-Ja dhe ajo dritė e fortė nė fshat,ėshtė
drita e oborrit tuaj, -mė tha barriu ,duke shtrirė bashkė me krahun
edhe krrabėn sikur po e merrte nė shėnjestėr.Babai jot ka dalė dhe na
pret,pėrfundoi bariu dhe nė tė njėjtėn kohė mblodhi supet dhe shtyu
sharkun e tij lart qė ishte duke rrėshqitur prej supeve.
- Ē'tė bėjė i shkreti , - tha Antonio ,
ėshtė bėrė merak, dhe ne humbėm si sopata pa bisht.
Bariut i hipi njė i qeshur
njėsoj si ai nė stan kur Antonio pėrmendi rakinė.
- Hiqu kėtej or katran me bojė,- i tha
bariu dhe pasi ndaloi njė ēast e pėrqafoi Antonion pėr t'i lėnė tė
kuptonte se ishte krenar qė njė italian po e befasonte me tė folurin
shqip aq mirė sa qė dhe shprehjet popullore i pėrdorte me vėnd.
- Ē'farė moshe ke,- e pyeti bariu
Antonion.
- Datėlindja 1939 .
- Paske qėnė me fat Antonio .
- Pse,- iu pėrgjigj ai .
- Se po tė kishe qėnė 18 vjeē nė atė
kohė do tė tė kishin mobilizuar ushtar nė rradhėt e ushtrisė fashiste,
dhe prej aty do tė degdisnin kėtyre honeve e gėrxheve qė po shkel
sot, dhe ku i dihej lufte hesapi, mund tė ishe dhe ti njė nga ata
ushtarėt e gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur.
- Ohh oh, -u dėgjua njė oh prej Antonios
qė ndiqte pas bariun dhe ra befasisht pėrdhe sikur ta kishte thithur
toka. Tė dy reaguam me tė shpejtė dhe iu gjendėn mbi krye nė tė njėtėn
kohė sikur tė ishin tė telekomanduar.
- Ē'farė tė shqetėson Antonio u dėgjua
prej bariut.
- Oh oh mė dhėmb kyēi i kėmbės sė majtė,
- tha Antonio duke e shtrėnguar njėkohėsisht po me dorėn e majtė,
sikur donte tė shtrydhte dhimbjen dhe tė ēlirohej si me sustė po nė
atė moment.
- Ehė ka shkelur nė ndonjė vendė jo tė
sheshtė dhe padyshim ka pėrdredhur kaviljen ,- vazhdoi bariu ,dhe me
njė dorė po i bėnte pak masazh e me tjetrėn po i hiqte kėpucėn.
Antonio kishte kafshuar njė copė
tė sharkut qė kishte veshur dhe po i pėrgjigjej dhimbjes duke mos
bėrė mė as gėk as mėk.Ai kishte lėshuar komplet shpinėn e tij mbi
kraharorin tim dhe kur i ēova dorėn instiktivisht mbi ballė ,mėsova se
ishte mbytur nė djersė tė ftohta.
- Xhaxhi Shpėtimi,- i fola unė. Ky
ėshtė mbytur nė djersė tė ftohta. E di e di, edhe kavilja e tij ėshtė
mbufatur ca , - m'a pati ai duke ia ulur atė me kujdes mbi ēizmen e
lėkurtė tė Antonios qė sapo e kishte zbathur dhe hodhi dorėn,
pėllėmbėn e tij mbi njė ēantė tė lėkurtė postiqe prej dhie, ku nxorri
dy pagure tė aluminta si ato qė pėrdorte ushtria.
- Na hape dhe jepi pak ujė tė pijė
derėziu se i ngriu gjaku fare. - Antonio e zgjati vete dorėn dhe sa e
mori iu thith grykės sė pagures sikur ta kishte ujė tė bekuar.
- Mos e lėrė qė ta pijė tė gjithė , jo
se ia kursej, por trupi i tij ėshtė krejt i kėputur jo vetėm nga
lodhja dhe nga kjo qė pėsoi por i mbytur me djersė gjendet akoma
dhe si i tillė ka pėr tu na u bllokuar kėtu. Duke mė kėshiluar e duke
mbajtur nė njė dorė kaviljen e Antonios me dorėn tjetėr po lironte
tapėn e pagures sė dytė qė e kishte mbėrthyer mes dy gjunjėve si
morsė. Pasi e hapi , filloj t'i spėrkaste kaviljen. E ndjeva nga
aroma se ishte raki. Shikimi im u pėrball me atė tė bariut por ai
tundi kokėn me shėnjė miratuese duke mė thėnė,-Raki ėshtė, raki,ėshtė
ballė kazani , pėr ilac e mbaj ,ke pėr tė parė do ti bėjė shumė mirė.
- Zoti qoftė me tė dhe t'a ndihmojė i
thashė unė.
Gjatė kohės qė bariu po fėrkonte
kyēin e kėmbės me tė dy duart, mė kėrkoi ngutazi qė t'i hidhja pak
raki.U dėgjua njė zė krejt i panjohur pėr ne qė nuk ndodhej as pesė
metra larg, dhe vinte drejt nesh me shpejtėsi duke u proftasur si njė
dritė rrufeje e na pyeti : - Si mund t'ju ndihmoj ? . Pėr momentin u
shtanga i tėri nga ardhja e tij e befasishme.
