Guida Tepelena Gazeta Lekdushi Ali Pashe Tepelena
 Faqja Kryesore >> Revista Tepelena

 

        Vjedhje bėheshin gjithandej. Kėshtu ndodhi nė njė prej netėve. Hamit, kėshtu quhej ai qė ishte nisur pėr tė rrėmbyer  lopėn e vetme nė njė nga familjet e fshatit Levoll, tek arrat e Zhubdenit, qė ndodhen midis Shevasisė dhe Lukovės. Edhe pse vjedhjen e bėri pas mesnate u diktua nga tė zotėt e shtėpisė se dikush po i bastiste gjėnė e gjallė. Qeni i oborrit nuk po ndihej pasi Hamiti e kishte helmuar qė tė punonte pa frikė, por pėllitja e lopės nė orėt e vona zgjoi dhe alarmoi jo vetėm tė zotin e shtėpisė  po edhe lagjarrėt tė cilėt ishin tė afėrmit, siē rrinin atyre kohėrave apo dhe sot me fise. U shkėmbyen tė shtėna armėsh midis tė dy palėve dhe fati e ndihmoi tė largohej aq shpejtė duke humbur dhe gjurmėt sa hap e mbyll sytė dhe bashkė me lopėn bėri tatėpjetė  pėr nga mali i Lavanit duke marrė qafėn e Ovlės. Me tė kaluar majėn e malit u lėshua mė tė poshtė nė qafėn e butė , ku dimėrojmė ne me stane sot, dhe vazhdoi akoma mė poshtė ku ndodhen rrėnojat e braktisura tė fshatit  Koqinos.Pasi kaloi natėn nė kalanė e Koqinos, nė tė gdhirė mendoi tė lėvizte por ngaqė kishte rėnė nė shkėmbim zjarresh me ndjekėsit vendosi tė merrte nje sy gjumė  dhe tė lėviste vetėm natėn.

       Nė tė gdhirė familja " s " qė i'u vodh lopa kishte shkuar shumė  herėt pėr tė vazhduar tė mbjellat qė s'kishin as dy ditė qė kishin filluar. Pėrveē lopės kishin dhe njė ka. Atė e pėrdornin gjithandej , tė shinte grurin ,tė tėrhiqte qerren, por pėr parmendėn  nga njė krah pėrdornin lopėn. Fatimja, nikoqirja e kėsaj familjeje ishte shtatzane , sa kishte hyrė nė muajin e shtatė. Tė holla nuk kishin pėr tė marrė huar ndonjė kah tjetėr dhe tė mbjellat duheshin mbyllur patjetėr. Ishte pėr turp tė pėrdoreshin burrat dhe si e tillė edhe pse ishte shtatėzane u detyrua tė tėrhiqte parmendėn pasi rrugė tjetėr nuk kishin. I shoqi Shkėlzeni edhe pse ishte i sėmurė bėri tė pamundurėn qė mos ta lejonte, por ajo prap se prap nguli kėmbė qė tė vazhdonin mbjelljet. Mbas disa minutash Fatimja , mbuluar nė djersė, u ul kėputurazi mbi plisat dhe vėshtrimin e saj e dėrgoi lart  nėpėr thellėsitė e qiellit bashkė me njė mallkim qė nxorri nga thellėsia e shpirtit tė saj, me  dorėn mbi bark e duke  thėnė "pėr kėtė qiell ,pėr kėtė tokė  dhe pėr kėtė kokė'' nėse e ke vjedhur lopėn pėr hall tu bėftė hallall, por nėse e ke marrė pėr zanat, tė daltė shpirti me adhap .Nuk kaloi asnjė orė dhe nga sforcimi lindi . Ishte shtatanik.

