|
|
Atje dhe prape mbrapa... pjesa
e trete (pjesa e pare) (pjesa e dyte)

Rruga e vjeter Tepelene-Tirane nuk merr me 7 ore sepse jane
rregulluar rruget dhe jane bere autostrada te reja. Por merr 7
ore sepse trafiku eshte i mbi renduar. Aski rrugor Tirane -
Durres eshte nje udhetim ne purgator. Makinat e vjetar qe
bejne pluhur shume rrine te ngjitura deri sa kalon Durresin. Nga
Tirana deri ne Fier udhetohet per 2 ore, me tej autostrada nuk
ka vazhduar dhe me kane thene qe ka plane per ta shtrire
autostraden deri ne bashkimin e rruges me autostraden
Gjirokaster-Kakavi. Pra e vetmja rruge jo e rreguluar eshte aksi
Fier-Tepelene, dhe qe eshte aksi me i bezdishem.
Rruga gjarperonte neper kodra e male dhe une po mahnitesha per
here te pare. Duke jetuar ne Shqiperi per 17 vjet nuk e kisha
kuptuar kurre bukurine e vendit tim; ato maja te larta qe zihen
me rete here-heres, fushat e gjera qe lumenjte ju shuajne etjen
gjate vapes, dhe mikpritjen e nje individi qe nuk e ke pare
kurre. Te gjitha keto po i perjetoja me nje sens falenderimi,
per traditen e bukur qe kemi, dhe per bekimet qe Zoti na ka
dhene me anen e natyres.

Memaliaj: Memaliaj e pashe nga larg me nje deshire per ta
vizituar me vone dhe per ti bere fotografi. Nga rruga dukeshin
ca ndertesa te reja dhe nje kishe gjigande nga vendi ku
Memalijotet i thone 'nga fushat'-do ta vizitoj qytetin me
vone-rruga me conte me shume drejt Tepelenes, emocionet per me
shqyenin zemren. C'ne kjo kishe gjigande ne Memaliaj? Ajo
ndertetse edhe pse e bukur, mund te mbante ne te gjithe
popullsine e rrethit, pse po hidhen gjithe keto leke ne fe kur
ka nevoje per dicka me thelbesore?
Tepelena: Qyteti kishte ndryshuar fare pak. Monumenti i Ali
Pashait i jepte hijeshi dhe nje sens historik agjensise se
Tepelenes. Lokalet perreth qene rregulluar disi, por hija e
emigracionit kishte rene dhe mbi qytet. Rinia nuk dukej rrugeve.
Qene bere ndetime shtese neper shtepi ekzistuese, ndonjehere ato
shtesa dukeshin bukur, me te shumten e rasteve ngjanin si pucra
te zeza mbi shtepi modeste. Makina e mbingarkuar e dajos ngjiti
maloren e rruges qe kalon atje ku ka qene furra e vjeter e bukes,
tek kryqezimi i shkolles tete vjecare "Avni Rustemi", dhe u
bashkua me rrugen qekalon anash ish fushes se futbollit. Pallati
im ngjante i vjeter, i izoluar dhei braktisur. Zhurmat e
femijeve lozonjare, bertitjet dhe fytyrat e njohura e kishin
lene pallatin 99 prej kohesh. Ne shkalle nuk qene me vajzat
simpatike te hyrjes time, ne vend kishin mbetur ca shkalle qe
renkonin ne kujtimet e nje periudhe me te thjeshte dhe me te
gezuar.
U ula ne divanin e ri te prinderve te mij per here te pare pas
pese vjetesh, gjithcka dukej e huaj dhe e cudtishme.
Vazhdon ne numrin qe vjen |
|