|
| ||
|
Ne nje qytet te vogel Amerikan ndodhi nje tragjedi qe tronditi jetet monotone e te gjithe banoreve te zones. Ne nje makine te vogel udhetonin pese adoleshente te mirenjohur ne qytezen e tyre me enderrat dhe deshirat e moshes. Makina me adoleshentet u perplas me nje kamion ne nje manover kalimi duke ju marre jeten ne vend. Njolla e gjakut -- edhe pse zbehur -- duket edhe sot, kater muaj me vone. U tronditen te gjithe. Thika e zeze e vdekjes qelloi jo vetem familjet e adoleshenteve por edhe komunitetin e vogel. Pas vdekjes se tyre, policia lokale filloi te ndalonte kedo duke kontrolluar per dokumentat dhe rripin e sigurimit. Nje dite kishin vendosur dy postoblloqe ne 5km, qe te rikontrollonin ata qe u kontrolluan. Nates policet fshihen me makinat e tyre qe te zinin me radare makinat qe shpejtonin, dhe kapen disa duke ju vendosur gjobat me te renda ne librin e zi te policise. Familjet e viktimave e kthyen anen e rruges ne nje katerdrale adhurimi per femijet e tyre. Mbi dhjete kryqe u vendosen, fotografi, lodra, kukulla, dhe pse jo drita rreth kryqeve. Naten dukej si nje skene makabre dale nga ndonje film i frikshem i viteve 1990. Megjithese kujtimi i viktimave mund te quhej i tepruar, askush nuk foli sepse nuk mund ti thuash dikujt tjeter si te mbaje zi, si te qaje per femijen e vdekur. Eshte e pamoralshme. Koha kaloi, dhe cdo dite dukej sikur dicka e re shtohej anes rruges, dhe u be evidente per te gjithe se memorandiumi anes rruges nuk ishte per te vdekurit por te gjallet. Ne fakt, keshtu eshte gjithmone, shumica e ritualeve se varrimeve dhe mbajtjes se zise jane per te gjallet, qe bejne pjese ne procesin e rimekembjes dhe te sherimit. Policet donin te mbanin zi dhe te sheroheshin duke vene gjoba dhe duke thyer ligjin e privatesise se njeriut, ndersa familjaret duke vene arinj lodre anes rrugeve. Historia me lart ilustron se inati dhe merzia pas nje katastrofe eshte nje proces sherimi per te gjallet te cilet ndihen te pamundur per te kthyer kohen mbrapa, ndaj me agresivitet pse jo verberi duan te ndryshojne te ardhmen. Pas katastrofes se Gerdecit ku dhjetra Shqiptare humben jetet, nje opinion ne rritje po kerkon doreheqjen e Berishes, ku sipas tyre faji per Gerdecin eshte i Berishes. Duhet te ndalim pakez, te lejojme te na thahen lotet nga syte, te marrim fryme dhe te mendojme me llogjike te ftohte. 1. Te lejojme qe drejtesia te beje punen e saj. Procesi i hetimit sapo ka filluar dhe do haje kohe per te zbardhur katastrofen makabre te Gerdecit. Ne qe predikojme perparim dhe demokraci, mos te behemi akuzuesi, gjykatesi dhe ekzekutori i kryeministrit Berisha. Ne qe bertasim per progresivitet, mos te tregojme mentalitet "varje," pa pritur per procesin ligjor te mbaroje. 2. Ai qe kishte pergjegjesi e dha doreheqjen. Nje Fatmir Mediu i sinqerte, dhe i emocionuar dha doreheqjen duke pranuar pergjegjesi personale si minister i mbrojtjes, dhe duke vene ne vend te pare humbjen e jeteve te pafajshme. Berisha nuk mund te jete ne djeni te cdo korrupsioni te cdo marifeti qe ndodh ne mijerat e kontraktave qe shkruhen cdo muaj nga ministrite. 3. Kombi ka nevoje per udheheqje te forte tani. Askush nuk eshte me i forte, me i celikte se Berisha. Nuk ka rendesi nese e do apo e urren Berishen, ai eshte nje udheheqes karizmatik, i forte dhe heqja e tij tani vec se rendon situaten. Nuk nderrohet kali ne mes te lumit. 4. Mekatet e prinderve tane i paguajme ne. Nje ushtarak i larte i NATO-s tha qe kjo kishte per te ndodhur heret a vone. Per shkak te cmendurise komuniste, populli yne vazhdon te vuaje nga ai rregjim i mallkuar. Jo vetem qe puna dhe leku per te prodhuar keto materiale luftarake eshte humbur, por edhe na pengojne hyrjen ne NATO dhe na shkaktojne katastrofa. Me pak fjale kjo gjeme do te kish ndodhur, pak rendesi ka kush eshte ne krye te qeverise. Miqte tane tek www.peshkupauje.com kane hapur faqen www.berishaik.com ku i kerkojne doreheqjen kryeministrit. Eshte ne nisme fisnike dhe patriotike te mbash pergjegjes udheheqesit e vendit tend, dhe ata te Peshkut jane me te miret ne fushen e progresit dhe mendimit ndryshe nga turma, por kesaj here jane gabim sepse www.berishaik.com eshte menyra se si ata mbajne zi, eshte kontributi i tyre per zgjidhjen e situates. Por, nganjehere zia dhe inati na verbojne nga realiteti se Berisha eshte kryeminister i zgjdhur nga vota e popullit, dhe nese nuk implikohet nga procesi ligjor, so te dezertonte popullin ne rast doreheqje.
|
||