A mund tė jetojė sot
njeriu pa Perėndinė?
Shoqėria botėrore po endet me hap tė
paparė drejt globalizmit ekonomik e kulturor, dhe drejt pranimit
Hinduist tė ēdo feje pa dallim doktrine, dhe pa dallime filozofike nė
emėr tė toleramcės dhe pranimit tė ēdo ideje pavarėsisht nėse e
vėrteta qėndron nė thelb apo jo. Shoqėria shqiptare, si pjestare e
asaj botėrore po pėrballet me tė njėjtin fenomen edhe pse u shkėput
nga identiteti fetar gjatė rregjimit komunist. Tema mbi ekzistencėn
dhe rėndesine e njė qėnie tė mbinatyrshme ėshtė njė nga mė tė
ndjekurat nė arenėn mediatike sociale. Nė gazetėn e universiteti tim shkruajta
njė artikull me tė njėjtin titull dhe pėrgjigjiet nga lexuesit ishin
nga mė tė lartat nė vitet e fundit. Pėrgjigjiet (ca negative, ca
pozitive) tregojnė njė fakt tė rėndėsishėm: ēka mendon ti pėr Zotin,
pėrcakton mėnyren se si do tė jetosh jetėn tėnde; nė mėnyrė direkte
ose indirekte, ekzistenca ose mos-ekzistenca e Zotit do tė ndikojė
jetėn tėnde.
Pėr shkak tė rregjimit komunist
nocioni i njė fuqie tė mbinatyrshme u bė i huaj dhe i padėshirueshėm
ne shoqėrinė Shqiptare. Kishat dhe moskat u mbyllėn dhe priftėrinjve
dhe babave muslimanė rregjimi ju tha se nėse donin tė jetonin duhet ta
harronin Zotin. Njė shenjė e mirė e njė rregjimi tė rrezikshėm dhe tė
kalbur ėshtė ose mbyllja e institucioneve fetare ose pėrdorimi i tyre
pėr qėllime tė errėta.
Revolucionet komuniste pas luftės sė
dytė botėrore u shoqėruan me shporrjen e fesė dhe nė vend tė figurave
fetare, njerzit filluan tė adhurojnė diktatorėt. Nė vendin tonė ishte
mėse e qartė se populli kishte hedhur poshtė Zotin nga piedestali i
adhurimit dhe kishte ngritur atje udhėheqėsit komuniste te cilėt jo
vetėm qė nuk e ndaluan por e lanė adhurimin e popullit t'iu ngrinte
monumente mbi monumente dhe mazoleume pas vdekjes (piramida nė
Tiranė). Ku e kam llafin?
Nuk mund tė spastrosh nga zemrat e
njerzve deshirėn pėr tė adhuruar dicka dhe aq mė keq nuk mund tė
zevendėsosh Zotin me njerėz, dhe tė presėsh rezultate tė mira nė
shoqėri. Rregjimi komunist shpėlau nga trutė popullin tonė me moton e
Karl Marksit: Feja ėshtė opiumi i popullit. Marksi edhe pse kishte tė
drejtė ne disa pika, dmth qė feja shėrben si drogė pėr tė mbajtur
popullin nė hipnozė nuk shpjegon diferencėn midis fesė dhe besimit dhe
pėrse ka nevojė populli pėr opuim nė radhė tė pare?
Gjėja qė duhet tė kuptojmė ėshtė
fakti se Partia Komuniste u bė opiumi i popullit, dhe Enver Hoxha u bė
nė mėndjet tona si zot. Monumentet e tij rradhiteshin nga Saranda e
deri nė Tropojė. Ishte mėkat sikur nė festa mos tė ngrije dolli pėr
Enver Hoxhėn dhe librat e tij lexoheshin si lexojnė besimtarėt librat
e shenjtė. Adhurimi i Enver Hoxhės harriti pikėn
kulminante kur ai vdiq. Nėn opiumin e Partisė Komuniste populli
ynė mendoi se me tė vėrtetė ishte fanari i botės dhe zilia e botės. Nė
fakt ishte krejt e kundėrta.
Pas njė epilogu tė shkurtėr dua tė
trajtoj dhe tė jap mendimin tim pėr pyetjen: A mund tė jetojė njeriu
pa Perėndinė.
