|
|
Atje dhe prape mbrapa... pjesa e pare
Data e udhetimit u zvarrit papritur ne jeten time, pakuptuar po
jetoja castet e fundit ne New York, per te lene token Amerikane
per nje muaj. Destinacioni eshte Shqiperia e vogel, qe token e
saj kemba ime nuk e ka shkelur prej mese pese vjetesh.
Kur nje njeri largohet per nje kohe te gjate nga vendi qe e
rriti, realiteti I atjeshem I duket surreal. Sikur Shqiperia te
ish vetem nje vend i lexuar ne libra dhe Atlase boterore. Por ja,
gjendem ne bordin e nje avioni qe i perket AlItalia. Jam 6745
kilometra larg Romes, qe sigurisht eshte destinacioni im i
perkoheshem, me vone Tirana nuk gjendet dhe aq larg.
Ne avion skena i ngjan nje filmi artistik; aty ke nacionalitete
te ndryshme qe kane nje qellim te perbashket: ti hypin kesaj
makinerie ne ajer dhe te mberrijne ne nje toke tjeter ku i
presin te afermit. Une jam nje prej tyre, Shqiptar i jugut, qe
pas pese vjetesh vendi i tij i eshte kthyer ne vend te huaj, dhe
vendi i huaj eshte kthyer ne atdhe. Nuk e di nese kjo anomali
perjetohet nga te gjithe, por udhetimi im ne Shqiperi me duket
si enderr, si nje ekspedite ne nje vend te panjohur.
Megjithate, truri nxjerr nga memoria e vet kujtimet e hershme te
ngulitura thelle ne ndergjegjien time, ja me kujtohet Tepelena
rreze nje kodre, uji i qete i Vjoses dhe zbrastsia e rrugeve
gjate oreve te drekes. Me teper per keto kujtime kur te
freskohem ne ujerat e ftohta te Drinos.
................
Shqiptaret duken ne aeroport, jane ata me dhjetra valixhe dhe
bertasin apo hapin rrugen sikur aeroporti te ish bacja e tyre
personale, dhe sigurisht teksa agjentja kontrollon dokumentat,
Shqiptaret bejne komente tallese per njerzit perreth duke qeshur
me te madhe. Jemi komb madheshtor, por I cuditshem.
Gjithmone
kur njerzit vendosen ne nje avion sjellin me vete dhe egon e
tyre. Femrat sidomos sjellin deshiren e tyre te pakufizuar nga
rrethanat per tu dukur te bukura dhe ne kontroll te vetvetes.
Ndersa meshkujt sjellin intergritetin e tyre dhe deshiren per
mos tu dukur si te dobet. Pas tre oresh ne avion dhe te gjitha
keto qe permenda jane harruar nga te gjithe ne. Gjithekush
shtriqet ne sediljen e vogel te avionit per te gjetur sadopak
rehat, floket e vajzave shpurpuriten, tualeti i tyre i vendosur
me kujdes eshte fshire ne kokat e sediljeve, ne rroba dhe kudo.
Ndersa meshkujt kane varur koken ne duart e tyre duke treguarse
gjumi eshte me i forte se kusho. Kjo me ben te mendoj se ku
njerzit jane nen presion dhe te lodhur ata tregojne veten e tyre
te vertete, ndaj dhe e dua rracen njerzore, bukurine dhe
misterin e saj.
Ne nje moment jemi te zhytur ne pompozitetin
tone ndersa kur halli troket tek dera kolektivisht i dorzohemi
te njejtit fat. Zoti ne zgjuarsine e tij na ka vene kufinj si
njerez, na ka nderthurur me mister dhe madheshti, ne imazhin e
tij. Pas murit te pare te mbrojtjes nga ndrydhja qe ka cdo njeri,
gjendet vetja e tyre e vertete. Sepse sikur te jemi qenie te
evoluara, do te kishim gjetur nje menyre te evolonim ne qenie te
pavdekshme ose ne qenie qe nuk lodhemi dhe keputemi nga rruga e
gjate. Dhe dy ore per te mberritur ne Rome, dhe me duket ende
sikur jam ende New York, tani qe jam larg po me merr malli.
Eshte e thene qe globalisht njerzit nuk i pelqejne ndryshimet,
une jam njeri prej 6 bilioneve te njerzve qe ndryshimet nuk i ka
qejf.
Vajza greke qe eshte ulur para meje, u cua neper gjume dhe
perqafoi sediljen e saj (per te gjetur pakez rehat), une
qesha-jo me tallje- por me admirim. Kur lodhja na godet dhe na
ben telef, nacionaliteti hyn pak ne pune. Italiane, Shqiptare,
Greke, Amerikane, Meksikane, te gjithe shtrire cepave te avionit,
askush nuk eshte racist apo elitist ne keto momente, te gjithe
jemi njerez. Per cudi gjumi as qe ka trokitur ne qepallate
syve te mij, ose ndoshta e kam zbuar me mendime te harruara
pertej nacionalitet dhe materializmit modern.
Pak nga pak te gjithe po zgjohen, ndersa mua me vjen gjume
Vazhdon ne numrin qe vjen
|
|