Interviste me Prof. Peter Prifti, njė nga
bashkepunetorėt e ngushtė tė Nolit
Intervistoi Kozeta Zylo
Prof. Peter Prifti ėshtė njė nga figurat mė tė
shquara tė Diasporės shqiptare nė Amerikė, ėshtė shkrimtari, studjuesi
dhe bashkėpunėtori i imzot Fan Nolit, qe i kanė dhėnė aq shumė Kombit
shqiptar.
Puna e tij
studimore dhe akademike ka filluar pikėrisht me botimin e studimit:
Kosova nė Tronditje, qysh nė vitin 1969, qė bėri pėrshtypje ndėr
intelektualėt e Amerikės. Nė bashkėpunimin me Nolin ai shkruan:
Gjatė
intervistės Noli tha se ai e konsideronte anėtarėsimin e Shqipėrisė nė
Lidhjen e Kombeve (mė 1920) si fitoren mė tė madhe nė veprimtarinė e
tij kombėtare, ndėrsa trishtimi i tij mė i madh ishte largimi nga
Shqipėria (mė 1924), sepse sikundėr u shpreh ai ajo i dha fund
punės sime nė Atdhe.
Kur keni
ardhur nė Amerikė dhe si e pėrjetuat ndarjen me Atdheun?
Unė erdha nė
Amerikė mė 1940 pėr tė banuar me atin tim dhe vėllanė e madh nė
Philadelphia, Pennsylvania. Unė isha atėhere 15 vjeē, njė moshė
delikate, dhe ndarja nga familja dhe tė afėrmit, si gjithmonė nė raste
tė tillė, ishte e dhimbshme.
Cili ka
qėnė bashkėpunimi juaj me Imzot Fan Nolin dhe Vatrėn?
Me Imzot Fan
Nolin unė u njoha pasi ika nga Philadelphia dhe u vendosa nė Boston,
pėr tė punuar nė zyrėn e Vatrės si sekretar i federatės dhe si
bashkė-redaktor i gazetės Dielli me Qerim Panaritin (G. M.
Panarity). Ishte viti 1958. Noli nė atė kohė ishte Kryetar Nderi i
Vatrės, dhe ishte nė komunikim tė pėrhershėm me zyrėn e Vatrės.
Pata fatin tė
ndodhesha nė praninė e Nolit shumė herė, qoftė nė lidhje me punėt e
Vatrės, qoftė nė Kryekishėn Shėn Gjergji ku ai meshonte nga koha nė
kohė, po ashtu dhe nė mbledhjet qė bėnin shqiptarėt e Bostonit me
rrethet, pėr tė festuar ditė tė shėnuara tė Kombit shqiptar, si Ditėn
e Flamurit, etj. Takimet me Nolin u dendėsuan sidomos nė vitin 1959,
kur Vatra pėrgatitej pėr tė festuar 50-vjetorin e Diellit dhe Noli
ftohej nė mbledhjet qė bėmė atė vit pėr tu kėshilluar me tė, si dhe
pėr tė stimuluar bashkatdhetarėt qė tė merrnin pjesė nė ngjarjet e
pėrvjetorit qė kishim planifikuar.
Mbaj mend
sidomos dy takime qė pata me Imzot Nolin: Herėn e parė, kur vajta nė
shtėpinė e tij, nė vjeshtėn e vitit 1958, pėr tė marrė njė intervistė
me tė (apo audiencė, siē e quajta unė). Ishte shumė interesante, jo
vetėm pėr shkak tė intervistės, por edhe sepse pata rastin tė njihesha
personalisht me banesėn e Nolit, me mobiljet e shtėpisė, me
bibliotekėn e tij, me mjedisin. Gjatė intervistės Noli tha se ai e
konsideronte anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve (mė 1920)
si fitoren mė tė madhe nė veprimtarinė e tij kombėtare, ndėrsa
trishtimi i tij mė i madh ishte largimi nga Shqipėria (mė 1924), sepse
sikundėr u shpreh ai ajo i dha fund punės sime nė atdhe. Kėto
fjalė tė Nolit mė bėnė pėrshtypje mė shumė se ēdo gjė tjetėr nga
intervista. Herėn e dytė e takova nė shtėpi i shoqėruar nga njė shoku
im, Peter Vangel. Ishte viti 1960 dhe unė, si sekretar i Vatrės, isha
duke organizuar Seminarin e Parė tė Studimeve Shqiptare nė historinė e
Federatės. Peter dhe unė shkuam te Noli pėr ta ftuar qė tė merrte
pjesė nė seminarin si folės mbi ndonjė temė shkencore, sipas dėshirės
sė tij. Noli erdhi nė seminarin dhe e bėri pėr vete gjendjen me
fjalimin qė mbajti pėr Skėnderbeun.
