Njerėz dhe ngjarje gjatė javės
Nga Niko Ago
Ashtu ėshtė dhe
dyshim mbi kėtė, nuk mund tė ketė. Festat i patėn munguar Shqipėrisė.
Tė mblidhej paria e tė dėgjoheshin bandat muzikore. Tė viheshin nė
rreshtin e parė udhėheqėsit e tė parakalonte toga e nderit. Tė vishnin
zonjat kostumet e shtrenjta e tė bėnin parukeritė krehjet speciale. Tė
lustronin zotėrinjtė kėpucėt dhe shoferat tė bėnin servisin mė tė
kujdesshėm pėr makinat luksoze. Tė merrnin ftesat familjet e larta e
tė hidhnin sytė zonjushat majtas-djathtas pėr dhėndurrėt e ardhshėm.
Tė mblidheshin edhe njėherė si dikur nė koktejet e hotelit Dajti apo
Tirana. Tė krekoseshin krah ambasadorėve tė huaj qė tashmė nuk
dyshohen pėr agjentė tė imperializmit. Tė festojmė njėherė, byrazer,
pėr njė ftesė. Njė ftesė qė fsheh poshtė mbėshtjelles sė saj ,ndoshta,
edhe ndonjė mėkat.

Edhe pas veto-s
sė miqve grekė pėr mosthirrjen e FYROM-it nė NATO, Ballkani ngelet i
njėjti. Trevė me zemėrime e konflikte tė vogla. Zėnka e kokėfortėsi.
Kapriēio liderėsh e shtrirje dore ndaj tė fuqishmit. Nga njėra anė
Amerika, qė bėn mikun e tė vegjėlve, nga ana tjetėr Rusia qė bėn
armikun e Amerikės. Kur grinden elefantėt nė ujė, zakonisht e pėsojnė
bretkosat. Shqipėria nuk ka arsye tė jetė e trishtuar. Ftesėn e mori.
Pavarėsisht se, edhe pa ftesė, besnikėrinė ndaj tė madhit e kishte
treguar. Tashmė, na duhet tė rendim. Atje ku ka vatra tė nxehta. Tė
dėrgojmė ushtarėt tanė. Jemi tė gatshėm tė sakrifikohemi pėr
Afganistanin e Irakun? Duhet, patjetėr. Brenda kufijve, sakrifikohemi
edhe pa NATO-n. Me armėt qė NATO-ja nuk i pranon.Vetėvritemi.
Mjerueshėm!
Ėshtė nė natyrėn
e njeriut tė urrejė. Sikurse dashuron. Por edhe tė dashurojė pėr tė
urryer. Ndėrlikime tė thjeshtėsisė njerėzore. Bota, urren kėto ditė
flakėn. Urren nė tė vėrtetė atė qė do. Ndaj dhe e urren. Nuk do ta
shohė tė ndizet atje ku urrehet njeriu. Liria, mbijetesa. Kina ėshtė
shurdhuar. Tė mėdhenjtė e botės janė bėrė memecė. Njė kor i madh
shurdhmemecėsh. Qė rend pas flakės olimpike. Tė cilėn herė e fik e
herė e ndez. Herė e fsheh pėr tė mos e fikur ata qė duan tė ndizet,
por jo mbi fikjen e shpresės. Botė e shurdhėt. Disa bėjnė zhurmė pėr
tė drejtat e tibetianėve. Tu jepet pavarėsia, dėgjohen tė belbėzojnė.
Janė tė njėjtit qė pėr Kosovėn thonė ndryshe. Tibeti ėshtė larg.
Kosova aspak!
Ishte ndoshta e
pritshme. Berluskoni shrehet publikisht dhe kėmbėngul pėr gjatėsinė. E
ka , thotė, mė tė gjatė, shtatin, nga Putin dhe Sarkozy. Bėn vaki.
Madje kam bindjen se e ka dhe mė tė zi... Flokun. E ngjyen me kėna
njėherė nė pesėmbėdhjetė ditė, na bėjnė me dije miqtė tanė nė Itali.
