Revista Tepelena >> Shqipėria

 

Dhuna ndaj gruas ne Shqiperi: Fenomen apo pasoj e mentalitetit?
Nga Jorida Pasku
 

Dhuna


Dhuna ndaj gruas ėshtė njė dukuri botėrore, por vendi ynė mban pėrqindjen mė tė lartė tė pėrhapjes sė kėtij fenomeni nė tė gjithė Ballkanin. Kjo shpjegohet me faktin se shoqėria shqiptare,e identifikuar si njė shoqėri patriarkale, ka njė histori tė gjatė tė dominimit tė burrave nė jetėn sociale. Emancipimi i gruas ėshtė pėrmendur thjesht si princip,por nė tė vėrtetė ajo ka qenė e ndrydhur dhe ka marrė pjesė shumė pak nė endimmarrje.Pas viteve 90, kur ajo preku ndryshime reale, media pasqyroi shumė raste dhunimi tė gruas dhe nėpėrkėmbje tė tė drejtave tė saj. Pėr herė tė parė kėtė vit,Instituti i Statistikave (INSTAT) nė bashkėpunim me Unicef po bėjnė njė studim pėr numrin real tė grave qė dhunohen, tė atyre qė dhunuesit u kanė marrė jetėn dhe si kanė ardhur kėto shifra nė vitet nė vijim. Urojmė qė ky studim tė jetė njė kėmbanė thirrjeje pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tyre.Ligjet qė dėnojnė vetėm vrasėsit e deklaruar, nuk i vlejnė realitetit shqiptar. Ēdo grua ka nevojė tė mbrohet nga njė ligji, para se dhuna tė ndodh. Jeta private e familjes duhet tė jetė e hapur ndaj jetės publike, pėr ēėshtje qė prekin tė drejtat e ēdo pjesėtari tė familjes.Deri mė sot, mentaliteti ka qenė “barra” e ēdo gruaje tė dhunuar. Ajo shpesh ka zgjedhur tė hesht, tė harrojė vetveten, tė pėrjetojė situate nga mė poshtėrueset. E nė rastet kur dhunuesi ka qenė tepėr i irrituar ka arritur nė njė fund tragjik. Edhe sa do tė zgjasė ky “kalvar” vuajtjesh nė kurriz tė gruas?!





Pėr tė qėnė sa mė i prekshėm ky problem pėr tė gjithė lexuesit, po pasqyrojmė historitė reale tė dy grave, tė cilat e kanė “pranuar”dhunėn pėr njė kohė tė gjatė nė ambientet e tyre familjare. Ato kanė reaguar vetėm kur poshtėrimi i ka kaluar pėrmasat njerėzor, kanė guxuar t’ia rrėfejnė hapur problemin e tyre shėrbimit psikologjik dhe tashmė jetojnė tė ēliruara nga “guaska” e dhunshme e bashkėshortėve. Revista “Spektėr” kėrkon mirėkuptim nga tė gjithė lexuesit qė nė tekstin e mėposhtėm nuk pėrmenden emrat e tyre. Kemi ndjekur kėtė praktikė,pėr arsye etike dhe profesionale.Psikologia e njė qendre shėrbimi social nė kryeqytet, Milika Dhamo,na ndihmon tė kuptojmė dramėn e thellė qė kėto gra kanė pėrjetuar.Para sė gjithash, ajo kėrkon tė theksojė bindjen se tė gjitha grate ia dolėn mbanė tė krijojnė njė jetė tė re, edhe pa “pronarin legjitim” tė tyre.

“Unė e dua kėtė fėmijė, do ta lind dhe do ta shes pėr tė blerė njė armė, qė tė vrasė tė gjithė ata qė mė vranė.”

