|
|
Eglantina Kume bashkebisedon me Neki Agon
Me Eglen, u njohem ne Athine ne saje te miqesise se perbashket
me poetin Nase Jani. Te dy te anetaresuar ne klubin e
shkrimtareve te ardhur nga Shqiperia " DRITA". Eshte nje person
qe ngjall respekt qysh me shikimin e pare. Nje intelektuale dhe
nje grua mjaft elegante dhe , nuk e di sesi, genjehesh fare
lehte per moshen e saj! Askush nuk mund ta beje me shume se
dyzet vjece. Aktive, e gjalle, plot freski e nje siluete per tu
admiruar. Me te vertete nje shembull i gruas shqiptare.
Krejt rastesisht, ne nje nga aktivitetet e radhes per nje
prezantim libri, erdhi biseda tek Tepelena( na pelqen ne
tepelenasve te...rrahim pak gjoksin per origjinen tone)! U
befasova kur me tha qe jemi dhe patriote!
-Po si?- e pyeta gjithe habi!
-Po dhe une me tha, kam babain nga Peshtani!
Surprize e kendshme, gjithsesi. I propozova ne vend qe, ne kohen
me te mundshme, do te doja te na fliste per www.tepelena.com !
Pranoi me mjaft kenaqesi. Pa u zgjatur shume, po ia leme fjalen
vete Egles te na "zbulohet" dhe te mesojme per nje artiste e
poete qe, pakekush deri me sot e dinte qe kemi origjine te
perbashket.
-Egla, tani qe te "zbuluam" qe je me prejardhje nga Tepelena, a
nuk na i thua me
mire ti vete se cila eshte origjina e familjes tende?
Kam lindur ne qytetin e Durresit ne vitin 1950. Origjina e
familjes time eshte nga Peshtani i Tepelenes. Ne vitin 1944,
gjyshi dhe gjyshja ime, sebashku me 7 femije, udhetuan me kembe
nga Tepelena (!) ne Durres. U vendosen ne qytetin bregdetar, per
nje jete me te mire.
-Si rrjedhoje, femijeria jote eshte e lidhur me Durresin...
Vitet e femijerise i kalova ne qytetin tim te lindjes. Akoma i
kam te gjalla nanurisjet ne preherin e prinderve, nen kumbimin e
kengeve labe qe kendonin gjyshja dhe gjyshi.
-Kontakti i pare me artin dhe letersine, filloi qysh atehere
besoj!
Po! Me kujtohet qysh ne moshen 5-6 vjece recitoja poezite qe
shkruante babai. Auditori im ishin oficeret dhe policet e
rrethit te Durresit pasi babai im ishte oficer. Me vone, ne
vitet e shkolles isha nje aktiviste e gjalle ne grupet teatrale
te qytetit.
-Kalimi nga letersi, ne artin skenik, si u be Egla? Cila qe "shkendija"
per nje gje
te tille?
Kur isha gjimnaziste dhe merrja pjese ne aktivitetet e shtepise
se pionierit, nje rol te rendesishem per pergatitjen time ne
artin skenik, luajti aktori i teatrit te Durresit Spiro Urumi.
Ndihmesen e tij profesionale e kujtoj me respekt te thelle. Kjo
baze qe mora ne Durres, me vleu shume me vone kur hyra ne
Institutin e Arteve.
-Cili qe atehere roli yt i pare ne kinematografine shqiptare?
Dhe ne c'moshe ndodhi
kjo?
Ne vitin 1967 ne qytetin tone xhirohej filmi "Duel i heshtur" ku
une luajta nje rol episodik. Ky qe dhe roli qe u be shkak per te
luajtur nje vit me vone rolin kryesor qe u kushtohet dy
heroinave gjirokastrite, Bule Naipi e Persefoni Kokedhima , "Ngadhnjim
mbi vdekjen" Ky film me beri si te thuash, shume te njohur per
kohen dhe une pata fatin te shijoj kenaqesisne e nje suksesi
shume te madh. Me suksesin tim, nuk krenoheshin vetem familja
ime dhe qytetaret e Durresit por edhe tepelenasit. Ne ate kohe
kam marre me dhjetra letra nga Tepelena!
-Gjate kohes se studimeve, ma mer mendja se, vazhdoi aktivizimi
yt kinematografik
dhe teatral, apo jo? Vec te tjerash, tashme ishe e njohur per
talentin tend.
Ne vitet 1968-1972 kreva studimet e larta ne Akademine e Arteve
ne Tirane. Aty pata
fatin te kem petagoge te shquar si Kujtim Spahivogli e Mihal
Luarasi. Ato vite munda te luaja ne pjese teatrale te famshme
duke perfshire dhe Shekspirin! Interpretova gjithashtu edhe ne
filma te tjere si "Yjet e neteve te gjata", "Lugina e
peshkatareve", "Zemra qe nuk plaken".
-Mbas filmave te siperpermendur, sipas bisedave qe kemi bere,
nuk more me pjese si
aktore ne interpretime filmash. Mund te njohim dhe lexuesin e
www.tepelena.com me
arsyen?
