pasi vetė presidenti i kėsaj godine ėshtė me origjinė nga Dibra e Madhe dhe kanė bėrė njė punė tė jashtezakonshme pėr kėto rregullime si familje sė bashku me inxhinierin z.Musa Pacuku.

Kongresmeni Vito Fosella pasi pėrshėndetet me tė pranishmit shkojnė me radhė tė shikojnė dhomat e punės nė kėtė Institut.

Nė dhomėn e mbledhjeve tė punės, ku valėviten flamujt shqiptarė dhe amerikanė, janė dhe dy bustet Gjergj Kastriot Skanderbeg i cili ndodhet nė qendėr dhe busti i Lek Dukagjinit, tė dhuruar enkas pėr kėtė Institut, nga atdhetari biznesmen, Dibran, Z.Ylber Pilku.

Z.Myslym Ruci edhe pse lindur dhe rritur nė Amerike, flet njė shqipe tė pastėr, prandaj e ka ėndėrr qė bashkatdhetarėt e tij tė flasin ship krahas Anglishtes dhe mos ta harrojnė atė.

Kongresmeni Vito Fosella ėshtė pėrfaqėsues nė Kongres nė Shtėpinė e Bardhė pėr Staten Island, Bay Ridge, Dyker Heights, Bensonhurst, Gravesend nė Brooklyn. Ai ėshtė zgjedhur qė nga viti 1997 dhe ėshtė kongresmeni i vetėm Republikan pėr NY.

Gjyshi i tij ka qėnė pėrfaqėsues pėr Staten Island nė Shtėpine e Bardhė pėr 9 vjet. Babai i tij ka punuar me ish kryebashkiakun e New Yorkut, Z.Ed Koch.

Fosella ka mbaruar pėr Drejtėsi nė Fordham University dhe jeton nė Staten Island nė Great Kills.

Po cfarė e shqetėson Komunitetin shqiptaro-amerikan nė Staten Island?

Pasi i prezantohen tė gjitha mjediset e punės brenda Institutit zotit Vito Fosella i cili shoqėrohej nga veprimtarė tė shquar tė Komunitetit shqiptar nė Staten Island, Z.Myslym Ruci e fton pėr tė parė dhe shtėpinė e tij. Duke falėnderuar nėnėn e tij njė grua fisnike, zonjėn Sanije Ruci, pėr njė pastėrti dhe nikoqirllėk shembullor, Z.M.Ruci i fton tė gjithė bashkatdhetarėt tė bisedojnė dhe tė thonė shqetėsimet e tyre pėrpara kongresmenit Vito Fosella.

Shpesh tė zotėt e shtėpisė i ngritėn problemin e shkollės shqipe nė Staten Island, pasi komuniteti shqiptaro-amerikan nė Staten Island zė vendin e dytė midis komuniteteve tė tjera. Inxh.Musa Pacuku njėkohėsisht dhe kryetari i Bordit tė Institutit, i cili gjithmonė ka luftuar pėr cėshtjen Kombėtare, pasi e falėnderon pė kėtė takim mėse te domosdoshėm i kėrkon pėr njė mbėshtetje konkrete pėr shkollėn shqipe.

Ne jemi njė popull vital, popull i ndershėm, qė e duam me gjithė zemėr Amerikėn, ne erdhėm nga njė shtet tjetėr, por kėtu gjetėm njė atdhe tė dytė, qė nuk e njohin urrejtjen e religioneve, rracave, pra nuk ka diskriminim. Sic e shikoni e kemi ndėrtuar dhe rregulluar me duart tona kėtė ndėrtesė, duam qė kėtu tė gumėzhijnė zėrat e fėmijėve shqiptaro-amerikanė, por kjo do tė bėhet nėse do tė kemi mbėshtetje nga ju si Kogresmen i qytetit tonė nė Staten Island.

Z.Ibrahim Kolari, njė aktivist i mirėnjohur nė Diasporė, njėkohėsisht dhe kryetar i shoqatės "Dibra" ngriti problemin e emigracionit, ku e theksoi disa herė se ka mjaft shqiptarė qė po marrin largimin pėrgjithmonė nga Amerika.

Kjo nuk ėshtė aspak e drejtė, pasi unė marr cdo ditė shumė telefonata nga bashkatdhetarėt e mi qė ata kanė marr fletėn e largimit nga Amerika, pasi janė pa dokumenta.

Edhe pse ata kanė me dekada kėtu, me shtėpi, me biznes, nuk mundėn dot qė tė pajiseshin me green card, por njė ditė papritur vjen lajmi i keq pėr ta dhe familjen e tyre.

Si mundet qė fėmijėt tė rriten pa prindėr, pa baba, kjo nuk ndikon mirė nė Komunitetin tonė, nė familjet tona qė janė aq solide dhe tė rregullta.

Pas z.Kolari fjalėn e merr znj. Luisa Kukuti e cila foli me emocion dhe me dhimbje pėr babain, xhaxhain, vėllain, qė i kanė arrestuar sepse nuk kanė pranuar tė largohen nga Amerika. Ajo i kėrkoi Z.Fosella qė tė rishikohej ligji nė emigracion, pasi rėndohen shumė familje shqiptaro-amerikane me largimin nga Amerika.

Atėhere Z.Fosella me njė qetėsi qė e karakterizonte tėrė kohėn, nuk e la qė znj. Luisa tė shkonte mė tej nė emocion, por i spjegoi qė ashtu si jeta ka tė mirat dhe tė kėqijat e veta, edhe disa avokate fatkeqėsisht nuk punojnė seriozisht me kėto cėshtje.

Ju duhet tė vini nė zyrė, ku punonjėsit tanė do ta rishikojmė si rast dhe shpresoj qė cėshtja tė zgjidhet pozitivisht.