Ka rrėfim mė rrėnqethės tė dale nga goja e njė gruaja... Ajo harroi vetveten, shkeli me kėmbė personalitetin e saj, pėr shkak tė njė historie dashurie tė pamundur.Familja e saj jetonte nė njė provincė, larg kryeqytetit. E rritur nė njė familje patriarkale, ishte edukuar qė jetėn e saj ta drejtonin vėllezėrit. Marrėdhėnia me ta filloi tė mos ishte si mė parė, kur ajo dashuroi dikė nė fshat. Edhe pse lidhja e tyre ishte tejet e fshehtė,nuk qėndroi mė e tillė kur pas disa kohėsh ajo ngeli shtatzėnė.Burrat e familjes ushtruan dhunė tė skajshme mbi tė, duke mos e pyetur kurrė vetveten a ishte e drejtė kjo. Pas disa kohėsh i vdes e ėma. Pikėllimit tė madh pėr vdekjen e saj iu shtua dhe akuza e vėllezėrve tė cilėt e fajėsuan atė pėr kėtė ngjarje. Duhej tė ndodhte kjo histori, qė ata t’I jepnin tė drejtė vetes ta largonin nga shtėpia. Nė kėtė mėnyrė, “u vu nė vend nderi i familjes”.p3_566662453.gif Njė grua e cila krijon njė marrėdhėnie dashurie tė fshehtė dhe qė nuk pranohet nga i dashuri i saj, nė mentalitetin ku jetojmė “duhet” tė trajtohet kėshtu. Ky mentalitet e largoi nga “ngrohtėsia e familjes” dhe e flaku “nė katėr rrugė”,kryq. Pas dy javėsh u gjet nga dikush, i cili si zgjidhje tė parė pa shėrbimin psikologjik nė kryeqytet.Punonjėsit socialė tė klinikės e gjetėn tejet tė shformuar, tė mbushur me dhembje pėr situatėn e saj, tė pikėlluar pėr humbjen e sė ėmės, nė mes tė kaosit. Ajo ishte nė atė gjendje sa pohonte: “Unė e dua kėtė fėmijė, do ta lind dhe do ta shes pėr tė blerė njė armė, qė tė vrasė tė gjithė ata qė mė vranė”. Falė forcės sė brendshme nė vetvete dhe trajtimit psikologjik dhe mjekėsor, ajo sot ka njė punė, njė fėmijė qė do ta falėnderojė qė e solli nė jetė dhe dėshirėn pėr t’i ndihmuar gratė e tjera tė tė njėjtės situatė. Kjo grua arriti tė stabilizonte marrėdhėniet me tė afėrmit e largėt tė saj,kushėrinjtė dhe kunatat. Qendra sociale, u interesua tė shėndoshte marrėdhėnien me babanė e fėmijės, por ai e mohoi deri nė fund. Ndėrsa vėllezėrit dhe babai,e kanė harruar inatin, e kanė pranuar tė heshtur dhe nuk janė mė agresivė. Duke i dhėnė vetes forcė, kjo grua mėsoi tė krijonte njė jetė tė re, edhe pse jo nėn hijen e bashkėshortit. Ajo ėshtė pėrfshirė nė skemat e trajnimit tė shėrbimeve tė punėsimit, duke menduar tė rrisė aftėsitė e veta pėr njė punė mė tė paguar.



Gra me trauma tė pa rrėfyera

Nė njė situatė tė dhunshme mes njė gruaje dhe bashkėshortit tė saj, ajo plagoset shumė rėndė.Tingėllon e dėgjuar mė parė.Kemi hasur dhe herė tjetėr histori tė ngjashme me kėtė. Po ėshtė e vėrtetė. Kronika e zezė e mediave shqiptare, ėshtė e pasur me drama tė tilla. Por secila prej tyre, ka diēka tė dhembshme pėr tė thėnė. Gruaja e kėsaj historie u tha “jo” rrahjeve tė vazhdueshme, poshtėrimit personal dhe pranoi divorcin.Ajo mori shėrbimin mjekėsor pėr ta lindur fėmijėn e dytė, iu nėnshtrua njė rehabilitimi shumė tė madh dhe nė fund arriti tė stabilizohej. “Menduam se shėndeti i saj mendor, trazirat e saj emocionale, vuajtjet dhe lėngatat e saj do ta preknin fėmijėn, por nuk ndodhi kėshtu”- shpjegon psikologia Dhamo. Ja dhe njė grua tjetėr qė e mposht mentalitetin dhe nuk ka frikė sesi do tė shihet nė sytė e tė tjerėve.Kėto dy histori u bėjnė apel gjithė tė tjerave, qė tė besojnė qė mund t’ia dalin mbanė edhe vetėm.



Mentaliteti, barra e rėndė qė mbart gruaja nė Shqipėri.

Gratė nė vendin tonė, nuk e perceptojnė veten si tė fuqishme ekonomikisht, njė arsye kjo shumė e fortė pėr tė mos e pranuar divorcin. Ato i tremben tejzgjatjeve kohore tė procedurave gjyqėsore. E shohin tė ardhmen shumė tė errėt, i frikėsohen faktit sesi do tė ecin me fėmijėt, me ekonominė, me thashethemet qė do tė fliten. I fundit problem qė ato shohin ėshtė vetvetja, sesi koncepti i tyre pėr veten ėshtė shkatėrruar,si ėshtė shėndeti i tyre mendor dhe stabiliteti emocional. Janė mė shumė tė ndjeshme ndaj nevojave ekzistencial dhe sociale, sesa psikologjike.



Dhuna ėshtė njė dukuri shumė komplekse dhe me shkaktarė shpeshherė mistikė.

