Revista TepelenaTradite - Kulture - Dije

Faqe Kryesore :: Shqiperia :: Inis Gjoni dhe dashuria.

  Ali Pashė Tepelena
  Artikuj
  Gazeta Lekdushi
  Kėnga Labe
  Foto nė Fokus
  Letra nga Lexuesit
  Letersia
  Figura te Shquara

 

 

Inis Gjoni dhe dashuria.

Ka ditė qė media ka patur si njė nga kryelajmet e saj shpėrhapjen nėpėr internet tė njė videoje celulare tė njė personazhi qė disa gazeta e quajtėn “VIP i skenės”, pa i pėrmendur emrin, disa “njė showgirl”, derisa, mė nė fund, doli hapur se ishte fjala pėr bukuroshen Inis Gjoni e cila ėshtė filmuar me celular nga i dashuri i saj, i arrestuar mė vonė pėr tafikant droge, teksa merr kokainė e bėn seks ne gjendje nudo. Videoja ka mbetur nė celularin e trafikantit tė arrestuar, ėshtė administruar si provė materiale kur ky ėshtė kapur, mirėpo, pas njė kohe, “ka dalė nė treg” dhe sot qarkullon nė internet.


Kam ndjekur reagimet dhe komentet nė median shqiptare mbi ēėshtjen Gjoni, qė mė duket ēėshtje emblematike, sepse shumėdimensionale, pėr tė analizuar problematikėn e degradimit moral e shpirtėror tė njė shoqėrie. Uroj tė jem i gabuar, por, nga sa kam lexuar, mė rezulton se shoqėria shqiptare, tė paktėn duke iu referuar mediave, po e trajton me njė farė sipėrfaqėsie ēėshjen Gjoni, sepse ėshtė duke anashkaluar atė qė, nėn kėndvėshtrimin tim, ėshtė kryethelbi i kėsaj ēėshtjeje.


Ėshtė folur shumė pėr aktin e shkeljes sė sekretit e tė privatėsisė nga ana e gjyqtarėve apo tė atyre qė e nxorrėn nga zyrat e institucioneve shtetėrore kėtė video, e nuk jam kundėr qė ėshtė folur pėr kėtė (dyshoj shumė se ėshtė bėrė pėr lekė, por, edhe po tė mos jetė kėshtu, kemi tė bėjmė me njė nėpėrkėmbje tė palejueshme tė dinjitetit tė institucionit); ėshtė debatuar pėr mediat qė e nxorrėn emrin e nė duhej nxjerrė apo jo (nė mbrojtje tė privatėsisė); pėr ata qė e hodhėn nė tregun e seksomanėve tė internetit; pėr njė revolucion seksual qė po na sjell dashur pa dashur Inisi, pėr faktin se ajo ėshtė viktimė e teknologjisė. Ndėrkaq bukuroshja Gjoni, sikur ta dijė se bukuria ėshtė mbrojtja e fundit e njeriut, po del e jep intervista nė televizionet qė, nga ana e tyre, nuk ndalen pėrpara asgjėje nė garėn sa tė sėmurė aq edhe banale pėr audiencė. Vetėm pėr njė ēėshtje qė mė duket se ėshtė pjesa e nėnujshme e ajsbergut tė kėsaj ēėshtjeje si simbol i degradimit tė shoqėrisė shqiptare nuk kam parė tė flitet e tė shkruhet nė mediat tona.


