Guida Tepelena Gazeta Lekdushi Ali Pashe Tepelena
 Faqja Kryesore >> Revista Tepelena

Nen thundren e tragjedise, kombet rigjejne miqesine...

Disa here harrojme se shtetet jane si njerzit, sepse ne fund te fund ato perfaqesojne njerez.  Ka disa raste qe kalojme mire dhe ne paqe me fqinjet tane por ka dhe raste kur lindin konflikte dhe mosmarreveshje.  Historia e Greqise dhe Shqiperise eshte e mbushur me ndodhira qe bien ne te dyja kategorite: ne ate te paqes dhe konfliktit.  Shpesh ndodh qe nga te dyja anet konflikti dhe mos marreveshja amplifikohet me shume se aktet e miqesise dhe fqinjesise te mire.  Problemet jane te shumta midis kombeve, dhe disa prej tyre jane themelore, por ne mes te konkurrences Ballkanike, kemi harruar se jemi te gjithe njerez, te krijuar te barabarte nga Zoti, dhe nese komshiu vuan, padyshim qe vuajme dhe ne.

Zjarret nga ferri, qe kane pushtuar se fundi dy vendet (Greqi dhe Shqiperi), kane treguar me se miri se rreziqet qe sjell natyra na bashkojne, na bejne te mendojme na bejne te harrojme merirat historike.  Greqia javen e kaluar eshte zhuritur nga zjarre te tmerrshme qe jo vetem kane shkaktuar deme te pamendueshme monetare, por kane humbur jeten dhe 60 veta, disa prej tyre Shqiptare emigrante qe vdiqen tyre luftuar flaket.  Nje Shqiptare trime vdiq duke shpetuar turiste ne Greqi.  Ne te njeten menyre mijera zjarr-fikes Greke, por edhe Europiane kane rrezikuar jeten per qytetaret Greke dhe emigrantet Shqiptare.

Midis nesh mund te keni disa individe qe gezojne ne shpirtrat e tyre te zinj per kete tragjedi qe po i ndodh Greqise; ne nje forum dikush u shpresh "mire ti behet Greqise." Keta fodulle kane lene ultra nacionalizmin dhe urrejten ti verbojne dhe mos te shikojne anen humane te kesaj tragjedie moderne.  Humbja e jetes dhe demi katastrofik material nuk i ben mire askujt.  Nuk llogaritet sa Shqiptare do kene humbur punen dhe shtepite keto dy javet e fundit te zjarrit.  Qindra mijera emigrante jane nje pjese e infrastruktures ekonomike Greke, me punen e tyre jo vetem qe ndihmojne vetveten dhe Greqine, por edhe ndihmojne Shqiperine.  Goditja ekonomike e zjarreve do te ndihet me se miri dhe ne Shqiperi.  Gati 60% e importit Shqiptar, vjen nga Greqia, eshte e llogjikshme se Shqiperia do te goditet rende nga renia e fluksit te parase dhe mallrave.

Qeveria Shqiptare dhe populli yne duhet ti gjendet prane Greqise ne keto dite te veshtira, edhe pse Greqia nuk u gjet prane nesh ne luften e Kosoves.  Zemra e Shqiptaret eshte e serte, por bujare, ne nuk mund ti themi mikut dhe fqinjit: JO. Bie ne kundershtim me filozofine kombetare te mikpritjes.  Nuk ka dyshim se Greqia ka nevoje per me shume nga c'mund ti japim ne, por gjesti i miqesise do te vleresohet pa kufi. 

Postuar me 27  Gusht 2007


 

 

     Kush jemi ne Pėrdorimi dhe te drejtat Na Kontaktoni Lidhje │ © 2006 Revista Tepelena