Revista Tepelena >> Shqipėria

 

Ēami i Filatit dhe kosovari i Mynihut
Nga Albert Zholi

 

 “... GJUHA JONĖ  SA E MIRĖ...”

Bashkė  me njė mikun  tim  hymė  nė  njė  lokal  tė vogėl, nė rrugėn “Zinono” , Athinė, dhe  porositėm nga  njė  birrė. Kamarieri  ishte  njė  mesoburrė  i shkurtėr  e i shkathėt. Ne akoma  nuk  kishin  kėmbyer  dy fjalė, ai  u  gjend me  dy birrat  qė i mbante  majė  gishtave  tė dorės sė majtė, nė  njė tabaka, nė  dukje  argjendi.

-Shqiptarė  jeni  zotėrinj ?- foli  kamarieri  duke  na  pėrshėndetur  me  kokė.

-Po, po  juve, mos jeni  nga Gjirokastra?

Ai qeshi, na  pa nė sy  me dashamirėsi  dhe na tha se ishte  shqiptar, por jo nga Gjirokastra.

-Nga  dialekti  dukeni si gjirokastrit, ia  ktheu  miku  im.

Por unė s’kam  qenė asnjėherė nė Shqipėri ,-sqaroi  kamarieri.

- Si s’keni  qenė  nė Shqipėri ?- pyeta unė.

- Jam  ēam nga Filati,-shpjegoi  pėrsėri  kamarieri. Ndėrsa kamarieri  vajti  tek njė klient  i porsaardhur, ne mbetėm disi tė shushatur.

- Epo  tė ka faj ēami ?! Ėshtė  mė  shqiptar se shqiptarėt –foli  si me  shaka  miku  im  dhe e gjysmoi  birrėn  me njė  frymė.

-I rritur  dhe  i  lindur  kėtej   dhe  e flet  shqipen  mė  mirė  se disa emigrantė  qė mė  shpejt kanė  harruar shqipen  se kanė  mėsuar  greqishten- fola unė me  mikun  e tavolinės.

Nė kėtė kohė  ia  mbėrriti  kamarieri.

-Nuk  dua  t’ju  lė vetėm, por puna ...

-Si ka  ndodhur  qė  nuk  e keni  harruar shqipen?- e pyeti  sėrish miku  im.

-Ndonjė i  ikur  nga  Shqipėria  mund  ta  harrojė, kurėse  ne e kemi  folur  brez  pas brezi . Atė  qė  do  shumė  nuk  e  harron – dhe ai  pėrsėri  qeshi  miqėsisht.

- Kini  vite  kėtu  tek  kjo punė ?- pyeti  miku  im  sa  pėr  tė vazhduar  bisedėn.

- Kam katėr vjet. Mė parė kam qenė nė kurbet. Nė Amerikė, nė Gjermani ...edhe  andej  shqipen  nuk  e  harruam, se do  bėheshim harram...

- Pse thua “ nuk e harruam”?-fola  unė.

- Se nuk kam  qenė  vetėm . Isha nė  punė  me njė  kosovar nė Mynih .Ai kosovari  mbante  ca libra nė shqip  dhe  lexoja edhe  unė  bashkė  me  tė ... “Gjuha jonė  sa  e mirė / sa e ėmbėl, sa e dlirė ...” recitoi  ai  vargjet e Naimit dhe fluturoi  tek njė  klient  i  porsaardhur ...

 

Duke  marrė  vargjet  e Naimit  me vete , dolėm  nga  lokali  tė  mrekulluar.

 Nga Albert Zholi, Athinė 1997

 

 

 Revista Tepelena

 Postuar me 26 Prill 2008
 

 

     Kush jemi ne Pėrdorimi dhe te drejtat Na Kontaktoni │  © 2008 Revista Tepelena