Nuk e di nėse e ka dhe mė tė re... Bashkėshorten. Pėr Sarkozy-nė nuk
ka asnjė dyshim. Jo vetėm e ka mė tė re (nga Berluskoni e Putin), por
edhe italiane. I ngelet Berluskonit tė ndajė tė sotmen e tė rimartohet
me njė franceze. Tė marrė hakun e kombit. Habitem si i shpėtoi Karla
Silvios. Me siguri, nuk ka kaluar nga kanalet qė zotėron. Me ruse, nuk
bėhet fjalė. Nuk flasin italisht. Janė dhe bionde.
Ora pėr udhėtim.
Udhėtim nė atdhe. Me tė njėjtėn mėnyrė, kėtu e vite, shteti grek i
dėrgon emigrantėt me leje. Ēdo pranverė (doemos kur afrojnė Pashkėt e
ortodoksėve), ēdo Gusht e ēdo fundvit, nga blloku i liridaljeve grisen
tre fletė. Pėr secilin nga ne. Nuk ėshtė keq. Ushtria i ka dhe kėto
vėshtirėsi. Nuk jemi ushtarė? E pastaj? Tė bėjmė dhe disa parashikime:
nė ditėt e kthimit, me siguri kanė pėr tu prishur kompjuterat e
Kakavijės nga ana e Greqisė. Nga ana e Shqipėrisė, nė vajtje,
doganierėt do lenė mbi tavolinėn e punės tė holla euro. Akoma dhe
polici qė ul trarin e fundit pėr nė atdhe, ka pėr tė bėrė kompetentin,
mbase i ngelet ndonjė e... hollė edhe atij. Atdheu i ēudirave na pret!
Ushtria
shqiptare, pjesė e NATO-s. Tė paktėn kėshtu, justifikojmė dhe
gatishmėrinė pėr tė dėrguar trupa nė Afganistan dhe Irak. Janė
detyrime tė Alenacės. Ata qė kishim dėrguar kur akoma nuk ishim tė
ftuar tė Aleancės, ishin pararoja. Tashmė do tė shkojnė forcat
mėsymėse. Kur tė anėtarėsohemi plotėsisht, ėshtė radha e prapavijės.
Me vrullin dhe entusiazmin qė kemi ne nga ftesa, nuk do shumė tė
shrehim vullnetin pėr tė ēuar ushtarė edhe nė hėnė. Ēdo bėjnė nė
hėnė? Tė mbrojnė flamurin amerikan qė ngriti atje astronauti
Armstrong. Nuk ėshtė e drejtė tė mos tregojmė solidaritet. Kaq shumė
po na pėrkrah Amerika. Le qė, akoma nuk kemi plotėsuar borxhin e
Vietnamit. Vėrtetė nuk ishim atėherė aleatė po, miku i mirė, kurrė nuk
harron.Mė mirė vonė se kurrė!
Ylli me pesė
cepa i pret! Duan sduan, uniformėn do ta veshin. Le tė jenė akoma dhe
antikapatė. Nė Fier, bie fjala, tė gjithė ata tė rinj qė qarkullojnė
nė rrugė, janė a priori tė dyshimtė pėr moskryerje tė ushtrisė. Asgjė
nuk i shpėton. As sakatllėku. Ushtarė do ti shpien, jo ...
shkencėtarė. Mblidh e pėrcill. Ndoshta kėto janė dhe reformat e reja
qė duhen kryer pėr anėtarėsimin. Rekrutim masiv. Pa dallim feje,
krahine, sėmundje dhe mangėsie mendore. Mjafton tė jenė meshkuj. Dhe
tė rinj. Ushtria mbi tė gjitha. Rrezik, nuk ka tė dukshėm. Pėrveē atij
tė boshatisjes sė reparteve ushtarake. Ka gjasa, kur tė vijė
anėtarėsimi i plotė, ushtria tė festojė me pacientėt e spitaleve tė tė
ēmendurve. Nė sup armė! Tė heshturit janė tė dobishėm.
Thanė:
Tė hakmerret ndokush, qoftė dhe ndaj armikut tė tij, ėshtė gjė e
keqe. Tė mos hakmerret ndaj askujt, ėshtė shpirtlartėsi! ~ Volter
E Premte, 11
Prill 2008 -
Tribuna