Guida Tepelena Gazeta Lekdushi Ali Pashe Tepelena
 Faqja Kryesore >> Revista Tepelena

 

-  Ē'fare thua, - ia prita unė i shtangur i tėri , prapė tė kanė rrahur.

- Po Sokol , ti e di qė ėshtė vėshtirė t'i shpėtosh kėtyre, - pėrfundoj ai plot trishtim.

- Po ,po, ke tė drejtė vėlla pėr ne kanė racizėm tė ēfrenuar. Mė kujtohet ajo skena jote si tani, kur ishim nė kampin e Kastorias, donin tė na kthenin mbrapsht me forcė. Na ēuan nga gjumi mė katėr e gjysėm tė mėngjesit dhe na futėn si bagėti nė autobuzin qė ia kishin ngjitur portėn me hyrjen e godinės qė mos tė kishim asnjė mundėsi pėr t'u ikur. Ti ishe fshehur nėn krevat bashkė me dy tė tjerė. Nuk mė shuhet nga kujtesa atė qė mė kanė parė  sytė dhe vendosa mos tė zgjatesha mė, por Antonio i mbėrthyer nga ē'farė dėgjoi pyeti vetėvetiu: - Ē'farė do tė thuash? . Ē'farė ju ndodhi mė tej ,  - vazhdoi te pyeste perseri.

- Jo mua por Albanit ,shpirti e tij e di . E kanė rrahur si mos mė keq, bashkė me dy shqiptarėt e tjerė qė u gjendėn tė fshehur. Ne vetėm ulėrimat e ushtarėve dėgjonim duke i qėlluar e tek tuk ndonjė tė mekur tė stėrgjatur me mbytje zėri. Kur i kanė sjellė nė autobuz nuk njiheshin nga gjaku qė u kishte mbuluar fytyrėn.

- Ē'bėhet kėshtu  -tha Antonio i tmerruar pėrsa dėgjoi. -Nuk duhej tė silleshin kaq keq  -dhe lėvizi pak nga vendi pėr tė rregulluar jastėkun ku ishte mbėshtetur dhe i irrituar vazhdoi tė fliste.

- Unė di qė shtetet antare tė Bashkimit Evropian tė asaj kohe u kanė afruar shuma tė mėdha parash pėr tė ndihmuar  refugjatėt dhe po mė habit fakti qė pse duhej tė bėhej njė lojė e tillė me rikthimin e refugjatėve.

- Ashtu ėshtė Antonio , ke tė drejtė, jo vetėm kjo qė the por dhe Organizata e Kombeve tė bashkuara ka afruar ndihma, por siē flitej mė pas , meseleja ka qėnė gjetkė .

       Na kapnin dhe duke e ditur se do tė vinim prapė,do tė regjistroheshim me emėr tjetėr pėr t'u shpėtuar ndonjė rikthimi tjetėr me tė njėtin emėr, nuk bėnin gjė tjetėr veēse krijonin eksode tė reja tė cilat i tregonin nėpėr kanalet televizive dhe njėkohėsisht listat me emra tė rinj shtoheshin e si e tillė kishin forcė tė kėrkonin ndihma tė tjera ,si monetare dhe materiale.

- Pse s'thua, kjo qėnka kalė troje mė vete, - shtoi  Adili.

-Gjithandej udhėton ky kalė - iu pėrrgjigj Antonio. Me emigrantėt  abuzohet  kudo. Dhe nė Itali ka racizėm ndaj tyre . Nga ndonjėherė e shikon  haptas fare. Mė nė perėndim tė shkosh aq mė shumė ndihet nacionalizmi i tij. Kjo ua bėnė mė tė vėshtrirė emigrantėve ,tė integrohen nė jetėn e tyre , - pėrfundoi Antonio.

-Nėse do qė tė bindesh pėr njė shtet sesa demokrat ėshtė,mos e vizito si turist, por  si emigrant, - vazhdoi tė fliste bariu. Im  atė , ndjes pastė, -mė thoshte: Vetėm amerika ėshtė atdheu i tė gjithėve, vatani i mėrgimtarėve, simboli e demokracis .

-Eh Amerika, Amerika, kjo tokė e premtuar, ėndėrr e kam , -u dėgjua  me njė zė tė lėnduar Albani , i cili po fėrkonte  parakrahun e  djathtė , si pėr tė zbutur dhimbjet.

- E shikoj qė je nė siklet, por nesėr do tė ndihesh mė mirė ,-i tha babai me njė zė tė dėshpėruar dhe ashtu i ngrysur nė fytyrė vazhdoi tė mė pyeste .

- Pse njiheni mė parė ju Sokol me Albanin.

- Po baba , nė Kostur, kurse grekėt i thonė Kastoria. Aty ku ndodhi gjithė ajo qė jua tregova. Kėta banojnė nė Taxat por mua s'mė ėshtė dhėnė rasti tė njiheshim mė parė.-Agim vėllai mė mirė ha njė herė nė ditė dhe mos e degėdis mė djalin pėr nė Greqi , dėgjo Shkėlqimin ti  se s'tė del keq dhe ngriti gotėn e rakisė dhe bėri njė urim pėr tė gjithė sofrėn qė ishte shtruar .

- Ashtu ėshtė, - shtoi veterineri, pėr nė Greqi nė dorė e kemi, por kjo e Larės mė ka hidhėruar, mė ka prerė krahėt fare.

