|
|
Atje dhe prape mbrapa... pjesa
e dyte (pjesa e pare)
Rome:
Ndryshim i madh midis realitetit Amerikan dhe atij Europian.
Aeroporiti i Romes eshte nje aeroport qe mund te gjendet ne
ndonje shtet jo shume te zhvilluar te Amerikes. Nuk ka levizje
fare dhe sherbimi eshte amatoresk, dyqanet per te blere dicka
per te ngrene jane te rralla dhe mezi behet fjale per dyqane
suveniresh. Neper aeroport ka papasterti dhe personeli u
pa duke biseduar cepave nen qeshje te kota. Te pakten ky
realitet Italian me pergatit per Rinasin Shqiptar, nje nga me te
vegjlit ne zhanren e saj.
Rinasi:
Nuk ka shume per tu thene mbi aeroportin e Rinasit pervec fjales:
Primitive. Nuk e mendoj pse aspirojme te hyjne ne BE me
aeroporitn tone qe nuk ka as rregullat me elemetare te
fluturimit. Linjat e gjata per vulosjet e pashaporta jane te
bezdishme ku miku dhe ndonje i njohur sundojne arenen. Pasi
morrem valizhet pas nje priteje te gjate u drejtuam drejt deres
ku nje mori njerzish prisnin te afermit e tyre. U rrethova nga
disa lypsare qe vetem dinin nje fraze: Na fal noi gjo, ta boft
Zoti hallall. Nje femije rreth moshes 9 vjec, qe me kembengules
se te tjeret, duke perseritur frazen e tij me ndoqi gati deri
tek makina e dajos. E pyeta si e quanin, pergjigjia e tij Na
fal noi gjo, ta boft Zoti hallall, e pyeta perseri por cunaku
mu pergjigj me te njejten shprehje, duke mos me pare ne sy por
duke pare diku tutje ne horizont pa ju vene veshin fjaleve te
mija. Ky cinizm qe erdhi nga cunaku me ftohu idene per ti
dhene leke.
Pamja e Shqiperise nuk do te permiresohej gjate rruges se
Rinasit per ne Tirane. Ndertime jo sistematike dhe te shemtuara
kishin rrethuar rrugen e ngushte dhe me gropa, si Shqiptar u
ndieva jo mire duke pare vendin tim aspirant per te hyrene BE,
te bente nje paraqitje kaq te shemtuar nder te huajt e pakte qe
vizitojne Shqiperine nga Rinasi. Ndryshimet e shume perfolura na
qenkan bere vetem ne reklamat politike anash rrugeve, dhe
reklameve te cingarit Slim. Me erdhi per te keq teksa neper
rruge shikoja njerez te gjakut tim mbi nje gomar, ose duke
pjekur misra, ose duke shitur arra apo ndonje prodhim domestik
nen kontrastin e tabllove politike qe premtonin per nje jete me
te mire.
Pra ata qe jeten e kane
sketerre propagandohen per nje te ardhme me te mire qe nuk ka
per te ardhur kurre. Nuk eshte thjesht pesimizem eluziv, por
shqiptaret nuk kane deshire per te ndryshuar, sepse kur bejne
dicka keq thjesht thone: Epo keshtu e kemi ne ne Shqiperi,
sikur thjesht te qenurit ne Shqiperi te justifikoje veprimin
negative. Dhe une Shqiptar jam, por mendoj se ndryshimi vjen
duke ndryshuar nje individ me rradhe. Ne hyrje te Tiranes,
disa ndertesa te reja binin ne sy, por tymi, zhurma, pluhuri dhe
trafiku prej xhungle ua hiqnin vleren, duke i lene si dy lule
mesh mes gjembash. Ah po, kishte me reklama te cingarit "Slims"
qe cingar femeror, qe ne Shqiperi konsumohej nga burrat.
Rruga per ne Tepelene: Eshte nje gabim te krahasosh realitetin
Amerikan me ate Shqiptar, sepse jo vetem qe nuk perputhen por
edhe behesh jo objektiv. Shqiperia eshte e varfer me
standartet Europiane, me rruge jo te mira, me pluhur dhe njerez
te zhytyr ne varferi. Por, shpresa ekziston se fryma e
punes dhe e prosperitetit do te ngulitet thelle ne ndergjegjien
Shqiptare. Kur ke shume vjet larg Shqiperise, reagimi i pare kur
shikon atdheun eshte shokues, me vone teksa mesohesh me vendin
tend gjithcka vihet ne prespektive: 1. Ndryshime thelbesore mund
te mos jene bere, por prape ndryshime jane bere, 2. Njerzit jane
me optimiste, 3. Tensioni politik eshte ulur ndjeshem, 4.
Siguria eshte ngritur goxha, 5. Njerzit kane deshire per
zhvillim, dhe kur kjo ndodh vendi sipas kerkeses se popullit
ndryshon vetvetiu.
Vazhdon ne numrin qe vjen |
|