A keni
pasur lidhje tė tjera me intelektualė shqiptarė dhe veēanėrisht me
gratė intelektuale, ku njė ndėr to ėshtė dhe Prof. Safete Juka?
Po. Unė e kam
pėr nder tė them se kam patur lidhje me intelektualė si Arshi Pipa,
Sami Repishti, Nicholas Pano, Stavro Skendi, Elez Biberaj, Gjon
Sinishta, si dhe me Prof. Safete Juka. Mė vonė, hyra nė marrėdhėnie
shkencore ose letrare me bashkatdhetarė tė tjerė qė emigruan nė
Amerikė, sidomos me shkrimtarin e njohur Naum Prifti. Ai mė ka dhėnė
njė ndihmė tė veēantė nė lidhje me pėrgatitjen e dorėshkrimeve tė
librave qė kam botuar gjatė 10 12 viteve tė fundit. Me tė gjithė
kėta kam patur korrespondencė dhe kam bashkėpunuar nė fusha tė
ndryshme, nga tė cilat kryesore ishin ēėshtja e Kosovės, demokratizimi
i qeverisė shqiptare, dhe studime pėr historinė dhe letėrsinė
shqiptare.
Me Prof. S.
Juka u takova nė Konferencėn Ndėrkombtare pėr Kosovėn (International
Conference on Kosova), qė u mbajt nė City University of New York, mė
6 nėntor 1982. Ajo bėri studime origjinale pėr tė sqaruar problemin e
Kosovės para opinionit publik ndėrkombėtar. Mė vonė unė botova njė
recensim tė librit tė saj, The Albanians in Yugoslavia in Light of
Historical Documents.
Mund tė them
se kam pėrfituar shumė nga intelektualėt e diasporės shqiptare nė
Amerikė. Marrėdhėniet e ngushta me ta kanė qėnė ndihmė e frymėzim pėr
mua.
Ju keni
mbaruar studimet per bakaloreatėn nė Penn State University, njė ndėr
universitetet e njohur nė Amerikė. Ēfarė kujtoni nga ky universitet nė
Pennsylvania?
Kujtimet e
mia pėr Penn State University janė mjaft tė lashta , pas gati 60
vjetėve, qėkur u diplomova nė degėn Arts & Letters mė 1949. Njė nga
kujtimet mė tė bukura ėshtė ai i peisazhit rreth e pėrqark kampusit,
qė ėshtė shumė tėrheqės me panorama madhėshtore tė natyrės, dhe me njė
mjedis ekologjik tė pastėr. Mė kujtohet gjithashtu se universiteti
ishte shumė i fortė nga ana sportive, sidomos me ekipin e futbollit.
Por mbi tė gjitha, unė ruaj kujtime tė veēanta pėr profesorėt e mi, jo
vetėm si pedagogė, por edhe si njerėz, si individė me tiparet e
ndryshme tė karakterit qė kishin.
Ka tė ngjarė
qė unė tė kem qėnė i pari shqiptar qė u regjistrova dhe u diplomova
nga Penn State. Sidoqoftė, pėr ata qė nuk e dinė, dėshiroj tė vė nė
dukje se sot gjendet atje njė zonjushe shqiptare e quajtur Valbona,
bija e Qemal Zylos me banesė nė New York. Valbona jep mėsime si
profesore, dhe njėkohėsisht ndjek studimet pėr doktoraturėn.
Domethėnė, ajo ka shkuar nja dy-tre hapa mė larg se unė, kur isha
student nė Penn State.
Nė
kėrkimet e mia nė Google, nė Internet, pėr ti dhėnė publikut shqiptar
dhe mė gjerė njė intervistė sa mė tė plotė pėr portretin tuaj, gjeta
njė sėrė librash tė publikuara nė Amazon.com. Cilin libėr keni mė
shumė pėr zemėr?
Nė tė
vėrtetė, unė kam pėr zemėr tre nga librat qė kam botuar, por pėr arsye
tė ndryshme: Socialist Albania Since 1944 (1978), sepse ky ėshtė libri
im i parė; Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle,
1969-1999 (1999), sepse ky ka tė bėjė me njė ēėshtje jetike pėr kombin
shqiptar; pra, me pėrpjekjet e shqiptarėve tė Kosovės pėr tė fituar
lirinė dhe pavarėsinė e tyre nga Serbia; dhe libri i tretė, Mozaik
shqiptar (2003), nga qė ky ėshtė i vetmi libėr qė kam botuar nė gjuhėn
amtare, dhe si i tillė zė njė vend tė veēantė nė krijimtarinė time.