        Nė po atė mbasdite Hamitit i kishte dalė gjumi dhe i ishte pikur guxumani pėr njė pikė ujė.Vendosi tė ulej mė tė poshtė pėr nga gryka e lumit  ku shtrihen arrat e dafinės tė fshatrave pėrreth, pėr tė gjetur diēka pėr tė ngrėnė apo tė shuante etjen, dhe ashtu bėri .Nė arrat e dafinės  banonin disa nga ndjekėsit. Mbas pak minutash , u ndodh  midis  vajit tė dafinės dhe rrethit te Pulmėnit, siē quhet edhe sot e kėsaj dite . Nė tė hyrė as njėqind metra s'kishte kaluar kur ra nė pėrpjekje me ndjekėsit dhe shkėmbyen zjarr armėsh. Ndjekėsit qėllonin  pėr tė larė hesapet . Ē'do  shkrepje qė lėshohej bėhej pėr jetė a vdekje. Hamiti nė mbrotje e sipėr duke shkėmbyer zjarr armėsh mundi qė tė vriste njė prej tyre. Nga qė  ishte shumė i shkathėt me njė trup tė bėshėm dhe shumė tė fuqishėm, mori tatėpjetėn e malit  tė Lavanit si njė zog . Kjo tatėpjetė, edhe pse sot e kėsaj dite ėshtė vend  i zheshur , iu shmang plumbave  duke ecur gur mė gur , tė cilėt janė tė formave dhe madhėsive si  shkėmbinj  tė vegjėl, mundi tė  mbrinte shumė shpejt pėrsėri tek sheshi i prapanicės. Ndjekėsit po i qepeshin kėmba kėmbės. E vetmja rrugė ishte tė ngjitej mė lart pėr nga rrėnojat e fshatit Koqino  duke kthyer kokėn pas e duke u bėrė pėr andej. Pėr njė moment iu humbi nga sytė pasi thyerja e terrenit e ndihmoi. E kaloi nėpėr mend qė do tė kontrollonin ē'do qoshe tė kėtij fshati tė braktisur dhe vrapoi drejt njė peme tė madhe qė ishte si kaēube nė mes dhe rreth e rrotull saj ishte njė ferrė e madhe. Dukej qė kėmbė njeriu nuk kishte shkelur atje. Zėrat e ndjekėsve dėgjoheshin mė qartė, sa vinin dhe afroheshin e tė linin tė kuptoje se nga ēasti nė ēast do ta shikonin. Pa ē'pa , koha po mblidhte, dhe u hodh nė mes tė ferrės e u fut brenda nė kaēube ndėrsa  po mundohej qė mos tė bėnte as zhurmėn mė tė vogėl, bile edhe frymėmarrjen e ērregullt  qė e detyronte tė gulēonte e stabilizoi menjėherė. Ndjekėsit mbritėn dhe u shtangėn nga humbja e menjėhershme qė iu bėri Hamiti nga sytė.

        Njėri nga ata, si dukej ishte dhe mė i madhi nė moshė, u tha qė e humbėm davan, na shpėtoi qė na shpėtoi  prapė. Ashtu si tė pashpresė pėr ta gjetur po ecnin me hap drejt pėr nga rrėnojat.Kaēubja qė ishte nė mes tė ferrės sė madhe nė tė majtė tė rruginės qė tė lidhte me rrėnojat, ndodhej e vetmuar nė gjithė atė tokė qers qė ishte lėnė vite pa punuar e mbjelle. Hamiti po i dėgjonte dhe i shikonte tė gjitha lėvizjet e tyre .Asqė u binte ndėrmend tė ishte futur nė atė ferre ku as miza nuk kalonte dot . Diēka po e ngacmonte nga kėpucėt Hamitin por po e shtynte pėrsėri me kėmbė edhe pse nuk e dinte se ē'fare ishte. Pėrsėri filluan ngacmimet nga poshtė por kėsaj here ishin duke e thithur. I filluan tė shtrėngoheshin tė dy kėmbėt sė bashku me njėra-tjetrėn si njė morsė ku nė tė njėjtėn kohė dhe jo vetėm po ia tendoste por dhe po ia thithte pak e nga pak. Dhimbjet qė e zunė ishin aq tė tmerrshme saqė nuk mundi ti duronte, por filloi  tė bėrtiste me sa  kishte nė kokė ,'' ndihmė, ndihmė, jam kėtu ''. Ndjekėsit qė s'ishin larguar as tridhjetė metra u kthyen tė shokuar pėr nga ferra e madhe dhe nuk po kuptonin se kush po u fliste duke u shoqėruar me njė tingėllimė zileje qė zgavra nė mesė tė pemės ia kthente si njė jehonė kėmbanė.

- Eshtė Hamiti mė duket ,  - tha njė nga ndjekėsit.Por nga dendėsia e ferrės dhe  kaēubja ku ishte fshehur Hamiti nuk mund tė shquhej asgjė.Vetėm zėri i tij dėgjohej ku herė kėrkonte ndihmė e herė ulėrinte prej llahtarit qė po pėrjetonte e ngaqė ndodhej brenda nė kaēube ,oshėtinte si njė gulēim qė vinte prej thellėsisė sė tokės.    Lutjet qė dėgjoheshin ishin aq prekėse sikur po kėrkoheshin tė falura mėshiruese , si njė pendim i munguar prej kohėsh . Kėmbora vazhdonte tė dėgjohej shpesh  herė. Ndjekėsit pėr momentin nga ato qė po dėgjonin e harruan se ishte armiku i tyre, por po i vinin vėrdallė ferrės qė tė shquanin se ē'po ndodhte nė tė vėrtetė e pasi tė siguroheshin , mund t'i afronin dhe ndihmė.