Sigurisht. Me emerimin tim te detyruar, pasi kreva studimet,
mori fund dhe kariera ime si aktore. Ne T.V. Shqiptar te porsa
krijuar, mora detyren e regjisores dhe te drejtueses se
emisioneve direkt ne kamera. Kam marre pjese ne veshtiresite e
plejades fillestare te T.V. Shqiptar, ku aparatura nuk ishte e
kompletuar dhe emisionet i benim live, ne kushte shume te
veshtira. Me vone u emerova ne kinostudion e filmave artistike
si regjisore montazhi ku punova vitet me te shumta te jetes
time.
- Le ta "leme" perkohesisht Shqiperine dhe te vijme tek e
kaluara jo shume e larget.
Ardhja dhe vendosja e familjes suaj ne Greqi. Si ndodhi dhe cili
qe shkaku ?
-Ne Athine u vendosa ne vitin 1991 bashke me bashkeshortin tim
dhe dy femijet. Shkak per kete u be nje mundesi punesimi per
burrin tim si muzikant ne nje orkester simfonike, pasi ne Tirane
punonte ne orkestren simfonike te R.T.V-se.
-Kesisoj, me ardhjen ne Athine, rifillove nga e para si te
gjithe artistet e
emigracionit, aktivitetin tend artistik!
Me ardhjen ne Athine rash ne kontakt me Kolec Traboinin,
themeluesin e botuesin e palodhur te gazetes "Egnatia". Aty
botova poezite e mia te para qe erdhen si pasoje e presionit
psikologjik te emigracionit. Pamundesia e te marrurit me art, me
shtyu thelle drejt poezise. Me vone, organizimi i klubit "DRITA"
dhe personalisht poeti Nase Jani, u bene per poezine time
mbeshtetje dhe vater e ngrohte. Botova dy libra me poezi : "Dy
pika qiell" dhe "Lajtmotiv" si dhe vellimin me tregime "Mos".
Tani kam ne proces nje vellim tjeter me poezi.
-Me paraprive, te prifte e mira, sic themi ne shqiptaret! Kalove
vete tek Egla poete
por me pelqen dhe keshtu.(qesh) Me thuaj tani, perpara se te me
paraprish serish, a
munde te ushtrosh gjate ketyre viteve ne Greqi, sadopak
profesionin tend te dashur,
ate te aktores?
Gjate viteve ne emigracion pata fatin te ushtroj edhe njehere
profesionin tim te humbur te aktrimit! Interpretova rolin e nje
nene shqiptare ne serialin televiziv grek te regjisorit te
sukseseve, sic quhet ketu ne Greqi, Manushos Manushaqis me
titull "Dashuria erdhi nga larg".
-Familja juaj, a ruajti identitein artistik Egla, me ardhjen ne
Greqi? Te gjithe e
dime sa e veshtire eshte kjo tashme.
Familja jone e krijuar nga dy artiste, nuk e humbi identitetin
artistik edhe ketu ne emigracion. Vajza jone, Migeni, u diplomua
ne Athine si violiniste dhe tani punon ne orkestren simfonike te
telelevizionit shteteror te Greqise , ERT 1. Po ashtu edhe djali
ndjek shkollen amerikane "Musice modern Shcool" ketu ne Athine.
Bashkeshorti im , Fatmiri, nuk e ka lene instrumentin e tij,
trombonin megjithe moshen per pension dhe merr pjese ne nje
orkester simfonike.
-Se fundi dua te pyes dicka per Tepelenen. Cilat jane
konkretisht lidhjet e tua me
qytetin tone? A ekzistojne mes teje dhe fshatit te babait fije
imagjinare lidhjeje?
Lidhjet e mia me Tepelenen, nuk jane konkrete por shpirterore.
Tepelenen e ruaj me delikatese ne zemren time. Me ate jane
lidhur dhjetra kujtime te babait dhe familjes time qe mi kane
transmetuar ne vite. Sa here shkojme ne Shqiperi dhe kalojme nga
Uji i Ftohte, djali yne nuk harron te ndaloje makinen e te
sodisim shpatin e malit, fshatin e gjyshes time Koder. Jam e
sigurte qe im bir, do ta ndaloje gjithmone makinen aty, edhe kur
te jete me femijet
e tij.
-Egla, faleminderit per kohen qe harxhove me mua per tu
prezantuar perpara lexuesve
dhe frekuentuesve te faqes se rrethit tone ne internet. Shpresoj
te jesh dhe ti
tashme frekuentuese e faqes tone modeste.
Une dua te te falenderoj dhe te percjell nepermjet teje,
pergezimet e mia per bashkepunetoret dhe koleget e tu ne staf
per punen qe beni dhe perkushtimin ndaj vendlindjes si dhe nje
perqafim te ngrohte per gjithe patriotet e mi tepelenas. Qysh
sot, jam dhe une lexuese e rregullt e www.tepelena.com. Pune te
mbare!
Faleminderit. Do ti percjell me gjithe qejf.
Athine.
Revista Tepelena
Neki Xh. Ago , 13 Maj 2006 -
Ke koment?
|
|