Te investosh ne
Tepelene
nga Arben Salaj
"Ketu ka mbaruar gjithcka" duhet
te behet motoja e Tepelenes, sepse kur pyet banoret e Tepelenes per
gjendjen ne qytetin dhe rrethin tone, ata te gjithe thone: ketu ka
mbaruar gjithcka. Deri diku banoret fisnike dhe krenare te
rrethit tone te vogel kane te drejte dhe te vjen keq teksa meson se
familjet Tepelenase jetojne me nje buxhet minimal, qe ne shtetet e
zhvilluara do te ishte qeshakare te konsideroheshin shuma te atilla si
buxhet familjar.
Ne Tepelene ka
ndodhur nje shnderrim normal i popullsise, ku disa banore jane
shpernguluar ne qytete te medhaja, dhe banoret e fshatrave jane
shperngulur (me deshire) ne qytet, kryesisht Memaliaj dhe Tepelene.
Kjo levizje e popullsise eshte pare me sy te zemeruar nga ata te
ngelur mbrapa, sepse fajesojne ata qe kane ikur per renien ekonomike
dhe mos-ekzistencen e jetes artistiko-sociale ne Tepelene.
Poashtu Tepelena, si gjithe vendi eshte prekur dhe nga ikja e banoreve
ne emigrim duke rralluar popullsine vendase. Ndoshta Tepelenasit
qe jetojne ne rreth e dine, por keto levizje te popullsise jane
normale dhe ndodhin ne cdo vend. C'ka shumica nuk dine, dhe nuk
kuptojne eshte se banojne ne nje vend ideal per te investuar dhe per
te ndertuar te ardhmen. Aresyet per kete mendim vijojne si me poshte.
Te metat e
rrethit.
Tepelena si rreth eshte akoma tejet rural dhe i pazhvilluar.
Infrastruktura eshte shume e dobet dhe veshtireson lidhjen e qyteteve
me fshatrat, qe fshatrat te shesin produktin e tyre ne qytet ju duhet
te bejne rruget e veshtira te Tepelenes. Polarizimi politik nuk
ndihmon klimen nder-qytetare, edhe pse tensionet politike jane ulur
krahasuar me te kaluaren, epitetet "demokrat" apo "socialist"
degjohen neper kafene ende. Ky polarizim krijon nje atmosfere
mosbesimi dhe armiqesie midis banoreve. Mentaliteti provincial eshte
tejet i theksuar ne Tepelene. Kete nuk po e shpjegoj sepse dihet e
meta e nje popullesie te edukuar ne komunizem (psh gjyshi im ende
mendon se "lyerja e flokeve me llak" eshte nje lloj c'thurrjeje).
Ne Tepelene ekziston dhe fenomeni qe ka sakatuar gjithe Shqiperine:
korrupsioni ne qeverisjen lokale dhe organet e rendit. Mos
shperndarja e fondeve spraps me tej zhvillimin ekonomik.
Pozitivet e
rrethit.
Tepelena eshte bekuar me nje mori lende te pare me prespektive
afatgjate ne sektorin e industrise dhe blegtorise. Tepelena
duhet te dominoje tregun vendas per materiale te para per
industrine e ndertimit. Duke parashikuar rilindjen e ndertimit ne
Shqiperi, dikush me ide dhe para duhet te behet i pasur me pasurine
natyrore te Tepelenes. Nuk ka aresye perse bulmeti Tepelenas -- nje
nga me te miret ne bote -- mos te dominoje tregun Shqiptar. Ne
nje kohe kur origjinaliteti dhe cilesia po bie nga prodhuesi vendas
(psh perdorimi i hormoneve ne bageti) fermeri Tepelenas mund te
nxjerre ne treg bulmet te cilesise se larte. Tepelena ka nje burim uji
te papare dhe akoma mbetet i pashfrytezuar me efikasitet. Nuk eshte e
thene qe te kete vetem nje firme uji ne Tepelene, qe i perket
shtetasve te huaj. Nje fushate e mire marketingu bazuar mbi
patriotizem mund te hynte thelle ne tregun e majme te ujit Tepelena.
Ai uje qe i perket Tepelenes, i shton pasurine vetem Italise, dhe
minimalisht atyre qe jane punesuar nga firma. Tepelena ka nje
bagazh te madh turistik. Detet Shqiptare nuk jane mundesite e vetme te
turizmit tone. Kush nuk do te kalonte nje jave ne nje vile pushimi ne
mal, ku cdo dite jo vetem te merrje ajerin e paster te malit, por te
shijoje dhe ushqimin e paster lokal? Me mire ne Tepelene se ne Tiranen
me ajer kancerogjen.
Tepelena ka nje
natyre te mrekullueshme dhe nje treg qe tani per tani favorizon
investimet fillestare, dhe mesatare. Me zhvillimin e pashmangshem te
rrugeve -- si edhe po nodh ne jug te Tepelenes -- do te ishte nje
mekat i vertete mos te investoje dhe mos te kishe prona ne Tepelene.
Mbi saturimi i qyteteve te medhaja po ndodh tani, dhe do te vazhdoje
per rreth 10 vjet, me vone mundesite e zhvillimit do te drejtohen
drejt provinacave qe jane te pa vjelura nga aspekti ekonomik.
C'duhet bere?
Vendasit duhet ta kuptojne se jane ulur mbi nje minjere floriri dhe
mos te shikojne nga duart e qeverise por te marrin iniciativen vete.
Iniciativa e tepelenasve ka filluar te duket ne disa investime lokale.
Nga bisedat qe pata me disa biznesmene vendas me shume investime
lokale do te vijojne ne te ardhmen ne fushen e industrise, turizmit
dhe bulmetit. Ata qe jetojne jashte Shqiperise, do te benin gabim te
mos kishin prona dhe shtepi ne Tepelene. Me ndertimin e rrugeve, ku
Saranda do te jete rreth 1 e 30 minuta larg, Tirana rreth 2 ore e
gjysem, vendndodhja e Tepelenes eshte e persosur per investime dhe
prona.
Gjate festimit te
10-vjetorit te hapjes se fabrikes se ujit Tepelena, shumica e
popullsise shikonte me zili pronaret Italiane, dhe mendimi dominant
ishte: keta u bene te pasur me ujin tone, pse nuk e mori ndonje
Tepelenas iniciativen. Llafet dhe shkrimet jane te kota dhe veprimi ka
rendesi. Duhet filluar qe tash me hartimin e planeve, edukimin e
individit, qe neser te behemi vete te pasur me pasurite e vendit tone.