- Ejani mė ndihmoni ju lutem, mos mė lini kėshtu.., - thėriste Hamiti por prapė nuk dukej asgjė pėrveē tė ulėriturave qė tmeronin dhe ata qė po i dėgjonin. Djaloshi qė e njohu nga zėri tentoi tė priste ferrat me njė kosore qė e kishte mbėrthyer fort, ca nga forca qė deshte tė ushtronte pėr tė prerė dendėsinė e ferrishteve tė cilat ishin ngatėruar aq keqė , sa kacafytjet e tyre tė tregonin se dhe ne me njėra tjetrėn jemi nė pėrleshje e sipėr e ca nga tmerri e paniku qė po e pushtonte pėr momentin. Njė tjetėr qė ndodhej pėrbri, shtriu krahun dhe e mbėrtheu fortė pėr ta penguar duke thėnė, - Hekuran mos u marrose qė po gėnjehesh si njė fėmijė pas lajkave tė tij. Ajo kėmbora nuk mė pėlqen , ku i dihet do ketė vjedhur dhe ndonjė dash kopeje .-Thua tė jetė shenjė prove pėr martesė, rrėmbimi  i dashit, - shtoi njė ndjekės tjetėr me njė zė jo shumė tė sigurt.

- Vetėm po tė mos ketė dash  me kėmborė kopeja , apo asnjė gjė tė gjallė familja e nuses qė i kėrkohet dora ,dhe tė jetė detyruar ta bėjė nė cilėndo familje qė do ti jepet mundėsia,  - foli njė tjetėr qė qėndronte pas shpinės sė Hekuranit. -Po sikur tė jetė njė shtirje qė tė na ēojė tė gjithėve nė kurth dhe tė na vrasė. Me tė dėgjuar kėtė , tė gjithė siē e kishin rrethuar u sprapsėn disa metra dhe ashtu te gjendur me armė e kosore nė dorė, tė gatshėm pėr tė luftuar, filluan tė mbanin qetėsi absolute pėr tė mėsuar seē do tė ndodhte mė pas .

        Njėri prej tyre shtiu nė drejtim tė kaēubes por tė tjerėt nuk e lanė tė vazhdonte, duke i thėnė, nuk ja vlen t'i marrim jetėn pėr njė lopė, mė mirė ta kapim tė gjallė dhe ta mėsojmė nga vetė goja e tij , se ē'fare halli ka qė e shtyti.

- Mbase ka patur dasmė dhe i duhej pėr mish e nė raste tė tilla kushdo ndihet ngushtė . Ndodh qė dhe vjedhin , ėshtė normale, s'kanė nga t'ia mbajnė, duhen nderuar miqtė; lėre po tė jenė nga ata qė e pinė rakinė me opingė . Pa mish turpėrohesh, - vazhdoi  tu thoshte me njė zė tė qetė, njė i moshuar i cili ishte midis tyre.

- Mos pasja tė bėnė rrobin e saj  dhe tė pėrdor si leckė, ta fut  kokėn jo vetėm nė pisqollė por dhe tek dera e hasmit tė ēon tė trokasėsh .Mos haroni dhe kėtė tjetrėn, nėse i vutė veshin fjalėve tė atij djaloshi qė foli pak mė parė ,-"Po tė na jetė dhe ky njė dhėndėr qė vihet nė provė"..e pra sikur nuk shkon tė arrisim gjerė kėtu, sa ti marrim dhe jetėn.

- Sa u mbaruan kėto fjalė prej tė moshuarit , u dėgjua njė zė i fortė : -Hej mos qėlloni, nėse nuk doni tė mė ndihmoni,  tė paktėn shkoni tė merrni lopėn e fshehur aty lart tek kalaja . Oh oh , ndihmė ,oh , dėgjoheshin pėrsėri tė luturat e pėrzierra me rėnkim tė Hamitit tė cilat humbėn pėrsėri, si nėpėr humbėtirėn e errėsirtė.

