Guida Tepelena Gazeta Lekdushi Ali Pashe Tepelena
 Faqja Kryesore >> Revista Tepelena

Big Brother dhe humbja e privatėsisė

BBNė Shqipėri kohėt e fundit po transmėtohet njė emision i huazuar nga vėndet perėndimore, i quajtur Big Brother, ose Shqip vėllai i madh. Nuk dihet saktėsisht popullariteti i programit, por nga indikimet paraprake duket sikur Big Brother (BB) po shikohet me vėmėndje nga spektatori Shqiptar i cili po pėrballet me njė zhanrė tė paprovuar mė parė nė Shqipėri: programet e realitetit. Para se tė japim mendimin tonė po shtrojmė disa pika tė rėndėsishme historike.


BB pėrkthehet nė Shqip, vėllai i madh, por nė kulturėn perendimore togėfjalėshi pėrshkruan dhe njė karakter nga novela e famshme e Xhorxh Orwellit, 1984. Novela e Orwellit u publikua mbas luftės sė dytė botėrore dhė u bė njė nga librat mė tė lexuar duke u bėrė njė vepėr e pavdekshme sidomos nė rrangjet e studentėve tė universitetit. Novela pasqyron njė shoqėri tė kontrolluar nga njė rregjim totalitar ku nė krye tė rregjimit ėshtė Big Brother, qė kontrollon dhe shikon cdo lėvizje tė qytetarėve. Thuhet se rregjimi Stalinist ka shėrbyer si frymėzimi pėr Orwell. Nė novelėn 1984(zakonisht thėnė Njė mijė nėntėqind tetė dhjetė e katėr), pershkruhet njė shoqėri pa liri, njė shoqėri pa privatėsi personale ku ēdo lėvizje dhe ēdo mendim kontrollohej nga BB me anėn e ekraneve televizive. Nė novelė, Orwell nuk e bėn tė qartė nėse BB ėshtė njė person apo njė ide qė partia nė pushtet ka krijuar tė kontrollojė dhe pėrgjojė jetėt e qytetarėve. Shkurtimisht BB ėshtė njė sinonim pėr pėrgjimin e qytėtarėvė nga qeveria, dhe nė perėndim ekziston kuptimi i vėrtetė nė shprehjen: Big Brother is always watching, vėllai i madh tė pėrgjon gjithmonė.


BB si emision realiteti filloi nė Amerikė nė kanalin CBS. Formati pak a shumė ėshtė i njėjtė si nė Shqipėri, por karakteret janė mė tė larmishme. Nė program tregohen dramat qė lindin kur njerėz tė panjohur jetojnė nė tė njėjtėn shtėpi pėr njė kohė tė gjatė. Pra, absurditeti i telenovelave u ngjiz me vojerizmin dhe produkti ėshtė Big Brother. Kamerat janė kudo dhe kapin ēdo lėvizje e ēdo fjalė tė atyre qė marrin pjesė nė program. Pra, BB ėshtė dicka qė ju shkon pėr shtat atyre qė duan tė duken, qė duan tė jenė qėndra e vėmėndjes dhe e melodramės. Kjo nuk mund tė pėrbėjė dicka normale, qoftė pėr pjėsėmarrėsin nė program qoftė nė vojerizmin e shikuest tė programit.


Pėrse ėshtė BB njė ide e keqe?
Big Brother indirekt nderon njė ide tė frikshme nė shoqėrinė tonė. Nė njė shoqėri qė ėshtė shkėputur nga komunizmi vetėm me 17 vjet, nuk duhet tė mirėpresė njė program qė legalizon si praktikė tė mirė televizive pėrgjimin. Big Brother nuk ėshtė art, ėshtė thjesht njė ide e huazuar nga nje klasė civile me standarte tė ulėta morale vetėm pėr tė prodhuar tė ardhura pėr kanalin qė shfaq programin. Nuk duhet qė arti shqiptar tė imotojė atė tė huaj, kur i huaji nuk ėshtė i pėlqyer nė vendin e origjinės. Big Brother nė Amėrikė ėshtė njė nga qindrat e programeve "realitet."Big Brother ėshtė sinonim me pėrgjimin dhe vojerizmin. Bota po pėrjeton njė globalizim tė paparė ku individi po heq dorė nga privatėsia personale pėr disa minuta famė. Ėshtė njė fakt alarmant qė nė faqe sociale si Facebook, Myspace apo edhe Hi5 individėt tregojnė informacione personale tė rėndėsishme. Ėshtė e lehtė tė gjesh vitin e lindjes, vendlindjen, shijet personale, librat e preferuara, shkollėn fillore, tė mesme edhe tė lartė, tė njė individi nė internet falas. Ėshtė njė fenomen i pakuptuėshėm publikimi i gjėrave personale ne internet.Cdo gjė do tė degjenerojė. Ose mendojeni si entropi morale. Big Brother ndoshta ka filluar si njė eksperiment televiziv qė nė pamje tė parė duket i pafajshėm, por a keni parė versionet e vendeve tė tjėra? Nė Big Brother promovohėt seksi para martesės, seksi me shumė partnere, tradhėtia, dinakėria, mburrja nė njė arenė ku tė gjithė mund tė shikojnė. A do donim qė tė modelonim sjelljen e fėmijėve tanė mbas BB?

Big Brother ėshtė pėrhapur si njė virus i keq nė mbarė botėn. Vėndet mė tė mėdhaja nė botė kanė njė version BB, ndoshta drejtuesit e Top-Channel kanė menduar se emancipimi i shoqėrisė sonė ėshtė nė duart e programeve televizivė si BB. Ėshtė krejt e kundėrta. Degradimi i shoqėrisė vjen kur ajo nuk gjen identitetin e saj por imiton modėn e rradhės. Ka forma tė tjėra nė tė cilėn arti shqiptar mund tė shfaqė krijimtarinė dhe deliri nė vojerizėm dhe dramė njerzore nuk duhet tė jetė njė prej tė tillave. Shpresojmė qė Top-Channel tė mos ripėrsėrisė sezonin e Big Brother.

Revista Tepelena

Postuar me 14 Prill 2008

 

 

     Kush jemi ne Pėrdorimi dhe te drejtat Na Kontaktoni │ © 2008 Revista Tepelena