Nė vitin
1978 keni publikuar librin Socialist Albania Since 1944 (Shqipėria
Socialiste qė nga viti 1944). Si ėshtė pritur nga publiku amerikan ky
libėr dhe cilat ishin reagimet nga shteti shqiptar?
Ky libėr u
prit mirė si nga lexuesit e thjeshtė, ashtu dhe nga specialistėt apo
ekspertėt nė lėmin e shkencės politike. Reagimet ishin pozitive
pothuaj pa pėrjashtim. Arsyeja kryesore ishte se deri atėhere, librat
qė ishin botuar pėr Shqipėrinė Socialiste, si nga tė huajt ashtu dhe
nga shqiptarėt, nuk mbanin qėndrim vėrtet shkencor. Nė pėrgjithėsi,
ata mbanin qėndrim tė prerė, ose nė favor, ose kundėr Shqipėrisė
komuniste; pra ishin tė njėanshėm, dhe kjo u ra nė sy lexuesve dhe
recensistėve amerikanė. Ndėrsa nė librin tim, unė u pėrpoqa tė nxirja
nė shesh si anėt pozitive, ashtu dhe anėt negative tė regjimit tė
Enver Hoxhės. Dhe pikėrisht ky qėndrim asnjanas, neutral si me thėnė,
tėrhoqi vėmendjen e lexuesve. Si pasojė, mė tė shumtėt e komplimentave
qė mora nga lexuesit, bėnin fjalė pikėrisht pėr kėtė aspekt tė librit.
Nga ana
tjetėr, qėndrimi im objektiv nuk u prit mirė nga shteti i kuq
shqiptar. Tirana zyrtare u zemėrua kur pa se libri im kishte kritika
ndaj regjimit. Ata donin vetėm lėvdata pėr sistemin e tyre, dhe njė
vėrejtje negative mjaftonte qė tė hyje nė listėn e kundėrshtarėve ose
njerėzve tė dyshimtė, nga kendvėshtrimi i regjimit.
Nė vitin
1969 ju keni shkruar studimin Kosovo in Ferment (Kosova nė tronditje).
Si u prit ai studim nga Perėndimi dhe nga Diaspora shqiptare?
Pėrgjigjja
ėshtė shumė mirė. Ai ishte studimi im i parė serioz nė botėn
akademike, dhe pati jehonė ndėr shtresat intelektuale tė Amerikės. Nė
atė kohė unė punoja nė Institutin Teknologjik tė Masaēusets (M.I.T.).
Me botimin e monografisė, fillova tė njihesha nėpėr universitetet dhe
qendrat shkencore tė vendit qė interesoheshin pėr problemin e Kosovės
dhe pėr Shqipėrinė.
Monografia u
prit mirė dhe nga Diaspora shqiptare. Ai shėnoi fillimin e njohjes
sime dalėngadalė me intelektualėt shqiptarė mė tė dėgjuar nė Amerikė.
Ishte pikėnisja e njė faze tė re pėr mua si shkrimtar dhe si studiues
nė fushėn e studimeve shqiptare.
Libri juaj
i fundit qė lexova nė Amazon.com ka qėnė Unfinished Portrait of a
Country. Si e keni pasqyruar kulturėn shqiptare nė kėtė libėr?
Unė mendoj se
kultura shqiptare paraqitet mjaft e pasur nė kėtė libėr. Nė tė
vėrtetė, pjesa mė e madhe e lėndės sė librit i pėrket kulturės
shqiptare. Ajo pasqyrohet aty me shkrime pėr figurėn e Nolit, midis
tyre dhe intervista qė mora nga ai kur isha redaktor i Diellit. Aty ka
njė seksion tė tėrė me studime dhe kritika letrare, pėrfshirė dhe njė
pėrmbledhje tė historisė sė letėrsisė shqiptare. Mandej, ka disa
recensione librash qė kanė pėr temė kulturėn shqiptare, si dhe
material pėr besimet popullore tė arbėreshėve dhe botėn para-kristiane
tė ilirėve.