Asnjė nuk po i afrohej por pėrkundrazi po i largoheshin mė shumė kaēubes.Thithja sapo vinte dhe po i merte mė lartė trupin. I kishte arritur pothuajse afėr mesit. Ashtu i llahtarisur duke ulėritur nga dhimbja e duke zgurdulluar sytė, uli kokėn poshtė pėr tė parė se ē'dreq ishte , ajo qė  po i merte trupin me ngadalė. Shikoi qė kjo kafshė e ēuditėshme i kishte sytė tė mėdhenjė si dy kokrra vezė pule qė po vazhdonte  nga pak e gjithmonė pa ndaluar gėlltitjen e trupit tė tij.Herė herė, i dukej si shumė kokėsh me sy tė medhenjė. Kjo pamje e tmerroi, pasi mendonte se ishte nė njė nga  gojėt e ndonjė kuēedre. Tė ulėrriturat sa vinin e veniteshin. Hamiti pėr tė shpėtuar atė pjesė tė trupit qė i kishte ngelur, hapi tė dy krahėt dhe u mbajtė fort nė tė dy anėt e zgavrės.  Egėrsira, e cila  tė kallte tmerr me ata sytė e mėdhenj  qė ende  nuk po e pėrcaktonte dot, filloi tė tendosej duke i dhėnė trupit tė  Hamitit sa nga njė anė  nė anėn tjetėr pėr ta patur mė tė lehte llufitjen e tij, por Hamiti po i rezistonte duke vazhduar tė mbahej fort pas kaēubes me krahė tė hapura , si dy kundra, qė po bėnin tė pamundurėn pėr t'a  ndaluar atė. Bisha e egėrsuar filloj  tė lėviste mė fort  se herėt e tjera sa qė kaēubja filloj tė tundej sa majtas djathtas , sikur aty  tė ishte epiqendra e njė tėrmeti, dhe tė rrahuart e kėmborės qė e shoqėronin tė jepnin sinjalin  shumė ballėsh tė valėve goditėse. Njė klithmė e ēuditshme  e pa dėgjuar ndonjėherė, ndonse ishte aratima e njė shpyrti qė po dilte me shumė mundime , oshėtiu nga i trupi i Hamitit . Kafsha e ēuditėshme, e pa qė krahėt e hapur po e pengonin  dhe rrugė tjetėr nuk kishte pėr ta mposhtur veēse i dha njė  shtytje pėr lart trupit si njė predhė dhe bashkė me gjahun e saj dolėn duke kėrcyer nė ajėr e mė pas u pėrplasėn nė sheshin  qė ndodhej aty pranė, si njė trung  peme dhe humbėn pėr momentin nga sytė nėpėr pluhurin qė u ngrit nga rrėzimi dhe pėrleshja e tyre. Pastaj  pluhuri qė ikte si oxhak u shpėrnda.Nga perleshja u gjenden nė pjesėn  tjetėr tė sheshit qė ishte plot gjelbėrim prej tėrfili, lėpjeta e lule bore i  tmerroi tė gjithė pėr ē'fare po pėrjetonim.Dukej qė pėrleshja po vazhdonte. Egėrsira enigmatike na kishte qėnė njė gjarpėr shumė i madh  dhe  nė ato momente akoma po vazhdonte duelin me Hamitin i cili dhe ky po e godiste me dicka qė mbante nė dorė, me tėrė energjitė e fundit, pa meshirė , nga koka dhe sytė kėtė kafshė. Krahėt e tij tė fuqishėm ishin aq tė  tendosur sa qė gjarpri dhe pėr pak dukej se do tė dorėzohej. Ishte shumė i gjatė dhe i trashė sa tė gėlltiste njė kah.Nė gushė i dukej njė si kėmborė qė i lėshonte tinguj, qė ishin  tė padėgjuar ndonjėherė. Ndjekėsit u shastisėn dhe s'po u besonin syve nga ē'po shikonin. Po u vinte shumė keq por ishte shumė vonė pėr ta ndihmuar Hamitin edhe pse ai nuk po dorėzohej kollaj. Gjarpėri dukej sikur do tė dilte i humbur nga ky dyluftim, pasi kėtė e shikonin tek lėvizjet e tij qė sa vinin dhe bėheshin mė tė lodhura, tė venitura sikur po pėrgatitej tė jepte shpirt dhe bėri pėrpjekjen e zgjuar dhe tė fundit duke e ngritur bishtin e tij e duke ia thyer krahėt me nga njė goditje secilėn, me lehtesinė mė tė madhe ,sikur