Revista Tepelena >> Opinion

 

 

Berisha ik ! Po pastaj ?
Nga Ajet Nuro

 

Sė pari do tė doja tė shprehja keqardhjen time dhe nė tė njėjtėn kohė simpatinė pėr banorėr e Gėrdecit, si shqiptari pėr shqiptarėt por dhe pėr faktin qė jeta mė ka bėrė qė ta shkel atė fshat dhe tė njoh dhe banorėt e tij, banor qė i dallon entuziazmi dhe bujaria tipike e banorėve tė Shqipėrisė sė mesme. Duhet tė kujtoj kėtu se nga Gėrdeci ka origjinėn njė nga artistet mė tė njohura tė Tiranės, dhe gjithė Shqipėrisė, Merita Halili.

Shpėrthimi i municioneve nė Gėrdec, « shpėrtheu » dhe debatet mė tė mėdha nė Shqipėrinė e pas '97. Debate politike, strategjike, ekonomike etj. Nė njė farė mėnyre, Gėrdeci i zgjoi shqiptarėt dhe i bėri tė rishikojnė vehten dhe tė krahasohen me tė tjerėt dhe efekti « Gėrdec » ndihet nė tė gjitha bisedat, lajmet, debatet etj etj. Dhe, ėshtė normale dhe e ligjshme qė pas asaj ēka ndodhi nė Gėrdec tė dėgjojmė ngado thirrjet « Berisha ik ! » Nė njė shoqėri tė vėrtet demokratike dhe normale njė kryeministėr « digjet » nga ngjarje tė tilla. Pak rėndėsi nėse ai e meriton apo jo njė "dėnim" tė till.

 

 

 

Gėrdeci i paralajmėruar...

Sa herė dėgjojmė per ngjarje jo tė pėlqyeshme nga Shqipėria, duke mos dashur tė flas pėr tė tjerėt por unė personalisht gjithmonė mendoj se kjo nuk ėshtė e fundit. Si ėshtė e mundur qė ndodhėn ngjarjet nė Kosinė, si ėshtė e mundur qė ndodhin trazira dhe deklarata antikushtetuese nė Himarė, si ėshtė e mundur qė shqiptarėt vdesin pėr mungesė sigurie nė rrugė nė liqen etj etj. Ndoshta do tė ishte e rėndė tė pranohet por ja qė realiteti shqiptar ėshtė i tillė qė Gėrdeci vetėm sa zbuloi atė qė ne shqiptarėt mundohemi ta fshehim, primitivitetin e shtetit tonė, primitivitetin e shoqėrisė sonė. Unė, dhe nuk besoj se jam i vetmi, jam shprehur dhe i qėndroj nė atė se Shqipėria nuk ka ndryshuar dhe duhet vepruar sa nuk ėshtė vonė. Ngjarjet e 1997 dhe rikthimi i tyre nė njė apo nė tjetėr formė, e pėrforcon njė gjė tė tillė. Ka 18 vjetė qė ne shqiptarėt ngopemi me lugėn bosh. Demokracia shqpiptare ēalon dhe njė demokraci ēale e dėmton njė shoqėri po aq sa dhe njė diktature nė mos dhe mė keq. Fakti qė pas njė dikatature, tė gjithė e duan demokracinė tregon se njė diktature ia pėrgatit vendin njė demokracie. Nuk mund tė themi se nga njė gjė e tillė kanė pėrfituar shqiptarėt. Pėr 18 vjetė me radhė vetėm pėrshkruajmė arritjet e vendeve tė lindjes qė ia dolėn tė pėrmbysin komunizmin, kryen tranzicionin dhe tash ndodhen nė BE, ndėrsa ne shqiptarėt duhet tė kėnaqemi me njė ftesė nė NATO. Gjithēka qė ndodh nė Shqipėri mund tė ketė emėr pėrveē fjalės normale. Ne kemi 18 vjetė qė lakojmė tė njėjtėt emra nė politikėn shqiptare. Atherė pse e kundėrshtojmė monarkinė. Mbretin, tė paktėn nuk do bėnim sikur e zgjedhim !!!

 

A ka faj Berisha pėr Gėrdecin ?

Qė tė themi Berisha ka faj ose jo, duhen fakte. Ato dhe nėse nuk kanė ardhur do tė vijnė. Por nė demokracitė moderne parimi mė i rėndėsishėm i njė qeverie ėshtė « qeverisja e pėgjegjėshme ». Partitė nė pushtet le tė rrėfehen nėse kanė mėkate. Nėse mėkatarėt kanė emėr ata duhet tė bėhen tė njohur dhe pėrgjegjėsit duhet tė ndahen nga « tufa » qeveri. Por sido qė tė jetė qeveria nuk ngelet pa gjė sepse ka dhe njė parim tjetėr, i njohur si pėrgjegjėsia kolektive e qeverisė. Dhe nė krye tė kėsaj qeverie ėshtė Berisha. Mbi tė gjitha, ajo qė dėmtohet nė kėtė mes ėshtė miti i krijuar nga qeveria e djathtė se po lufton korrupsionin, se qytetarėt mund ta denoncojnė ēdo veprim tė korruptuar etj etj. Unė kėtė e quaj pėrgjegjėsi tė Berishės. Askush nuk ka tė drejtė tė flas pėr veprime tė njė klase politike me qėndrime tė djathta. Ndoshta tė gjitha kėto duan tė injorojnė pėrparimin e njė rrume tė vėrtet tė djathtė.