- Hajde Agim, hajde, se paske ardhur si
i dėrguar i zotit nė kėtė moment, na duhesh , - i tha bariu pa e
kthyer kokėn drej tij e duke vazhduar sėrish lėvizjet e njėpasnjėshme
tė gishtrinjėve masazhues pėrmbi kyēin e kėmbės sė Antonios.E mora me
mend qė kėta tė dy duhet tė njiheshin pasi bariu vetėm nga zėri e
njohu dhe i foli nė emėr.
- Shpėtim mesa shikoj e mira ėshtė tia
hedhim nė jaki pasi kjo mbufatje vetėm atje tė ēon,- ia pati Agimi.
Bariu e vėshtroi pėr pak sekonda
veterinerin dhe duke tendosur kokėn e duke i thėnė , le tė bėhet siē
thua ti , prandaj tė kemi esnaf, veteriner tė zotin, dhe e mori
Antonion kofsha krahė dhe bėri me tė poshtė drejt fshatit duke na
thėnė, eja nxitoni ,ēfarė prisni.Veterineri e ndoqi nga mbrapa bariun
dhe unė u pėrkula shpejtazi duke rrėmbyer tė dy paguret dhe
projektorin, dhe vrapova me njė frymė drejt tyre. E ēuditėshme , bariu
me veterinerin edhe pse ishin pa projektor ishin shkėputur aq shumė
prej meje saqė edhe me vrap mezi i arrita tek pragu i lesės sė
gardhit tim. Veterineri hapi lesėn dhe u futėm njėri pas tjetrit.Babai
hovi i tėri tek pragu i shtėpisė qė sapo e kishte hapur ,duke thėnė :
- Edhe kjo mė duhej tani .Adil shpejt na sill njė legen me ujė tė
vakėt dhe njė sapun, derisa tė pėrgatitemi pėr tia hedhur nė jaki, po
ia fėrkoj me sapun. Babi sa e dėgjoi i tha mamasė: - Hidhu shpejt ēa
pret dhe na sill lesh tė palarė, vezė ,gazetė dhe ndonjė bluzė tė
vjetėr ta ēkisim pėr tia mbėshtjellė, ēfarė tė ndodhet vetėm qė ta
pėrdorim pėr jakinė.Mamaja u largua si flutur pėr nga manxatoja ku
mbahej bulmeti e drithėrat. Kurse babai iu drejtua kusisė me ujė tė
ngrohtė qė ndodhej mbi rezistencėn e fikur, ishte ujė qė pėrgatitej
ē'do mbrėmje pėr tė larė kėmbėt. Madje mamaja i hidhte edhe njė grusht
me kripė pasi ndihmonte pėr t'i qetėsuar ,siē thoshte dhe e ndjera
gjyshe.
Pėr tė ndihmuar dhe unė, vrapova
pėr tė marrė legenin qė ndodhej pėrbri shkallėve qė tė ēonin nė odėn e
miqve nė kat tė dytė.Babai u afrua me tė shpejtė duke mbajtur nė
njėrėn dorė kusinė me ujė tė nxehtė dhe nė tjetrėn njė gjym me ujė tė
ftohtė pėr tė nakatosur ujrat nė legen e pėr ta bėrė tė vakėt.Bariu e
pėrgatiti shumė shpejt dhe ia afroi veterinerit .Pa kaluar as pesė
minuta ku veterineri kishte filluar ti bėnte masazh me ujė tė vakėt e
duke i ledhatuar enjtjen me sapun , mbriti mamaja me njė frymė duke
mbajtur nė njėrėn dorė njė shtėllungė leshi dhe nė tjetrėn njė tas
prej balte me vezė tė rrahura siē pėrgatiten enkas pėr t'u skuqur.
- Hidhu Shpėtim ēfarė pret, - i tha
veterineri bariut.Bariu e mori shtėllungėn e leshit dhe e nakatosi me
vezėn e rrahur brenda nė tasin prej balte dhe e bėri gati pėr jaki.
Nuk u mbushėn as dhjetė minuta dhe veterineri ia kishte hedhur nė
jaki. Adili u tha tė ngjiteshin nė odėn e miqve por veterineri i tha
se, ėshtė vonė, njė herė tjetėr.
-Hajde , hajde njėher lart, na jep ca
llogari dhe pastaj shomė dhe bėjmė, - i tha bariu duke vėnė buzėn nė
gaz dhe nė tė njėjtėn kohė e mori nė krahė Antonion tė bėrė dyllė i
verdhė si tė ftonjve dhe filloi qė tė ngjiste shkallėt.
- Oh Shpėtim, oh Adil e lėmė pėr njė
herė tjetėr, nuk mė pret puna tė ndalem sot kėtu, tjetra ,edhe vonė
ėshtė xhanėm, - iu pėrgjigj veterineri me njė zė si i zėnė ngushtė.
- Agim vėllai mos ma prish, eja tė
thyejmė njė kafshatė bukė sė bashku dhe nė tė gdhirė mbathja nga tė
duash, - u dėgjua babai duke iu lutur me dashamirėsi e duke e kapur
prej krahu qė ta nderonte ndihmėn dhe ardhjen e tij.
1 -
2 -
3 -
4 -
5 -
6
25 Gusht 2007