tė ishin shkarpa. Pas disa sekondash, trupi i tij humbi nėn lėkurėn e gjarprit ,bashkė me klithmėn e fundit qė u dėgjua prej tij duke  formuar njė  gungė tė madhe qė as vetė gjarrpėrin nuk e linte tė tėrhiqej lirshėm pėr tu kthyer nė zgavrėn e tij.Gjarpėri  po ecte sikur po jepte shpirt, ku dhe vetė gunga qė  lėviste nė ēregullėsi, tė linte pėshtypjen se Hamiti edhe pse ndodhej nė barkun e bishės, dukej sikur po vazhdonte betejėn e tij. Ndjekėsit aq tė hutuar ishin saqė dhe armėt qė kishin nėpėr duar nuk i shkrepėn dot, sikur gjarrpėri t'u kishte hedhur sėrėn . Gjarpėri pas disa pėrpjekjesh tė njėpasnjėshme  po hiqej me zor  mė zvar seē hiqet njė gjarpėr nga llufitja qė kishte bėrė . Mėnė fund mundi tė shkonte tek pema me kaēube dhe filloj tė rrotullohej e tė mblillej si litar rreth tij. Ferra e madhe nga tė lėvizurit e gjarrpėrit ,u sheshua sikur ta kishte pėrpirė toka, dhe pema u duk edhe njėherė mė e trashė seē ishte nga tė mbledhurit rreth tij.Tė gjithė po e shikonin tė pushtuar nga tmerri por dhe kureshtja ,duke  pyetur veten,se ē'farė do tė ndodhte pas kėtij veprimi. Mbas pak u tendos si njė litar i tezarur si ato tė ankorimit tė anijeve ,dhe u dėgjua njė si gjėmim me breshėri i njė moti qė pėrgatitet tė sjellė shi.Ishin thyerjet e eshtrave qė gjarpri po i bėnte, pėr ta pėrtypur me lehtėsi.  Gjarpėri  i  ēliruar nga ky siklet, filloi tė lėshohej mė tė poshtė sikur po shqepej prej peme dhe u zhduk nė brendėsi tė kaēubes duke e lėnė tė dukurin e tij bashkė me ndodhinė ,tė pabesueshme, jo vetėm tek ata qė e pėrjetuan por dhe tek ata qė do ta dėgjonin nėpėrmjet gojėdhėnave.Ashtu si tė hutuar njeri mė shumė se tjetri , filluam tė bisedonin pėr ato qė  dėgjuam prej bariut. Kishte kohė qė kishte kaluar mezi i natės dhe babai na tha qė tė merrnin njė sy gjumė nėpėr shtretėrit qė ishin bėrė gati, dhe ashtu bėmė tė gjithė.Nuk kisha fjetur hiē mirė natėn. Edhe pse isha shumė i lodhur, mė doli gjumi herėt. U nisa pėr tė zbritur shkallėt, por ktheva mendje ,pasi ato ishin prej druri dhe do tė zgjoheshin tė gjithė nga tė trokiturat e hapave.Sytė mė shkuan tek kapaku i qepenit. Pasi  iu afrova dhe e hapa, ula qepenin dhe  zbrita menjėherė pa bėrė pik zhurmė. Koha ishte e qetė me qiell pa re, sikur tė kishin avulluar pėr gjithė natėn. Nė tė gdhirė, tė kėnduarit e kėndezit i zgjoi tė gjithė dhe ashtu siē ishin zbritėn e dolėn nė avlli pėr tė larė sytė nė musllukun qė qėndronte i gozhduar nė njė shtylle druri. Shkėmbyem "qysh u gdhitė "me njėri tjetrin dhe zumė vendė nėpėr shiltet qė ishin shtruar nė verandė. Bariu hodhi njė karemele nė gojė qė e nxori nga xhepi i tij dhe filloj te shkundte ēibukun pėr ta rimbushur me duhan. Ndėrsa babai i afroi veterinerit kutinė e duhanit pėr tė dredhur ndonjė duhan. Sytė i kisha mbėrthyer tek ēibuku i bariut , ku po i ngjeshte duhanin me mollėzėn e gishtit tė madh si njė tokmak . Pa ndezur mirė ēibukun bariu duke e shoqėruar me njė kollitje tė lehtė,vėshtrimi iu  ngulit pėr nga  rruga qė tė sillte prej fshatit Taxat. E pashė qė diēka  kishte parė dhe s'po e shquante dot. Nga rruga dikush ishte lėshuar me vrap dhe po vinte drejt nesh. Nuk mundėm ta dallonim se kush ishte.