Fenomeni i dhunės trajtohet shpesh, gjithashtu dhe shkaktarėt e saj. Kjo rubrikė kėrkon tė shpjegoj mė tepėr pėr njerėzit e dhunshėm.” Ne e shikojmė dhunėn si njė dukuri konstante, por njerėzit e dhunshėm nuk identifikohen si qenie tė tilla”- pohon psikologia. Ajo tregon se kėta persona nuk arrijnė ta menaxhojnė dot irritimin e sistemit mendor. Ata kanė “aftėsi” biologjike, pėr tė mos e kuptuar dot dhembjen e tjetrit. Janė pikėrisht ata fėmijė pėr tė cilėt nėnat ankohen: “E raha por ai nuk kupton, ai nuk ndjen”. Kėta fėmijė kur rriten sigurisht qė bėhen dhunues.Tjetėr kategori dhunuesish janė ata qė kanė mungesa tė theksuara komunikimi. Nuk e pėrpunojnė dot informacionin qė marrin, duke e perceptuar kėrcėnimin aty ku ai nuk ekziston.Kjo shpjegon irritimin e shpejtė tė atyre burrave, tė cilėt jemi mėsuar t’i tipizojmė si karaktere “qė nxehen shpejt”. Por,karakteret mė tipike tė historive tė tilla janė personat qė ndihen shumė tė vetmuar. Nėse njė burrė e kupton qė gruaja e vet po e braktis, atij i riaktivizohet psikoza e fėmijėrisė dhe bėhet i dhunshėm. Kėta individė e ushqejnė veten me mendimin se kanė shumė forcė pėr t’i dėmtuar tė tjerėt, pavarėsisht se ata mund t’i braktisin. Ky shpjegim nuk i justifikon absolutisht ėta persona, por i bėn apel prindėrve edukues qė t’i kurojnė kėto sjellje tė fėmijės qė nė moshė tė hershme.



Cila gra nuk e denoncojnė dhunėn?

Vetmia dhe mungesa e pėrkrahjes ekonomike, janė faktorėt kryesorė qė gruaja shqiptare ndikohet pėr tė mos e denoncuar dhunėn. Shumė gra pranojnė tė heshtin, tė provojnė tortura nga mė tė ndryshmet,vetėm pėr tė qėndruar nė “strehėn e rreme” familjare.Brenda saj ato ndihen tė fshehura nga paragjykimet, justifikohen brenda mjedisit social si persona me njė familje tė kompletuar,duke harruar veten dhe e nėpėrkėmbur atė.”Ato janė kandidate pėr ta pranuar dhunėn si njė dukuri normale, vetėm pėr tė mos pėrjetuar vetminė, pėr tė mos dalė nė rrugė pa burrat e tyre,pėr tė mos qenė tė detyruara t’i japin shpjegime tė tjerėve”-sqaron Milika Dhamo. Meqė ka njė rritje botėrore tė arsimimit tė gruas, mendohet qė do tė ketė dhe njė ulje tė atyre qė o ta pranojnė dhunėn. Por nė praktikė nė vendin tonė, nuk ndodh kėshtu. Shkolla bėn pak shumė pak pėr edukimin social.Aty ka mungesė programesh tė veēanta ku personat tė mėsojnė tė zhvillojnė shprehi komunikimi, duke i lėnė rrugė tė lirė marrėdhėnieve lehtėsisht tė atakueshme midis personave.Shumė prej grave tė arsimuara,veshin njė maskė pėr veten dhe kėtė maskė duhet ta ruajnė me ēdo kusht. Nuk e kanė kurajon civile ta denoncojnė dhunėn,sepse maska e ruajtjes sė imazhit tė mirė pėr veten ėshtė shumė e rėndėsishme.



Ndihma e psikologut, ende e papranuar nė Shqipėri.

Pėrvoja e tė folurit me psikologun, ėshtė shumė e re dhe e pasigurt. Nė vendin tone ekziston njė ekspertizė pėr t’I ndihmuar rastet e dhunės, por psikologu vazhdon akoma tė identifikohet si njėri qė merret me shėndetin mendor dhe “shėndeti mendor ėshtė njė turp i madh”.A thua se truri nuk ėshtė njėlloj si zemra qė sėmuret dhe vuan? Shumė persona mendojnė se ėshtė mirė tė shkosh tek kardiologu, por jo tė shkosh tek psikologu. Ai ėshtė njė lloj specialisti i mirėmbajtjes sė shėndetit mendor. Njerėzit nuk e dinė qė duke marrė shėrbime psikologjike rrisin jetėgjatėsinė e fektivitetit tė tyre mendor.

 



Kėshilla e psikologut

Tė gjitha ato gra qė kanė pėrjetuar trauma dhune, kanė nevojė tė menjėhershme pėr shėrbim social tė koordinuar mė shėrbim mjekėsor. Gjithashtu,ato duhen tė mbrohen denjėsisht nga ligji. Nėse kėto shėrbime jepen njėkohėsish, gruaja arrin ta rehabilitojė vetveten. Nėse ato merren veē e veē, atėherė efekti nuk ėshtė shumė i madhe.Duhet njė periudhė 6 mujore qė personi i trajtuar, tė kthehet nė gjendjen e mėparshme.

Nga Revista Spekter


 

 Postuar me 28 Korrik 2008
 

 

     Kush jemi ne Pėrdorimi dhe te drejtat Na Kontaktoni │  © 2008 Revista Tepelena