Para se tė shtjelloj shqetėsimin tim nxitoj tė them se, sikur tė bėhej fjalė pėr njė video porno e Inisi tė quhej pornostari i parė shqiptar, kjo nuk do tė pėrbėnte ndonjė ēėshtje qė mund tė mė nxiste tė shkruaja. Nė debatin nėse duhet lejuar apo jo pornografia, ashtu sikurse prostitucioni, anoj nga lejimi, por nuk mė pėlqen ta nxis, ashtu sikurse, nga ana tjetėr, ngulmoj se duhet bėrė njė dallim i qartė – ēka ne nuk e bėjmė – midis prostitucionit dhe trafikimit. Inisi fare mirė mund tė merrte nė atė rast titullin e njė emencipueseje seksuale tė shoqėrisė apo e njė ēlirueseje tė ndrydhjes shekullore seksuale tė shqiptarėve. Edhe sikur dikush ta kishte filmuar nudo fshehurazi, qoftė edhe hapur apo vetė i dashuri dhe kjo tė kishte dalė padashur apo me dashakeqėsi, apo pėr komercialitet, nuk do tė ishte ndonjė punė e madhe pėr tu shqetėsuar sipas meje. Bukuria epshndjellėse e Inisit do ta mundte edhe dashakeqėsinė e shoqėria shqiptare do tė kishte pak mė shumė afėrsi me lakuriqėsinė e cila ėshtė gjendja jonė mė e natyrshme. Ėshtė e rėndė shitja e materialeve nga njerėzit e institucioneve, nėse ėshtė kėshtu siē dyshoj, por tashmė kemi kaq kohė qė merremi me ta dhe kemi shkruar aq shumė pėr privatizimin e institucioneve dhe pėrdorimin e tyre si ndėrmarrje fitimprurėse nga drejtuesit e tyre. Madje edhe fakti i thithjes sė kokainės do tė mė ishte dukur diēka qė nuk do tė meritonte tė uleshe pėr tė shkruar pėr kėtė rast pasi shumė kokainomanė i kemi nė krye tė punėve publike kurse Inisi, tė paktėn, nuk merr vendime pėr tė gjithė ne teksa merr kokainė.


Ajo qė mė uli tė shkruaj ėshtė fakti se mė rezulton, nga kujtesat e lajmeve tė mėparėshme tė shtypit, se nuk ėshtė rasti i parė qė bukuroshja rezulton e lidhur/dashuruar me trafikantė droge. Nėse nuk gabohem njė ish i dashur i saj trafikant droge ka pėrfundur i vrarė madje. Kėtu mė vjen tė ndalem sepse skandali Gjoni pėr mua ėshtė tronditės mbi tė gjitha sepse ka tė bėjė me sistemin e vlerave qė ėshtė pėrhapur e po pėrhapet nė kėtė shoqėri edhe lidhur me atė qė ėshtė konsideruar e konsiderohet si vlera e vlerave: dashuria (“Zoti ėshtė dashuri” thotė Shėn Pali); me moralin e lidhjes midis tė rinjve; me atė nėse ka apo nuk ka mė nė Shqipėri vlera shpirtėrore e sentimental nė lidhjet dashorore apo gjithshka ėshtė katandisur e po katandiset thjeshtė nė njė pazar trupash nė tė cilėt nuk lėvizin gjak e ndjenja, por para.
U nxita tė shkruaj lidhur me kėtė temė edhe duke parė se ndonjė artikullshkrues thotė se Inis Gjoni ėshtė njė shembull pėr vajzat e reja, sepse, po tė ishte kjo punė thjeshtė ēėshte e njė personi, nuk do t’ia vlente tė merreshim gjatė me tė. Dhe, nė fakt, duke ndjekur ēėshtjen e saj nuk mund tė mos mė parakalonin nėpėrmend jo pak, por shumė vajza tė reja me bukurinė e Inisit hipur ose duke ngarė nėpėr rrugėt e Tiranės makina luksoze nga ato qė nė vendet ku janė prodhuar mund t’i blejnė vetėm milionerėt e qė tek ne mund tė mbrrijnė vetėm nėpėrmjet rrugėve tė krimit.