- Xha Shpetim , mos u shqetėso fare, do jetė ndonjė qė po vrapon pėr ti prerė rrugėn ndonjė bagetie qė i ėshtė shkėputur tufės, shtova unė, pasi isha i vetmi qė e kisha parė qė nga  fillimi shqetėsimin e tij .

 - Mirė thua , por s'mė duket ashtu. Nga vrapi qė po bėn ,duket sikur ka rėnė ujku nė kope dhe kėtė ka zgjedhur pėr ta ngrėnė shtoi bariu. Babai nga ato qė dėgjoi prej bariut,  u ngrit me njė shpejtėsi si prej tė tremburi nga ndonjė  ėndėrr e keqe mori dylbitė qė rrinin gjithmon tė varura nė mur dhe po vrojtonte vrapuesin qė sa vinte dhe po bėhej me i shqueshėm.

- Eshtė  Trėndelina,- tha babai me njė zė sikur i ngeci nė grykė.

     Me ta dėgjuar tė gjithė hovėm nė kėmbė dhe bėmė pėr nga rruga ,qė t'i dilnim pėrpara dhe tė mėsonim se ē'dreqin kishte qė po vraponte si e marrė ! Bariu edhe pse tregonte i madh nė moshė na u shkėput  si njė sprintier dhe iu gjend pranė si e fryra e erės. Pas pak minutash u gjendėm dhe ne bashkė me ta. Motra dukej shumė e  tronditur, sa qė bashkė me frymėmarjen e ērregullt , fytyra  i kishte marrė ngjyrė tė verdhe ftoi, pa pikė gjaku .

- Eja ta ulim pak  - u dėgjua veterineri, por Trėndelina pasi nuk  fliste dot ia bėri me shenjė qė tė shkonim drejt shtėpisė. Nė verandė ndodhej vetėm Antonio i mbėshteur tek muri duke u mbajtur mbi dy paterica tė shkuara nėnė sqetull. Me tė mbritur  bariu i kėrkoi babait ta ulnin motrėn nė verandė pasi freskia do ti vinte mė shumė nė ndihmė pėr tė ardhur  nė vete. Pasi zunė vend tė gjithė ,mamaja me babanė filluan ta pyesnin seē ēfarė  i kishte ndodhur, por motra as qė  u jepte rėndėsi fare pyetjeve tė tyre. Dukej s'i e humbur fare dhe kjo po ma shtonte mė shumė shqetėsimin. Fillova ti lutesha zotit qė ti mbante mendjen. Kjo ishte gjėma mė e madhe.  Edhe kjo na duhej.

- Baba , lėreni tė qetė njėherė, pastaj tepron kohė dhe pėr pyetje, nuk e shikon qė i ėshtė nxirė buza fare...  . 

- Mirė tė thotė djali  - tha veterineri, - ta lėmė pak minuta sa  tė na vijė  nė vete, pastaj e pyesim.

        Nė verandė u krijua njė qetėsi e madhe ku hera - herės e thyente frymėmarja e Trėndelines qė sa vinte dhe po normalizohej. Tė gjithė po e vėshtronim me habi sikur mezi po mbanim radhėn , se kush do ta pyeste i pari. Ajo e kishte mbėrthyer shikimin pėrtej , nga  rruga qė e kishte bėre me vrap. Papritur na befasoi kur mblodhi dorėn e majte  rreth gojės tė cilės i kafshonte dhe gishtrinjtė si e zėnė nė faj dhe krahun e djathtė e shtriu  menjėherė nė drejtim tė rugės si tė merrte  shėnjestėr dikė apo tė na tregonte ndonjė ngjarje pėr ta pėrjetuar me shikime.Tė gjithė kthyem kokat instiktivisht pėr nga rruga. Njė tym i madh kishte filluar ta mbulonte ,dukej  sikur  ishin  shkėputur shkėmbinj  tė vegjėl dhe po vinin drejt tyre si njė ortek jo prej dėbore. Nuk po mundeshim tė pėrcaktonim se  nga se vinte gjithė ajo gjullurdi qė po  afrohej duke u  rrokullisur. Trendelina e tronditur nė kulm u ngrit  pėr tu futur brenda nga frika. Bariu dhe veterineri mbėrthyen ēiftet dhe filluan tė shtinin nė drejtim tė shtullungės sė tymit qė sa vinte dhe po afrohej. Ishte shumė larg . Vetėm tė shtėnat e belxhikut bėnin punė. Edhe saēmat  qė pėrdoren pėr dėrrat e egėr nuk e arrisnin dot , por vetėm se tė shtėnat bėnin zhurmė  pėr tė trembur  ē'do gjė enigmatike qė mundė ti befasonte.

 

       Mbas pak sekondash mjegulltira e pluhurt filloj tė shpėrndahej  duke bėrė  pėr nga qielli . Pėr momentin u vendos njė qetėsi absolute. Vetėm tė kėnduarit e zogjėve e zbukuronin atė.Tė gjithė tė habitur nga ajo skenė qė pamė, u kthyem  pėr nga Trėndelina duke iu afruar  rreth saj. Ajo dukej mė e qetė pasi prej rrugės qė ajo kishte ardhur me njė frymė ,po mbizotėronte qetėsia. Mamaja qė i rinte mė pranė i afroi  tė pinte njė gotė ujė.Pasi Trėndelina e piu duke e kthyer gotėn vetėm me njė frymė, nxorri frymėmarrjen  me njė nxitim, sikur po ēlirohej njėkohėsisht  dhe shpirtėrisht.

