Interviste me zonjen Keze (Kozeta) Zylo, gruan e vitit 2008
Interviste me zonjen Keze
(Kozeta) Zylo, gruan e vitit 2008 ne komunitetin shqiptar ne Diaspore,
dalluar per veprimtarine e saj ne ceshtjen kombetare dhe Kosoven,
humanizmin, si dhe aktivitetin e saj, ne gjuhen amtare, nepermjet
artikujve publicistike dhe poezise.
Ndersa
sheh portretin e zonjes Keze (Kozeta) Zylo, nuk ka si te mos krijosh
spontanisht nje simpati, qe te reflektohet nga syte dhe buzeqeshja e
saj. Simpati kjo, qe shtohet dhe shnderrohet ne preference, tek lexon
me shume per poeten, mesuesen, atdhetaren shqiptare me banim ne New
York. Kozeta Zylo, e diplomuar ne degen e Gjuhe-Letersise, me nje
pervoje te gjate mesimdhenieje ne Tirane, nuk mundi te kufizohej vetem
ne profesionin e saj ne fushen e arsimit. Bindjet e saj politike
orientuar qarte, ben qe ajo, te fale gjithe energjine e saj ne
proceset demokratike ne Shqiperi, duke dhene ndihmese influencim ne
keto procese, me pjekurine e saj intelektuale. Megjithe kontributin e
saj te cmuar, duhet theksuar qe nxitja kryesore e kesaj interviste, do
te ishte nje dite me rendesi te vecante ne jeten dhe biografine e
zonjes Zylo, sic ishte dhenia e cmimit te madh me 8 Mars te ketij viti
(2008) me mbishkrimin aq domethenes:
Organizata e gruas
shqiptaro-amerikane “Zeri Yne” vlereson:
Znj.Keze (Kozeta) Zylo si: Gruaja e Vitit 2008 ne festat e 7-8
marsit per nje kontribut te shquar ne edukimin e brezave ne Shqiperi
dhe Amerike dhe si veprimtare e dalluar per ceshtjen kombetare dhe
Kosoven. Njekohesisht vleresohet per humanizmin e saj, artikujt
publicistike dhe poezine qe ka sjelle per Komunitetin shqiptar ne
Diaspore.
Staten Island, New York
Mars 8, 2008
Presidente e org. "Zeri Yne",
Leonora Abdulai
Gruaja shqiptare, karakterizohet nga
virtyte te cmuara dhe nje karakter te forte. Eshte kenaqesi per ne
shqiptaret, kur gruaja intelektuale shqiptare ne bote, vazhdon te jape
nje kontribut te cmuar ne shume fusha jetesore, si ne arsim, kulture
etj, dhe si rrjedhim, ne organizimin aq me vlere te komunitetit
shqiptar, konkretisht ne Amerike, sic eshte kontributi juaj zonja
Zylo. C’mund te na thoni dicka konkrete, mbi aktivitetet ne Amerike?
Se pari te falenderoj nga
thellesia e zemres per intervisten, znj. Papamihali.
Eshte e vertete, qe shume gra shqiptare nuk jane mbytur ne punet dhe
hallet e shumta te emigracionit, por ato me intelektin, patriotizmin,
penen e tyre, kane ditur t’i tregojne botes vlerat me te cmuara
kulturore dhe historike te popullit shqiptar.Ikja e detyruar e shume
emigranteve shqiptare nga toka meme, ikje per nje jete me te mire, le
pasoja dhe gjurme te pashlyera ne shpirtin e cdo njerit qe e quan
veten shqiptar. Konkretisht, une ika prej vendit tim ne Shkurt te
97-s, ne vitin e mbrapshte, vit qe Shqiperia u perfshi nga flaket e
zjarrit. Pikerisht, keto drama do te linin pasojat e veta ne shpirtrat
tane te plagosur, ne shpirtrat tane te vrare. Atje ne lame cdo gje,
lame prinderit, njerezit, punerat, dhe gjithe jeten tone e mblodhem ne
nje valixhe te vogel, per te marr me shpejtesi avionin, pasi dhe 3
dite aeroporti do te mbyllej nga lufta civile qe shpertheu. Te gjitha
keto i tregoj me shume, se sa e vuan emigranti largesine e
Memedheut...
