Guida Tepelena Gazeta Lekdushi Ali Pashe Tepelena
 Faqja Kryesore >> Revista Tepelena

C'te bej une ne Tepelene?

(Kjo eshte nje e-mail i ardhur ne adresen tone elektronike, nga nje i ri Tepelenas)

Pershendtje stafi i tepelena.com, kam kohe qe vi tek faqja ku lexoj artikujt dhe forumin. Keni bere nje pune te mire me kenget labe, them se ato jane te rendesishme, dhe brezi i ri coku i ka karruar. Une i pelqej shume.

Kam lexuar se ju qe jeni jashte Shqiperise, me studime dhe emigracion thoni pse nuk rrine njerzit ne Tepelene, pse nuk kthehen njerzit te Tepelene.  Ideja eshte e mire, por a keni harruar jeten ketu? Sikur ta donit kaq shume pse nuk qendruat. Une jam 17 vjec dhe mbarova vitin e trete ne gjimaz.  Nuk behet shkolle fare, shkonim sa te merrnim nje note. Ky eshte viti i fundit dhe mundesite per te qendruar ketu jane zero.  Nuk ka asnje te ardhme dhe jeta eshte bosh. Nuk ka asnje argetim.  Bejme ndonje cik qejf kur behen ekskursione ne Sarande, se i shpetojme pak realitetin tone.  Aty jemi dhe me lirshem me ndonje vajze qe kemi qejf, se ne Tepelene as qe nuk behet fjale per lidhje apo cifte, si jane ne Tirane apo jashte.  Ketu pellcet sherri.

(Kjo pjese eshte redaktuar pjeserisht)

C'te bej une ne Tepelene? Ditet i shtyjme ne kafenete e lodhura te Tepelenes, here tek kalaja e here tek lokali i Alemit. As qe behet fjale per nje aktivitet, per kercim, per sport, per dashuri si ja ka enda moshes.  Realiteti na detyron te sillemi si te medhenjte, te kemi grupin tone dhe te shikojme si te forte ata qe nuk na pelqejne.  Jemi te lodhur duke pare te njejat fytyra, ca jane si monstra, ca jane si te lodhur nga jeta, dhe ate vajze qe mund te pelqejme e pelqejme fshehurazi, kush merret me fisin  e saj xheloz.

Shumica e dites kalon ne internet kafe, ka nja dy ketu. Ndonje dite vemi dhe ne Uje te Ftohte por edhe ai vend eshte bere kufome, nuk shkon me njeri, dhe ambjenti eshte i qelbur. Duke marre keto parasysh, sa te me dale ndonje rast, do iki dhe une nga ky vend, dhe do bej si atdhetar nga jashte.


Autori nuk pranoi te vendoste emrin ne kete artikull.

Postuar me 27  Gusht 2007


 

 

     Kush jemi ne Pėrdorimi dhe te drejtat Na Kontaktoni Lidhje │ © 2006 Revista Tepelena