Disa pyetje dalin menjėherė nė pah nė kėtė rastin e kėtyre vajzave: Pyetja e parė ėshtė: vėrtet dashuria i ēon gjithnjė tek trafikantė vajzat si Inisi apo i ēon paraja drejt tyre? Pyetja e dytė qė shtrohet ėshtė: ē’raport moral dhe ligjor kanė kėto vajza me kėta njerėz tė krimit. Thėnė ndryshe ē’personalitet moral e shoqėror kanė? Janė bashkėpunėtore, janė pėrfituese apo thjeshtė viktima? Nga ana tjetėr, duke patur parasysh se burrat shpesh nuk janė gjė tjetėr veēse ajo ēka duan gratė qė ata tė jenė, nuk mund tė mos e shikosh kėtė fenomen, nė aspektin se krijimi i lidhjeve tė tilla ėshtė njė raport i ndėrsjelltė qė ushqehet nga modele qė kėrkojnė njėri tjetrin. Pra se edhe meshkujt shpesh modelohen pėr t’iu pėrshtatur femrave me kėrkesa tė tilla. E nėse ky ėshtė njė fenomen i pėrhapur, paēka se jo gjithnjė nė tė njėjtėn shkallė bukurie dhe paturpėsie, kėtu kemi tė bėjmė me njė dramė tė vėrtetė shoqėrore. Ē’kuptim ka ta filmosh me celular tė dashurėn tėnde dhe ta mbash atė filmim nė celular. Mė shumė sesa ēdo gjė kjo tė ēon tek hamendja se kemi tė bėjmė me njė mashkull qė kėrkon tua tregojė atė video meshkujve tė tjerė pėr tu mburrur me trofenė e tij dhe, pa dyshim, kjo nėnkupton njė marrėdhėnie qė s’ka asgjė tė pėrbashkėt me dashurinė. Kėtu qėndron perversiteti i marrdhėnies jo nė lakuriqėsinė as nė mėnyrėn se si bėn seks Inisi, e cila, meqė ra fjala, pikėrisht se ka njė marrdhėnie tė tillė, hipokrite e tė pandjerė, dyshoj shumė se nuk di ende se ē’ėshtė seksi i vėrtetė.


Para disa kohėsh nė Gjermani u hap njė debat i shkaktuar nga njė gazetar i cili e pyeti njė politikane gjermane qė kandidonte nėse nė jetėn e saj kishte simuluar ndonjėherė orgazmėn. Ajo u pėrgjegj se i kishte ndodhur ta bėnte njė herė njė gjė tė tillė shumė vjet mė parė kur kishte qenė e re. Debati u shtri nė atė nėse duheshin bėrė apo jo pyetje tė tilla nė publik nga gazetarėt. Por ajo ēka e shqetėsoi mė shumė njė kritik tė njohur gjerman nuk ishte kjo, por se si kjo grua kishte arritur tė gėnjente, pra tė krijonte njė marrdhėnie tė shtirur nė njė gjė kaq tė rėndėsishme dhe kaq intime si dashuria.


Mė duket se debati mbi skandalin Gjoni mė shumė se nė ēdo gjė tjetėr duhet tė ishte pėrqendruar pikėrisht nė atė se ai zbulon krizėn e thellė qė karakterizon marrdhėniet midis njerėve nė shoqėrinė shqiptare, sinqeritetin e kėtyre mardhėnieve, ndershmėrinė dhe luajalitetin e tyre, aftėsinė pėr tė parė sėbashku nė drejtim idealesh fisnike e tė larta. E ky debat do tė na ēonte mė njė anė tek problemi i hipertrofizimit me pasoja tė rėnda i njė vlere tė vetme, parasė dhe, mė anė tjetėr, tek nevoja e kultivimit tė atyre vlerave qė e kanė bėrė njeriun tė jetė krenar se ėshtė njeri e tė ēmoj e tė zgjedhė nė jetė tė jetėve vlerat qė mishėrohen tek poeti, prifti, artisti, shkencėtari dhe jo tek krimineli, hajduti, mashtruesi, qė frymėzojnė dashurinė e njeriut pėr njeriun dhe jo (sh)pėrdorimi i njeriut nga njeriu.

Nga Web Logu i Fatos Lubonjes

 

Kush jemi ne Pėrdorimi dhe te drejtat Na Kontaktoni Lidhje ©2005