|
|
Ingrid
Gjoni: Nuk dua tė krahasohem me Keti Garbi!
Nga Olti CURRI
Njė tjetėr e ftuar ishte edhe Ingrid Gjoni, show-girl (apo vajza
e spektaklit). Nuk kemi ndaluar me pyetje mbi jetėn e saj
personale, sepse Ingridi kishte shumė dėshirė tė fliste pėr
punėn ose me mirė pėr dashurinė e re tė saj, aktrimin. Por ishte
e pamundur tė mos e ngacmonim Ingridin mbi kėngėn e saj tė
fundit Pėrse me mua e cila ėshtė versioni nė shqip i njė kėngė
greke tė kėnduar nga Keti Garbi.
Mirėserdhe nė +2 Radio
Vij me kėnaqėsi, dhe me duket e veēantė kjo intervistė me
telefon, ndėrkohė qė po eci rrugės.
Jo mė larg se sot u pėrballa me foton tuaj nė njė kopertinė dhe
fotografia ishte e prerė, pse kėshtu?
Ishte njė foto e bėrė kohėt e fundit dhe duke dashur tė bėj njė
prezantim artistik tė saj zgjodhėm qė ajo tė mos ishte e plotė
por e prerė.
Ju shikojmė gjithmonė nė aktivitet, po me shkollėn si shkoni, a
e mbaruat?
Jo nuk e kam mbaruar, jam nė vit tė katėrt dhe pres tė
diplomohem.
Si i keni marrėdhėniet me shoqėrinė e shkollės?
I kam tė mira, edhe pse pas orėve tė mėsimit nuk frekuentohemi.
Ingridi ulet nė bankė me vajzė apo djalė?
Qesh. Nuk kemi banka, sepse punojmė nė studio dhe aty ka vetėm
tapete jemi tė gjithė bashkė 19 studentė aty ėshtė edhe palestra.
Kushtet i paskeni tė gjitha, po dushet funksionojnė?
Jo, sapo mbaron mėsimi shkojmė nė shtėpi pėr t'u larė.
A do tė ishit dakord, sikur nė shkollė tė vendoseshin dushet,
por me kusht qė gjatė kohės qė laheshit, njė kamera tė xhironte
pa ndėrprerje?
Jo, nuk do tė ishte e nevojshme. Jo se kam paragjykime, por aty
ėshtė shkollė dhe qėllimi i saj ėshtė krejt i ndryshėm. Pastaj
nuk e di sa dakord do tė ishin studentėt e tjerė.
Ky do tė ishte njė lloj reality-show. Po sikur tė propozonin tė
qėndroje e mbyllur nė Kafazin e Artė, a do tė pranoje?
Jo, nuk ma merr mendja, tė paktėn nė kėto pozita qė jam. Ndoshta
po tė mos isha e njohur edhe mund ta kisha pranuar.
Nė karrierė po bėn atė qė ke dashur, pse kjo luhatje mes modės,
kėngės dhe aktrimit?
Unė modės i mora atė qė desha, isha njė vajzė e bukur dhe aq
ishte qėllimi im. Ndėrkohė qė kėnga ka lidhje edhe me anėn
materiale por nuk e shikoj veten tamam aty. Tani vazhdoj
shkollėn pėr aktore dhe pėrpiqem tė marr sa mė shumė aty dhe tė
arrij diēka nė kėtė fushė.
Lajmi i fundit nga Amerika flet pėr njė lidhje lesbike tė
aktores Angelina Jolie, me njė modele kamboxhiane. Si e shikon
ti kėtė fakt?
Shumė mirė. Nuk kam asnjė lloj paragjykimi. Ėshtė diēka qė duket
larg realitetit shqiptar, por edhe ne duhet tė mėsohemi me kėto.
Nė qoftė se duhet tė zgjidhje pėr tė qenė e ftuar nė njė nga
emisionet e drejtuara nga Zhaku, Alban Dudushi, Arian Ēani apo
Blendi Fevziu, kė do tė zgjidhje?
Tek Zhaku kam qenė e ftuar por edhe tek Alban Dudushi gjithashtu.
Kėshtu qė shpresoj tė jem e ftuar tek Arian Ēani.
Sapo ke nxjerrė njė kėngė sė fundi, a je e kėnaqur me rezultatet?
Po. Megjithatė ju mund ta thoni mė mirė.
Nė videon e kėngės je shfaqur me trupin ngjyrė bronzi, kėtė e ke
bėrė pėr tė fshehur paksa shėndetin e tepėrt, pėr tė cilin je
pėrfolur kohėt e fundit?
Ėshtė tendenca e kohėve tė fundit, qė vajzat tė jenė paksa tė
errėta nė lėkurė. Kjo gjetje nuk ka lidhje fare me ndonjė truk
pėr tė fshehur shėndetin, sepse nuk jam nė atė pikė sa tė mendoj
pėr kėtė gjė. Thjesht ėshtė njė detaj qė kam dashur ta pėrdor nė
videoklip.
Tė dėgjojmė pak kėngėn tėnde Pėrse me mua dhe njėkohėsisht
kėngėn e Keti Garbi me Esena mono janė e njėjta kėngė.
Do tė doja tė fokusoheshit tek versioni nė shqip. Unė nuk e kam
mohuar se ajo ėshtė njė kėngė e huaj e sjellė nė shqip. Nuk kam
dashur tė krahasohem me Keti Garbin, por thjesht ta sjell pėr
publikun nė Shqipėri nė gjuhėn tonė.
A je e mėrzitur pak qė e sollėm kėtė fakt?
Jo, aspak .., sinqerisht. Mė bėhet qejfi qė mė krahasoni me tė
madhen Keti Garbi.
Po tani me ēfarė po merresh?
Kristi ka kompozuar njė kėngė, dhe jam duke punuar pėr njė duet
qė do ta sjell bashkė me Sabianin.
Ishe shumė e kėndshme, tė falenderoj pėr praninė ne emisionin
tim dhe nėse i dashuri nuk bėhet xheloz, tė pėrqafoj.
Aspak, nuk kemi tė tilla probleme. Tė falėnderoj dhe tė pėrqafoj
edhe unė.
Nga Revista Spekter
- 20 Janar 2006 -
Ke koment?
|
|