Por ndofta
lėnda mė e pasur e librit nė lėmin e kulturės janė pėrkthimet nė
anglisht nga poezia dhe proza shqipe, pėrkthime kėta qė janė botuar
faqe-pėr-faqe me tekstet origjinalė. Ėshtė fjala pėr poema tė Naim
Frashėrit, Nėnė Terezės, etj., dhe pjesė nga proza klasike e letėrsisė
shqipe.
Njė nga
pėrkthimet tuaja qė mė ka lėnė mbresa mė shumė dhe qė personalisht e
kam mė tė lehtė pėr tjua dhėnė kolegėve amerikanė si lexim pėr
kulturėn shqiptare, ėshtė poema e Vaso Pashės O Moj Shqypni. Kur e
keni pėrkthyer dhe pse?
Vjershėn e
Vaso Pashės e pėrktheva nė vitin 1980. E pėrktheva sepse ajo ka vlera
tė shquara historike dhe letrare. Ajo u hartua dhe u botua mė 1878;
pra, nė vitin qė u themelua Lidhja e Prizrenit, pikėnisja e lėvizjes
pėr pavarėsinė e Shqipėrisė nga Turqia.
Veē kėsaj,
vjersha ėshtė ndėrtuar bukur, si njė dramė e vogėl me disa akte, dhe
duke e lexuar tė prek dhe tė frymėzon, sidomos pėrfundimi qė ka
karakterin e njė vepre epike. Ajo ėshtė nga ato vjersha qė nuk
harrohen.
Shoqata e
Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė me poetin e mirėnjohur, President Z.
Gjekė Marinaj, ka nderin qė tju ketė anėtar tė saj. Si ndiheni midis
shkrimtarėve shqiptaro-amerikanė?
Fare mirė.
Shoqata ka mbledhur nė gjirin e saj shkrimtarė tė vjetėr e tė rinj.
Mua mė kujtohet veēanėrisht konferenca e shoqatės qė u mbajt nė
Dallas, Teksas mė 2005. Ajo mė dha rast tė takohesha dhe tė bisedoja
me shkrimtarė tė cilėt deri atėhere unė i dija vetėm me emėr. Njohja
nga afėr me ta ishte kėnaqėsi dhe nder pėr mua.
Shtoj kėtu se
me themeluesin e shoqatės, z. Gjekė Marinaj, unė u njoha dhe u
miqėsova mė se dhjetė vjet tė shkuar, kur ai banonte nė San Diego, dhe
qė atėhere kemi mbajtur lidhje tė ngushta me njeri tjetrin.
Ēfarė
mendime keni nė lidhje me disidencėn e letėrsisė shqiptare?
Disidentėt
janė pjellė e natyrshme e realitetit politik tė diktaturės nė
Shqipėri. Unė kam simpati pėr disidentėt e sinqertė qė u bėnė viktima
tė monizmit, dhe tash reklamojnė vuajtjet e tyre nėpėrmjet shtypit,
librave dhe me mėnyra tė tjera. Ata kanė plot tė drejtė tė kėrkojnė
nga shteti shqiptar qė tė marrė masat e duhura pėr tė gjykuar dhe
dėnuar njerėzit qė u bėnė vegla tė diktaturės pėr tė shtypur
bashkatdhetarėt e tyre tė pafajshėm.
Shkrimtarėt
disidentė meritojnė jo vetėm simpatinė, por edhe solidaritetin e
komunitetit shqiptar nė Amerikė, nė pėrpjekjet e tyre pėr tė bindur
udhėheqėsit e Shqipėrisė se e kanė pėr detyrė tė tunden e tė shkunden
pėr tė mbyllur sa mė shpejt kėtė faqe tė zezė nė historinė e kombit
shqiptar.
Pėr mendimin
tim, simboli i dramės sė disidentėve nė Amerikė sot ėshtė Dr. Sami
Repishti, pedagog, shkrimtar dhe aktivist i respektuar nė fushėn e tė
drejtave njerėzore; madje dhe viktim e regjimit monist. Puna e tij
disa-vjeēare, si dhe ajo e kolegėve dhe shokėve tė tij, pėr
rigjenerimin shpirtėror tė shtetit dhe shoqėrisė shqiptare, meriton
pėrkrahjen e plotė tė diasporės sonė. Zgjidhja me nder e drejtėsi i
kėtij problemi, si rezultat i angazhimit tė shqiptarėve tė Amerikės,
do tė jetė njė fitore e shkėlqyer pėr ta, si dhe njė fitore historike
pėr Shqipėrinė.
Ju
falemnderit pėr intervistėn!
San Diego,
Kalifornia. Dhjetor, 2007