Klasifikimi im pėr tė trajtuar kėtė
temė vjen nga leximi i disa veprave tė Frederik Niēes, Ravi Zakarias,
Aristotelit, Akuinės, Platonit, dhe sigurisht pjesėmarrja ime nė klasa
tė filozofisė nė institucionet e edukimit tė lartė. Sė pari desha tė
them se nė fushėn e filozofisė pak gjėra janė tė pranuara
universalisht dhe ėshtė natyra e filozofisė qė debatet nuk janė te
mbyllura. Pra nėse Anselmi dhe Ganuloja debatonin mbi "Atė c'ka nuk
mund tė imagjinohet mė lart," rreth viteve 1000 pas Krishtit, ka akoma
filozofė qė debatojnė pėr tė njėjtėn gjė. Nėse Platoni dhe Aristoteli
debatonin mbi metafizikėn shpirtit tė njeriut, nė klasat e
universiteve bėhet e njėjta gjė. Ka shumė pak gjėra mbi tė cilat
filozofėt bien dakort. Njėra prej kėtyre ėshtė dhe ligji i
Mos-Kontadiktės, ligj i artikuluar dhe shpjeguar nga Aristoteli.
Nėse dy pohime, pohojnė teza tė ndryshme, mund tė jenė tė dyja gabim
por nuk mund tė jenė tė dyja tė vėrteta. Pra, nėse X thotė qė sot bie
shi, dhe Y thotė qė sot nuk bie shi, njėri prej tyre ėshtė gabim dhe
nuk thotė tė vėrteten.
Ē'farė ėshtė Perėndia?
Filozofėt e lashtė Grekė harritėn tė
pėrcaktonin dhe mendonin pėr Zotin duke menduar se
Zoti duhet tė jetė c'ka nuk mund tė jetė.
Treshja e madhe, Sokrati, Platoni dhe Aristoteli (SPA) mendonin se
Zoti ėshtė i ndryshėm nga materia (lėnda materiale). SPA mendonin se
Zoti ėshtė i kėnaqur nė vetvete dhe i pavarur nga gjithcka. Ai ėshtė i
vetėdijshėm, i lumtur, i pėrmbushur nė vetvete, i pakrijuar, mbi
kohėn, i palėvizshėm (Aristoteli), lėviz vetėm po tė dojė vetė
(Platoni) etj etj. SPA harritėn ne konkluzionin e njė qėnie mbi natyrė
sepse cdo gjė materiale ne kėtė univers, duke pėrfshirė edhe kohėn,
sado qė ta ndash nuk e shpjegon dot arėsyen e ekzistencės sė vet.
Arėsyeja e ekzistencės sė njė molle nuk gjendet tek molla por tek
pema, dhe pema tek toka e kėshtu me rradhė duke hecur mbrapa ne
pafundėsi. Nuk mund tė ketė nje zinxhir shkaqesh dhe efektesh tė
pafundme sepse diku duhet tė ketė patur njė fillim dhe nėse do tė kish
njė pafundėsi shkaqesh dhe efektesh at'her nuk do tė kishim mbėrritur
kėtu ku jemi.
Dua tė shtoj se Grekėt nuk e kuptonin
Zotin si e kuptojmė ne sot. Pėr SPA, Zoti ishte thjesht perfundimi
llogjik i fillimit tė materies, dhe ishte burimi i lėvizjes sė kohės
dhe materies. Ishin Hebrenjtė tė cilėt paraqitėn njė Zot me dėshira,
qė kėrkonte marėdhėnie me njerzit. Pėr Hebrenjtė Zoti ishte personal,
i dashur, xheloz, hakmarrės, etj etj. Kriteret e Zotit nė tri fetė mė
tė mėdha nė botė (Krishtėrim, Judaizėm dhe Islam) vijnė nga feja
monolitike e Hebrenjve tė lashtė. Sipas Hebrenjve, Zoti jo vetėm qė
krijoi universin dhe ēdo gjė tė gjallė por edhe shkruajti nė zemrat e
cdo njeriu njė ligj natyral ose nje ligj moral objektiv qė ėshtė i
kuptueshėm nga cdo qėnie njerėzore.
C'do tė thote ligj moral objektiv?