Kjo largesi te detyron te gjesh dicka ne token ku ke mberritur, ku po
krijon jeten e re, shoqerine e re, miqesine e re, pra shkurt te
rigjesh veten, ndoshta dhe me mire.
Une dua te flas konkretisht per Ameriken, vend qe te krijon
shume mundesi, per t’i realizuar endrrat qe mund te kesh pasur gjate
jetes tende. Ne vazhdimisht se bashku me Komunitetin dhe grate ne
Diaspore, organizohemi ne festat e Vitit, vecanerisht per festat tona
shqiptare. Per mua nje nga ditet e rendesishme gjate vitit eshte festa
e Flamurit, cdo vit kemi shpalosur flamurin kuq e zi, ne mjediset ku
punojme dhe jetojme. Ne cdo 28 Nentor, i kemi treguar botes, te
huajve, historine e lashte te popullit tone, por njekohesisht ngrinim
zerin per Kosoven e martirizuar, ngrinim zerin per Pavaresine e saj.
Keto aktivitete me veshje dhe kostume kombetare, fjalime me se shumti
nga personalitete te Kosoves martire, nuk kish se si te mos
sensibilizonin opinionin publik dhe te mos ju ngelej ne kujtese cfare
kishin pare ne keto ceremonira shume te rendesishme.
Konkretisht, pjesemarrja disa here e ish kongresistit amerikan Z.Jozef
Dio Guardi,, se bashku me te shoqen e tij, znj.Shirley i jepnin
rendesi punes se palodhshme per ceshtjen Kombetare, komunitetit
shqiptar ketu ne Amerike dhe te huajve. Qellimi tjeter i ketyre
organizimeve eshte dhe mbajtja gjalle e gjuhes shqipe, vecanerisht per
femijet qe lindin dhe rriten jashte Atdheut, keta femije duke marr
pjese ne keto bashkesi shqiptare, i largohen rrezikut te asimilimit te
gjuhes dhe kultures shqipe.
Jeni nderuar me cmim te larte: “Gruaja e Vitit 2008” nga grate ne
Diaspore.
Se pari urime zonja Zylo, per kete titull te merituar, vleresim nga
Organizata e gruas shqiptaro-amerikane "Zeri Yne" me qender ne New
York. Me kenaqesi donim te lexonim prej jush disa fjale mbi emocionet
e ndjera ne marrjen e ketij cmimi dhe a ndikon ky cmim, ne punen tuaj
te ardhshme ?
Cmimi “Gruaja e Vitit 2008” me
ben qe te ndihem shume e nderuar per kete vleresim, por te jesh e
bindur znj. Papamihali, se ky cmim i takon punes se palodhur te te
gjitha grave ne Diaspore, qe me perkushtim dhe mencuri dine te
organizohen dhe te punojne se bashku per te ngritur lart vlerat e
Kombit tone, vlerat e Memedheut tone te shumevuajtur.Emocioni im ishte
shume me i fuqishem ne marrjen e ketij cmimi, pasi ky cmim perkonte
dhe me vitin e shpalljes se Pavaresise se Kosoves. Kur kryesia me
dorezoi pllaken me mbishkrimin ne lidhje me cmimin, dhe ne sfond
fekste krahas flamurit shqiptar dhe amerikan, flamuri i Kosoves, sec
me krijonte nje ndjesi teper te vecante, nje ndjesi qe se kisha
provuar kurre ne jeten time. Ishte ngazellimi ne shpirt, per Diten e
madhe te Kosoves.
Nuk ka me bukur, kur shikon grate se bashku per te festuar festat e
tyre, por ne kete rast une do te vecoja grupin e grave prej Kosove, qe
ishin cuar ne kembe, te gezuara, me te lumtura se kurre, dhe tundnin
flamujt duke thene: Kosova, Kosova!
Ky cmim, me ben qe te perkushtohem me shume per aktivitetet ne
Diaspore dhe pse jo, ndoshta dhe organizime akoma me cilesore dhe ne
permasa me te medha ne te gjithe Diasporen. Por te gjitha keto duan
vullnet, durim, kohe, pasi gjerat nuk jane dhe aq te lehta sa mund te
duken.