-Eh , Zoti mė ka shpėtuar! - u dėgjua prej saj, duke hequr nė zemėr.

- Po moj bij Zoti, Atij i qofshim fale -  i tha mamaja .Por, ke parė Zotin, a si ta kuptojme? - na thuaj ..., ē'farė ke parė?

- Ē'tė ka ndodhur?

        Trėndelina po na vėshtronte tė gjithėve pėr momentin dhe duke i mbledhur buzėt me keqardhje tha, -jo mama  jo , pashė  djallin qė po me ndiqte kėmba  kėmbės. Kurse tani qė ndodhem midis jush  ėshtė prania e zotit qė bėri kėtė mrekulli. Tė gjithė shikonim njėri - tjetrin me habi dhe prisnim qė ajo tė vazhdonte tė na tregonte atė qė ne nuk po e kuptonim se pėr ē'farė po fliste! Mamaja me lot nė sy e  rroku nė kraharorin e saj  pėr pak sekonda dhe e pyeti pėrsėri, - nuk tė kuptoj se ē'te ka ndodhur moj bij ?

-  Mama, kjo qė kam parė sot ,ėshtė e pa besueshme dhe po t'jua tregoj, - tha Trėndelina dhe vazhdoi tė tregonte me njė zė tronditės.

 - Besoj se i keni prarasysh  rrėnojat shekullore tė fshatit Taxat. Aty ku kullos shpesh dhitė e racės. Sa herė qė jam gjendur nė ato rrėnoja jam ndier si banore e atyre qindra shekujve qė kanė kaluar . Zhtytesha shpesh nė mendime duke pyetur veten,  -pse tė jenė braktisur kėto mure...! Aty pėr aty  mė dukej sikur po i dhuroja jetė me pranin time, atė qė e kishin  humbur prej kohėsh. Ashtu siē isha mbėshtetur nė njė gurė duke bėrė dantellė dėgjova  tė shtėnat e kėmborėve tė dhive qė sa vinin  e dėgjoheshin mė tė forta dhe tė shpeshta. Ndryshe nga ato tingėllima melodioze qė dukeshin sikur pėrkėdhelnin gjelbėrimin e duke e mbledhur gojė gojė. Mendja mė shkoi menjėherė pėr keq dhe hova nė kėmbė duke bėrė pėr  nga dhitė qė nuk po i shikoja pėr momentin.Tingėllimat e kėmborve sa vinin dhe po mė largoheshin me shpejtėsi sikur  gjetėn rastin tė arretiseshin njėherė

e pėrgjithėmonė .U fėshkėlleva fort duke u  fyrė tė dy gishtėrinjėve tė vegjėl ,siē bėjė zakonisht pėr ti kthyer , por mė kot . Nuk kisha bėrė as pesėmbėdhjet metra me vrap dhe u shtanga  e tėra pėrpara njė pamjeje  tė magjishme.Nė njė distancė qė munda tė shquaja ,u gjenda pėrballė njė kali  me ngjyrė tė kuqėremtė nė gri i cili po qėndronte nė vendė pa levizur e duke vėshtruar pėr nga unė. Flokėt i kishte tė gjata dhe ngjyrė tė bezhtė. I ishin varur nga tė dy anėt e qafės si tė krehur dhe tė shtrirė me kujdes duke formuar vizėn qė bėnte ndarjen e tyre. Vendosa ti afrohesha me  disa hapa tė ngadaltė , duke pyetur veten , - Ē'tė jete ky kalė  qė se kam parė ndonjėherė, jo vetėm  nė kėto rrėnoja , por dhe nė fshatrat pėrrreth? Tė tillė vetėm nėpėr ėndra mund tė ndeshesh?-Apo do ti ket humbur dikujt dhe e kėrkojnė? Nga largė munda tė shquaja me vėshtirėsi  tė dy dhitė e racės . Ishin aq largė sa tigėllimat e kėmborėve nuk mbrinin te unė.Vendosa t'u fėshkėlleja me sa fuqi tė kisha , por asgjė nuk ndryshoi, pėrveēse  fėshkėllima ime bėri qė kali tė vraponte drejt meje.Nga qė bari ėshtė ritur shumė  dhe se ka  korrur njeri, kalit nuk i dukeshin kėmbėt por vetėm koka dhe qafa qė herė herė i dilte zbuluar nga tė hedhurit e flokėve sa poshtė -lartė . Pasi  i  ecuri i tij  ishte  i  shpejt,  i hapeshin  flokėt sa majtas edhe  djathats,  qė i dukeshin sikur kishte hapur krahėt dhe bėhej gati tė ngrihej pėr fluturim.