Ndėrsa z.Sali Bollati, kryetar i shoqatės "Camėria" nė NY e falėnderon Amerikėn pėr cfarė ka berė pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn dhe njėkohėsisht dha njė krahasim midis pagave tė pensionistėve nė Shqipėri, qė dhe pse punuan njė jetė tė tėrė, nuk mund tė krahasohen me pagat kėtu. Konkretisht tha ai, unė punova nė Bashkinė e NY pėr 10 vjet dhe nuk mund tė krahasohet me shpėrblimin qė mora atje pėr 30 vjet punė.

God Bless America pėrgjigjet Z.Fosella pėr cfarė bėn pėr tė gjithė qytetarėt e saj dhe vecanėrisht pėr pensionistėt. Nė fund z.Sali Bollati tė cilit i dhemb zemra pėr Camėrinė, i dorėzon njė letėr ku e vė nė dijeni pėr problemin Cam dhe genocidin grek qė kanė ushtruar kundėr popullit Cam. Ju lutem i thotė Z.Bollati kur tė keni kohė, lexojeni kėtė letėr pasi aty do tė shihni gjithė Camėrinė qė u dhunua dhe u dėbua nga genocidi grek! Letra u mor me kėnaqėsi nga Kongresmeni Fosella dhe sė shpejti do tė informohet me pėrmbajtjen e saj.

E shikoja me emocion dorėzimin e letrės dhe njėkohėsisht nė kokė me endeshin se kemi shumė punė tė tjera pėr tė bėrė, beteja tė tjera na presin si popull shqiptar, pėr tė marr tokat e shkėputura padrejtėsisht nga shtetet agresive qė ushtruan njė dhunė tė paparė nė Ballkan, mbi kurrizin shqiptar.

Znj.Nora Abdullahu mėsuese, aktiviste e dalluar dhe Presidente e organizates se gruas "Zeri Yne" ngriti problemin e shkollės shqipe, pasi sic tha ajo ne kemi punuar para 15 vitesh me fėmijėt e Komunitetit shqiptar, pėr t’u mesuar atyre gjuhėn shqipe, por vetem 3 vjet e mbajtėm pasi nuk ishim nė gjendje tė paguanim qiranė e ndėrtesės. Kėshtu kėrkojmė si Kongresmen tė kemi mbėshtetjen dhe ndihmėn tuaj, pasi nuk duam qė fėmijėt qė lindin dhe rritėn kėtu, tė harrojnė gjuhėn e mėmės sė tyre, gjuhėn shqipe.

Jam plotėsisht dakord pohoi Kongresmeni Fosella, por vetėm qė duhet tė punojmė sė bashku dhe ta shikojmė mė konkretisht kėtė ēėshtje shumė tė rėndėsishme pėr Komunitetin shqiptar nė Staten Island.

Znj.K.Z. pasi e falėnderoi Kongresmenin Fosella, qė ndodhej midis Komunitetit shqiptar nė Staten Island, e pyeti se cili ishte mendimi i tij pėr Pavarėsinė e Kosovės, veēanėrisht per tė ardhmen e saj.

Siē ju e dini u pergjigj Kongresmeni Fosella, marrėdheniet midis dy vendeve tona janė tė shkėlqyera, kurorėzimi i tyre ėshtė me ardhjen e Presidentit Bush nė Shqipėri dhe fitorja e Pavarėsisė sė Kosovės. Shtėpia e Bardhė ndihmon vendet qė vuajnė nga Diktaturat dhe Genocidet dhe jep ndihmesėn e duhur pėr t’u cliruar njėherė e pėrgjithmonė nga diktatura dhe genocidi.

Ndėrkohė Kongresmeni Fosella ju kujtoi shqiptarėve dhe ardhjen e ish sekretarit tė Shtetit Amerikan, Xhejms Bejker nė Tiranė, nė vitin 1991, nė kohen kur pėrmbysej njėherė e pėrgjithmonė Diktatura Komuniste.

Ndihma e shtetit amerikan ka qėnė shumė e madhe pėr tė ēliruar popujt nga komunizmi, genocidi dhe ekstremistėt e tė gjitha ngjyrave. Shteti amerikan do tė vazhdojė tė punojė me mjaft kujdes pėr tė ruajtur Pavarėsinė e Kosovės dhe njėkohėsisht pėr tė ndėrtuar njė shtet mbi bazėn e Principeve Demokratike.

Kongresmeni Fosella ishte ulur nė krah tė veprimtarit patriot Z.Burim Fida dhe Presidentit tė Institutit "Gjergj Kastriot Skanderbeg" Z.Rape Ruci.

Faleminderit i them qė e keni sjelle midis nesh Kongresmenin Fosella dhe ėshtė e vėrtetė qė mjaft njerėz kanė sakrifikuar tė punojnė dhe tė luftojnė pėr Kombin tonė. Midis kėtyre njerėzve qė kanė luftuar pa u ndalur pėr ēėshtjen Kombėtare jeni dhe ju z.Fida dh z.Ruci.

Biseda mbyllet me njė foto sė bashku me Kongresmenin dhe ndahemi me shpresėn se problemet e ndryshme qė u ngritėn nė kėtė takim do tė gjejnė zgjidhjen e duhur nė bazė tė ligjit amerikan.

Ky aktivitet do tė pasqyrohet nga media, gazetat amerikane nė Staten Island dhe mediat shqiptare, njėkohėsisht u filmua nga regjisori Dhimitėr Ismailaj.

Staten Island, New York

Nga Kozeta Zylo 
 

Postuar me 30 Mars 2008
 

 

     Kush jemi nePėrdorimi dhe te drejtat Na Kontaktoni │ Lidhje │ © 2007 Revista Tepelena