Se pari ne e kemi hedhur hapin e pare, vetem duke u mbeshtetur tek
njera-tjetra, jashte orarit te punes, ku dihet se oraret nuk i kemi te
njellojta, por me respektin e punes per secilen, jemi munduar qe te
japin nje kontribut ne zerin e Diaspores, te japim figuren e brishte
te femres shqiptare.
Mund te na thoni dicka konkrete mbi
motivet e organizates shqiptare "Zeri yne" dhe prej sa kohesh jeni
pjese e kesaj organizate?
Organizata e gruas shqiptaro-amerikane
“Zeri Yne” me presidente znj.Leonora Abdulai, festoi 4 vjetorin e
themelimit te saj sivjet. Kjo organizate, me gra nga te gjitha trevat
e Shqiperise po rritet nga viti ne vit. Konkretisht pjesemarrja e
qindra grave ne festat e sivjetme te 7-8 Marsit, i dha impulse te reja
kryesise se organizates, te perbera nga inelektuale te zonja dhe
aktiviste shembullore ne Diaspore. Une jam anetare qe ne themelimin e
saj dhe marr pjese rregullisht ne te gjitha aktivitetet dhe mbledhjet
e kryesise qe kemi here pas here.Qellimet e organizates sone jane
shume fisnike, jane motive te atdhedashurise, te patriotizimit, te
percimit te kultures tek brezat me te rinj, te njohjes se kultures se
lashte te popullit tone tek te huajte, sepse sic po shikojme,
Shqiperia eshte ne Ringjalljen e Madhe, vecanerisht me Pavaresine e
Kosoves. Organizata jone, ka si objekt kryesor dhe mesimin e gjuhes
shqipe per femijet e emigranteve, te cilet kane nevoje me shume se
kurre per te mos e humbur ate, pasi sic e shikojme dhe ndjejme kjo
perben nje rrezik te madh te asimilimit te saj ne te gjitha vendet ne
Diaspore, ku ka shqiptare. Sigurisht qe keto duan mjedise te vecanta,
perkushtimin e mesueseve me pervoje, sakrifice ne fundjave, qe te
arrijme te gjitha keto objektiva qe kemi, pasi te mos harrojme se ne
fund te fundit nuk jemi shtet, por thjesht, nje grup grash vullnetare,
qe kane per mision perhapjen e kultures shqiptare ne Bote.
Eshte e vertete, qe jeni thjesht nje
organizate grash, por me nje pune shume aktive, qe vlen vertete per
t´u falenderuar.
Tek "Zemra shqiptare", patem mundesine te lexojme reportazhin
pergatitur prej jush, mbi takimim me shume rendesi te kongresistit
amerikan, z. Vito Fosella. C’mund te na thoni mbi pershtypjen qe moret
gjate ketij takimi me z. Fosella?
Takimi me kongresistin Vito Fosella,
ishte nje takim shume i rendesishem, pasi aty u ngriten probleme qe e
shqetesojne Komunitetin shqiptar dhe qe me ate takim zyrtar,
shpresojne qe te zgjidhen mjaft nga keto probleme.
Kongresisti Vito Fosella me durim dhe diplomaci iu pergjigj pyetjeve
dhe kerkesave te perfaqesuesve te ndryshem. Kongresisti premtoi, se te
gjitha keto do t’i diskutonte ne instancat e duhura dhe do te kthente
pergjigjet ne kohen me te afert. Ne lidhje me dokumentacionin, ai i
ftoi te shkonin ne zyren e tij dhe te takoheshin me avokatet per keto
probleme shume te mprehta, pasi me te drejte perbejne nje shqetesim
per familjet e tyre, pasi ato duhet te jene te bashkuara dhe jo te
ndara, u shpreh ai. Po keshtu dhe per shkollen shqipe, duhet ta
diskutojme se bashku dhe te vendosim per ndonje mjedis te pershtatshem
per hapjen e saj.