 Duke mu afruar ,e duke u qartėsuar pamja e tij. Me ta parė u meka duke mos pasė mundėsi tė bėrtisja.Goja dhe sytė mė ngelėn tė hapur pėr pak ,si njė i paralizuar vetėm nė kėto pjesė tė trupit. S'po u besoja syve. Kali qė mė dukej si ai qė u'a hipin vetėm princeshat nėpėr ėndrra, na ishte njė gjarpėr shumė i gjatė e tepėr i trashė .

I   paparė ndonjėherė.Tringėllima zilesh dėgjoheshin gjithashtu. Nėse dikush nuk e shikon, s'ka pėr ta besur kurrė , me tė treguar. E mblodha veten si i pėrmendur  mbas njė aksidenti dhe u ktheva menjėherė mbrapėsh duke nisur tė vrapoja me shpejtėsi. Gjarpėri po me ndiqte gjithashtu , sikur po bėnte vrapin e ndonjė pele. Duke ecur e duke kthyer kokėn nga mbrapa.Ē'do pamje qė shikoja mė kallte tmerin.Nėn qafėn e trashė i dukeshin qartė tre lafsha ku i qėndronin tė varura nė gushė. E kuptova qė  ishte nga ata gjarpėrit me zile.Merrte  ē'do gjė qė gjente pėrpara. Zhurma e gurėve qė rrokulliseshin , mė gumėzhinin nė vesh si gjėmime moti, qė mė ndiqnin hapė pas hapi pėr tė mė goditur.

E parafytyroja veten nga ēasti nė ēastė nė gojėn e tij, tė cilėn e mbante tė hapur me gjuhėn jashtė. As vetė  s'po e kuptoj se si i kam shpėtuar . Se ku e gjeta gjithė atė  force qė i'u shkėputa me aq shpejtėsi, njė zot e di. E pra, nuk dyshoj aspak qe Zoti kishte dėrguar engjėjt e tij tė mė ndihmonin , ndryshe nuk do gjendesha sot bashkė me ju , -pėrfundoj Trėndelina me lotė nė sy.Nė verandė filloj tė zotėronte pėrsėri qetėsia.

Tė gjithė ishin zhytur nė mendime nga ato qė dėgjuan dhe pėrjetuan. Bariu nxorri  nga xhepi kutinė e duhanit tė grirė, dhe po  mbushte ēibukun hezhtazi  . Tė kolliturat e lehta  tė Antonios filluan tė largonin qetėsinė.

- Si duket je ftohur dje nė gjithė qimet ?  -e pyeti Bariu.

- Mbase, por i ftohti i vjetėr tė ngacmon nė ē'do stine! - iu pėrgjigj Antonio me njė buzėqeshje tė lehte dhe dėrgoj vėshtrimin e tij  pėr nga  rruga qė tė ēonte pėr nė fshatin Taxat.

Bariu i cili po e  ndiqte me vėmendje vėshtrimin e Antonios , nuk pėrtoi ta pyeste pėrsėri.

- Besoj se  do tė na vish prapė  pėr tė kalur pushimet ?

- Patjetėr qė do tė vi, - i tha, duke vazhduar mė tej ; Por radhės tjetėr si studiues. Shqipėria, ky vend  i vogėl  me banorė nga mė  tė vjetrit  e Evropės, ka pėrjetuar shumė legjenda. Jo mė kot, kam hapur dhe njė ditar,qė nga dita kur  kam ardhur nė Kalasė .Shqipėria ėshtė dhe mbetet atdheu i legjendave, -pėrfundoi sė thėni Antonio duke e shoqėruar pėrsėri me kollitje tė lehta.

  Ai u ēua duke u mbajtur fort tek patericat dhe filloj tė ecte nga pak nėpėr verandė. Tė trokiturat  e patericave tė cilat dėgjoheshin si tė shtėna armėsh me urdhėr, dukeshin sikur  kėrkonin tė  zhyteshin ,mė nė thellėsi tė tokės ,pėr tė kėrkuar gojėllėna te tjera.Goditjet e patericave  vazhdonin tė dėgjoheshin  tė vetėmuara nėpėr atė qetėsi, sikur po vulosnin para kohe fletėt boshe tė ditarit qė do tė mbusheshin me legjendat nė vazhdim.

1 - 2 - 3 - 4 5 - 6

25 Gusht 2007
 

 

     Kush jemi ne Pėrdorimi dhe te drejtat Na Kontaktoni │ Lidhje │ © 2007 Revista Tepelena