 

Shoqėria shqiptare ka pjesėn e vetė tė pėrgjegjėsisė

Ne nuk kemi shoqėri civile. Njė shoqeri e civilizuar krijon instrumentat pėr tė zhvilluar demokracinė dhe pėr ta mbrojtur atė. Ne kemi qindra ONG (organizata jo-qeveritare) nė Shqipėri por siē duket ato janė privatizuar. Dhe duhet tė jenė privatizuar me .. letra pa vletė...Sidoqoftė pėr drejtuesit kėto ONG duhet ta kenė njėfarė vlere... Veē demokracia nuk zhvillohet pa ONG qė punojnė dhe qė kėrkojnė llogari.

 

Po shtypi ?

Tė vjen mirė kur konstaton qė nė Shqipėri kemi shtyp pak a shumė tė zhvilluar sepse kemi dhjetra tituj gazetash dhe revistash. Por ndėrsa tė gjitha (ose pothuajse...) kėto gazeta nuk lėnė rast pa shkruar pėr diktaturėn pėr sakrificat e kryera nga kasta e asaj kohe apo grindjet nė familjen Hoxha, asnjė gazetar nuk e ka marr mundimin tė hetoj pėr probleme tė tilla si ai qė solli tragjedinė e Gėrdecit. Gazetat dhe gazetarėt kanė rol tė rėndėsishėm parandalues. Pasi ndodhin ngjarjet reportazhet e tyre, sado tė rėndėsishme janė si kofini pas tė vjeli. Mė keqa ėshtė se shumica e gazetave nė Shqipėri nuk harrojnė tė shkruajnė nė krah tė emrit tė gazetėz shprehjen e famėshme « gazetė e pavarur » Kjo ėshtė mėse vėrtetė, por atė « pa » nuk e kemi parė gjer mė sot...

 

A duhet tė jap Berisha dorėheqjen ?

Po, le ta jap. Pyetja qė unė do tė shtroja ėshtė kush do ta zvendėsoj. Dhe kėtu nuk ėshtė frika se a ka shqiptar qė tė mundet tė kryej detyrėn e vėshtirė tė kryeministrit. Gjithsesi jo. Problemi qėndron nė njė shprehje kokėfort shqiptare qė pėrfundon me « ... njė turi kanė » Le ti shikojmė gjėrat nė sy. Para disa ditėsh pash njė foto tė « News24 » ku shfaqeshin shefat e opozitės qė kėrkonin « kokėn e Berishės ». Tė them tė drejtėn mė erdhi keq pėr Shqipėrinė. Foto ishte marr nė mars 2008 por ēuditėrisht tė kujton marsin e 1997. Po ato fytyra (ose pothuajse...) dhe po ato kėrkesa. « Berisha ik » Dhe mė 1997 pėr njė kapriēo tė tillė dhe me premtimin pėr tė kthyer paratė e grabitura nga hajdutėt piramidas, opozita e asaj kohe dhe e sotme dogji Shqipėrinė. Sigurisht jo e vetme por dhe me kokėfortėsinė e pozitės pėr tė mos gjetur njė zgjidhje politike. Le tė mos bėhen shqiptarėt preh e ambicieve tė njė klase politike qė asgjė nuk i ndal pėr tė marr njė copė karrige nėpėr ministrira. Pėr ta nuk ka rėndėsi ēmimi.

 

Berisha IK !!! Po pastaj ?

Pėr mua "Berisha ik!" nuk mund tė ndahet nga pyetja "po pastaj?". Edhe diktatori Franko para se tė vdiste mendoi pėr Spanjėn dhe solli nė fron Huan Karlon. Klasa e sotme nuk ka ndėrmend tė lėshoj armėt (karriget...) dhe tė mendoj pėr tė nesėrmen e Shqipėrisė. Ata qė nuk ndihen tė sigurt nė Shqipėri veē njė rrugė kanė : tė tentojnė tė hedhin poshtė shkaktaren e kėsaj gjendjeje nė Shqipėri, klasės sė vjetėr politike. Nėse ndiheni tė sigurt, vazhdoni rrugėn. Berisha njė ditė do iki. Po pastaj ?!

 

Ajet Nuro
Student nė ekonomi dhe politikė Universiteti i Montrealit, Kanada

 Revista Tepelena

 

 

 Postuar me 26 Prill 2008
 

 

     Kush jemi ne Pėrdorimi dhe te drejtat Na Kontaktoni │  © 2008 Revista Tepelena