Per Kongresistin Vito Fosella, shume shqiptare me kane folur me
respekt, pasi premtimet e dhena qe jep, punon per t’i mbajtur me
korrektese. Por nga ana tjeter duhet dhe kemengulja jone, e
Komunitetit qe te mos mjaftohemi vetem me nje takim, por kerkesat qe
paraqitem duhet t’i ndjekim deri ne fund.
Kudo ne shkrimet tuaja, (krijime
letrare apo media) lexojme Keze (Kozeta) Zylo ...
Mund ta dime domethenien e perdorimit te dy emrave, edhe pse kam
pershtypjen qe Keze duhet te jete, thjesht nje shkurtim i emrit tuaj
Kozeta.
Emrin Keze, e kam nga gjyshja ime
fisnike me origjine nga Benja e Permetit. Kurre nuk kam pasur deshire
per ta ndryshuar emrin, biles dhe ne moshe fare te vogel, pasi ne ate
kohe mund te jepje 50 leke te reja dhe nuk ishte problem. Pe te qene e
sinqerte, shume shoqe dhe shok te klasave qe kam pasur, me therrisnin
shpesh Kozeta, por une kisha shume kenaqesi, kur takoja shoqet e
gjyshes, e cila kishte vdekur shume e re, dhe ato me perkedhelnin: "se
je tere emri", gje qe me bente krenare. Keshtu, me shpesh jam e njohur
me dy emra, ndaj dhe detyrohem qe emrin e shoqerise t´a vendos ne
kllapa, dhe te gjyshes te pagezuar nga babai im i shtrenjte, ta le
emrin kryesor.
Eshte vertete nje shenje mirenjohjeje
ndaj familjes dhe prejardhjes, qe keni ditur t´a nderoni me punen
tuaj.
Ne krijimtarine tuaj, spikat nje tematike mjaft e larmishme.
Nga vjen frymezimi kryesor i krijimtarise se zonjes Zylo?
Te jesh e lindur dhe rritur ne Shqiperi,
muzen do ta ngjyesh gjithmone ne vendin tend, ne vendin ku ke lene
pjesen me te shtrenjte te jetes, vecanerisht rinine, moshen e arte te
saj. Une shumicen e perzgjedhjes se temave, i kam nga Memedheu im, por
shpesh ngacmohem dhe frymezohem pa mase dhe nga vendi ku jetoj dhe
punoj tani.
Amerika eshte nje vend me histori te jashtezakonshme, vend ku
lulezojne kulmet e artit dhe te kultures. Te gjitha keto te japin
frymezime te cuditshme, sa qe shpesh te duket qe nuk gjen kohe per pak
pushim ose biseda te kendshme me miqte e shumte qe te rrethojne.
Gjeja qe me ka bere me shume pershtypje kur kam shkelur ne kete toke,
eshte se ketu ruhet me fanatizem historia, cdo gje eshte e shkruar, ne
rruge, ne pllaka, ne libra, ne mure, kudo, dhe kushdo mund te ndalet
dhe te shkruaj ne detaje, gjera mjaft interesante dhe me vlere nga ky
vend. Por njekohesisht ndjen nje sembim ne zemer, kur kujtesen e con
ne retrospektive per vendin tend, se si atje shume gjera kardinale te
historise jane basarduar dhe njerezit behen konfuz, per shume ceshtje
historike.
Aktualisht jemi ne muajin Mars, muaj
te cilin normalisht e lidhim me ngrohtesine e stines dhe nje larmi
ngjyrash te stines pranverore. Megjithate, Marsi i ketij viti,
fatkeqesisht ishte i nje natyre tjeter, gjakderdhje ne Gerdec.