- Ke tė drejtė, dhe unė tė jem nė vendin tėnd, njėsoj do tė ndihem, - vazhdoi  bariu , por si ėshtė mė mirė ,tė tė humbasė apo ta dish se kush ta ka marrė dhe s'ke ēfarė t'u bėsh . Ja, harove nė monizėm si ua  punuan popullit, jo vetėm qė ua  sekuestruan gjėnė e gjallė  por i quajtėn dhe kulakė, kurse ata qė i dorėzuan me dėshirė si tim atė, e vunė tė ruante bagėtinė e  tij qė e dhuroj me dėshirė, duke e paguar vetėm  me  ditė pune. Nuk  tė vjen plasja, na kanė bėrė tė qeshė gjithė bota me ne.

       Pasi bariu mbaroi sė foluri , odėn e pushtoi pėrsėri njė heshtje si ajo qė gjendet vetėm nėpėr varreza.  Sytė mė shkuan nga Antonio i cili po rregullonte pėrsėri jastėkun ku ishte mbėshtetur dhe i dha pak mė lart trupit . Mesa pashė dukej disi mė mirė .

Nga dhoma matanė ku  flinte motra,Trėndelina, u dėgjua njė e kėrcitur e zgjatur. Ishte  nga ato qė bėjnė menteshat e pavajisura  tė  portave dhe u ēova pėr tia mbyllur. Do tė ēohej herėt nė mėngjes pėr tė kullotur tė dy dhitė e racės, andej sipėr pėr nga rrėnojat e fshatit tė lashtė Taxat dhe nuk duhej ti prishej gjumi.

 

*        *             *

- Agim, u dėgjua pėrsėri bariu qė ende po e mbante gotėn e rakisė nė dorė. - Kėtė e kam pėr familjen tėnde , tė jeni tė gėzuar nga hera dhe me shėndet tė plotė.

- Tė gjithė trokitėn gotat dhe qetėsia zuri vend pėrsėri. Bariu po vėshtronte Agimin qė po i rrėshqisnin lotė. Dukej ,diēka donte tė thoshte pasi po e mundonte.

- Adil, kėtė e kemi mik tė mirė , dhe me profesionin e tij veteriner nuk ka lėnė njeri pa ndihmuar nė pik tė vapės apo si kjo  palcė dimri nė mesnatė  iu ėshtė gjendur kujtdo.Ishte ēobani i cili po i fliste babait tim. Mė vjen shumė keq qė i ndodhi kėshtu, por unė them se nuk ka mė shpresa pėr ta gjetur Larėn, Larėn e vetme,  - pėrfundoi  bariu duke tundur kokėn lehtazi nga lartė poshtė dhe fėrkoi ballin me dorėn e majtė sikur i thėrriste kujtesės pėr tė thėnė diēka tė haruar.

-Veterinerit po i shtoheshin mė shumė lotėt dhe humbi i tėri nė fytyrė.

-Mos ja humb shpresat, ku i dihet nė tė gdhirė do tė dal dhe unė ta kėrkoj ,  - i tha Adili me njė ton qė e tregonte tė pakursyer pėr t'a ndihmuar  veterinerin.

- E keni tė kotė, - u dėgjua pėrsėri ēobani. - Habitem me ju  tė dy ! Edhe pse jeni tė ardhur , tė paktėn, mirė  veterineri qė ka ardhur pas '90-ės , por ti Adil ke aty tek tė tridhjet vjetėt qė banon kėtu, dhe do tė kishe mėsuar dy fjalė tė paktėn rreth misterit, prej shekujsh, edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė humbasin kafshe e njerėz nė kėtė zonė.

         Tė gjithė po shikonin me habi njėri  tjetrin e mė pas ia ngulitėn sytė ēobanit .

- Jo pėr zotin s'po mė shkon nė mendje, mbase kam dėgjuar, por nuk di se pėr ē'farė flitet,  - pėrfundoi babai duke folur pėrēap e njėkohėsisht mblodhi supet e vetullat si i zėnė nė faj. Antonio pombante njė letėr dhe laps nė dorė pėr tė hedhur shėnime  rreth misterit , e mė pas ti vendoste nė ditarin e tij qė kishte hapur qė prej ditės sė parė qė shkeli nė Shqipėri . Qetėsia vazhdonte tė bėnte punėn e saj. Hodha njė vėshtrim nga veterineri por pėr ēudi lotėt nuk ia pashė. Ai i kishte ngulur sytė ēobanit sikur

donte t'i thoshte, thuaje,fol, shuama kėtė kurreshtje qė sapo nise apo ke vendosur tė mė torturosh. Ēobani e kuptoi qė qetėsia e odės i kishte dhėnė tė drejtėn e fjalės dhe pasi nxorri me pak vėshtirėsi frymėmarrjen e thellė qė tėrhoqi para pak sekondash, filloi tė tregonte me njė zė qė se kisha dėgjuar ndonjėherė. Ndoshta ishte pesha e legjendės qė kishte mbarsur shpirtin e tij dhe sikur ta kishte pėrjetuar vetė.

- Nga njė plak i moēėm i kėsaj zone e kam dėgjuar , - vazhdoi  tė tregonte ai . - Nuk jam i sigurt por flitet se e ka zanafillėn para disa shekujsh . Dihet qė njerėzit si para edhe pas  kėsaj periudhe jetonin me ē'farė siguronin nga krahu i punės apo nga gjėja e gjallė qė kishin. Nga mospasja, pėr tė siguruar bukėn e gojės njerėzit detyroheshin edhe tė vidhnin. E keqja i ēonte ta pėrsėrisnin prapė kėtė veprim , ishte njė mėnyrė jetese pėr tė jetuar. Vetėm kėshtu njė pjes e familjeve ia dilnin mbanė  larjeve tė haraēit qė u ishte vendosur nga porta  e Sulltanit .

1 - 2 - 3 - 4 5 - 6

25 Gusht 2007
 

 

     Kush jemi ne Pėrdorimi dhe te drejtat Na Kontaktoni │ Lidhje │ © 2007 Revista Tepelena