Fakte te reja,
dhe ndryshim mendimi nga faqja jone.

Para disa ditesh
kur Shqiperia u godit me nje nga tragjedite me te thella, shume njerez
(me te drejte) kerkuan doreheqjen e kryeminitrit Berisha.
Paraprakisht,
faqja jone i doli ne mbrojtje Z.Berisha
duke shpresuar se ai nuk do te kishte pergjegjesi, dhe se drejtesia do
te nxirrte ate te paimplikuar.
Por, dita dite kane
kaluar dhe duket se Berisha ka shume pergjegjesi mbi kete tragjedi.
Vete Berisha tha se ne ate fabrike, paketoheshin municion dhe
shiteshin ligjerisht ne Afganistan, por personalisht ai nk kishte
djeni per gjendjen e fabrikes. Aty eshte dhe faj i tij. Si nje
kryeminister qe ka pare disa tragjedi gjate qeverisjes se tij, ai
duhej te bente c'mos qe asgje tjeter mos te ndodhte.
Shume eksperte kane
dale dhe kane thene se jane injoruar nga qeveria dhe nuk jane perdorur
per te c'montuar armatimet e rrezikshme. Ne fabriken e Policanit, ku
ndiqen normat e sigurise dhe ku perdoren ekspertet e fushes, nuk ka
pasur incidente, ndersa ne Gerdec armatimet u lane lene individeve te
paskrupuj si Delia.
Kryeministri beri
dhe nje gafe tjeter ne seancen ne parlament per Gerdecin, duke thene
se ai as qe nuk e dinte se ku binte Gerdeci para tragjedise. Nuk ishin
fjale te zgjedhura per nje udheheqes te vendit, por tingelluan si
fjalet e dikujt qe do te shpetoje prapanicen.
Duket se kombi ka
humbur besimin qe te qveriset nga Z.Berisha, dhe per kete aresye eshte
mire ai te zbrese poshte, te tregohet demokrat i vertete dhe ti lere
vendin zv. kryeministrit.
Ndiqni te rejat e fundit nga
Gerdeci, si dhe opinione tek blogu yne
Postuar me 20 Mars 2008