Kur e degjova ate lajm te tmerrshem,
nepermjet TV shqip ketu ne Amerike, zemra ime dhe e gjithe
bashkekombasve u trondit shume. Gjeja e pare qe veprova sa e degjova,
telefonova babain dhe familjen e burrit ne Tirane. Ata na jipnin akoma
me shume tronditje, pasi i shikonin dhe ndjenin me nga afer tymin,
djegien, njollat e gjakut...Atje u pergjaken lulet e para te
pranveres, atje doli ne shesh te mejdanit krimi, krim qe jeton me
gelltitjen e jetes se njerezve, me shfrytezimin e femijeve ne Gerdec
ne kushte mjerimi. Atje u plagos ne koke dhe nje kusheriri im, nje
djale intelektual i persosur, por falenderoj Zotin qe eshte jashte
rrezikut, ai jeton ne Vore, me ndershmeri dhe djersen e ballit. Por ne
te njejten kohe ne kete tragjedi, shperthyen te gjitha mllefet, per
njeri-tjetrin, inatet, ambicjet e posteve, dhe askush nuk jepte nje
garanci per te ardhmen, garanci per vogelushet, sythet e Pranveres,
gonxhet e se ardhmes. Opozita nuk duhet te prese sa te ndodhe krimi
dhe pastaj te ngrihet per ta luftuar, por duhet ta parandaloje krimin
shume me perpara, duhet ta helmoje qysh ne rrenje. Aktivistet,
opozita, kryetare organizatash, komentonin pa vizione te qarta,
komente qe kemi 18 vjet qe i degjojme. Keta politikane nuk i shtrojne
ne tryeze popullit, se cfare garantojne per te ardhmen, cili do te
jete ndryshimi qe ata do te na sjellin neqoftese duan te marrin
pushtetin. Cfare do te perfitoj une si person nga qeverisja tende,
pensionistet, femijet, fshati, emigrantet qe jane shperndare si zogjte
e korbit ne te gjithe boten...E meqe jemi tek perfitimet, sa je ne
gjendje ti si udheheqes i rrezimit te pushtetit, te shkaterrosh krimin
dhe armet qe ndodhen sot ne Shqiperi?
Te gjitha keto duhen me nje program te qarte, te miratuar, bindes, qe
dhe une te ta jap me kenaqesi voten, dmth te shoh ndryshim rrenjesor
dhe cilesor nese e rrezon pushtetin. Mos te harrojme se nderkohe bota
eshte e perfshire dhe nga terrori, por qeverite duhen te jene shume
vigjilente, vecanerisht per shkaterrimin e armeve, duhet te marrin
shume ushtarake te specializuar per lendet kimike, qe fatmiresisht
Shqiperise nuk i mungojne. Duhet nje bashkepunim i ngushte ndermjet
tyre, pasi eshte krim qe keto objekte drejtoheshin nga njerez me kater
klase shkolle. Drejtesia duhet ta thote fjalen e saj dhe te denohen ne
baze te ligjit te gjithe ata qe kryen kete masaker mbi njerezit e
pafajshem te fshatit Gerdec afer Tiranes, pikerisht kur Qeveria
shqiptare po behet gati per ne Samitin e Bukureshtit, per te marr
ftesen per anetaresim ne NATO.
Cilin tipar te karakterit njerezor,
vleresoni me shume?
Bamiresine dhe ndershmerine ne kuptimin
e gjere te fjales.
Shpesh shkrimet tuaja, apo edhe te
shume letrareve apo gazetareve shqiptare, i lexojme ne sitin "Zemra
Shqiptare", e cila se fundit ka nje frekuentim shume te gjere.
C´mendoni per kete faqe dhe nese keni ndonje sugjerim?
Faqja elektronike “Zemra Shqiptare” po
behet shume interesante. Kam shume miq e shoke qe e vizitojne here pas
here kete website dhe ngelen shume te impresionuar. Eshte kenaqesi qe
lexoj gazetare dhe pena mjaft te njohura ketu, cka flet per
seriozitetin e pronarit te kesaj faqeje Z.Gezim, i cili me mencuri dhe
urtesi po bashkon shqiptaret nga te gjitha trevat. Njekohesisht ndihem
e nderuar qe materialet e mia, i shikoj te publikuara ne websitin
“Zemra shqiptare”.
Meqe m’u dha rasti dhe pata nderin,
te intervistoj nje person si ju zonja Zylo, do doja t’ju falenderoj
per keto pergjigje dhe mesazhe te qarta qe na dhate, duke na dhuruar
kenaqesine dhe mundesine t’ju lexojme dhe te ndihemi edhe me prane
jush, edhe me prane aktivitetit tuaj ne Amerike, edhe me prane nje
shqiptareje qe kemi nevoje te mesojme.
Ju
faleminderit.
Alma
Papamihali
Postuar me 14 Prill 2008