Ligji moral ėshtė barazpesha qė
pėrdorim pėr tė cilėsuar dicka si tė mirė apo tė keqe, tė drejtė apo
gabim. Nė momentin qė dikush cilėson dicka si tė mirė apo tė keqe, ka
pėrdorur njė ligjin moral apo natyral. Pra, pėr tė bėrė pohimin se
shkatėrrimi i jetės sė pafajshme ėshtė gabim, duhet tė bazosh pohimin
tėnd nė njė ligj moral. Imanuel Kant tha, Dy gjėra mė habisin,
pafundėsia e yjeve atje lart, dhe ligji moral kėtu poshtė. Ligji
moral objektiv ėshtė ai ligj moral qė nuk ndryshon nga kultura nė
kulturė, nga demokracia nė diktature, nga mirėqėnia nė skamje, nga
paqja nė luftė. Pėrse ėshtė mirė qė ligji moral tė jetė objektiv?
Sepse pėrkufizimi i vlerės sė jetės sė njeriut duhet tė jetė i njėjtė
pavarėsisht nga sistemi qeverisės, pozita sociale apo nga zakonet
kulturore. Pra, shkatėrrimi i jetės sė pafajshme duhet tė jetė gabim
pavarėsisht nga sistemi qeveritar, pozicioni social, mirėqėnia
ekonomike.
Ligji moral objektiv nuk mund tė vije
nga ne. Pra, njeriu nuk mund tė jetė burimi i ligjit moral objektiv
sepse kemi treguar kohė mbas kohe qė nuk mund tė trajtojmė njėri
tjetrin me drejtėsi. Ligji moral objektiv mund tė vijė vetėm nga njė
qėnie mbi natyrė, mbi ne, nga njė qėnie e pavarur si Zoti. Harrij ne
kėtė konkluzion sepse nuk ka asnjė shteg tjetėr ku tė dalė argumenti.
Nė njė shoqėri nuk ėshtė gabim tė shkatėrrosh jetėn e pafajshme,
ndėrsa nė njė tjetėr ėshtė gabim, e pra kush mund tė vendosė se kush
ka tė drejtė? Kėtu hyn nevoja e ligjit moral objektiv, qė pėr hir tė
drejtėsisė nuk ka mundėsi tė jetė shpikur nga ne, apo nuk mund tė jetė
nje proces evolucionar.
Si ndikon mos-ekzistenca e Zotit,
ligjin moral?
Kjo pyetje
mė ēon drejt tek Frederik Niēe dhe filozofia e tij ateiste. Niēe
mendohet tė jetė babai i filozofisė ateiste tė shekullit tė 20-tė.
Influenca e shkrimeve tė tij ndihet dhe sot. Niēja ishte ai qė mendoi
dhe shkruajti frazėn e famshme Zoti ka vdekur, e cila u bė motoja e
lėvizjes sė viteve 1960-1970 nė Amerikė, e mė pas nė tė gjithė botėn.
Fraza u has nė alegorine e ēmėndarakut, e shkruajtur nga Niēja:
A nuk keni
dėgjuar pėr atė tė ēmėndur qė ndezi pishtar ne orėt e mėngjesit dhe
vrapoi pėr nė treg, dhe bėrtiti me tė madhe: Ku ėshtė Zoti, kėrkoj
Zotin! Shumė njerėz e dėgjuan dhe shumė prej tyre qė nuk besonin nė
Zot filluan tė qeshinin dhe tė talleshin. Ka humbur Zoti, pyeti
dikush. A humbi rrugėn si njė fėmijė- tha dikush tjetėr. Mos ka ikur
pėr pushime- shtoi njė tjetėr. Mė tė tilla e tallėn tė ēmendurin ata.
Por i ēmėnduri u fut midis tyre dhe i pa me njė shikim depėrtues: Ku
ėshtė Zoti? Ua them unė. Ne e kemi vrarėune dhe ti. Tė gjithė ne
jemi vrasėsit e tij. Por, si e bėmė njė gjė tė tillė? Si mund ta pinim
tė gjithė detin? Kush na dha mundėsinė pėr tė fshirė horizontin?
Cfare po bėnim teksa ēliruam tokėn nga zinxhirat e diellit? A po
leviz kjo tokė? Po ne, a po lėvizim? Largohemi nga tė gjithė diejtė? A
nuk po zhytemi thellė e mė thellė nė errėrisė? Mbrapa, anash, para, nė
tė gjitha drejtimet? A ka mė lart a poshtė? A nuk po harrohemi si tė
ishim asgjė? A nuk e ndjemė frymėn e hapsirės bosh? A nuk bėn mė
ftohtė se mė parė? A nuk na rrethon errėsira mė ngushtė se mė parė? A nuk na
duhen pishtarė pėr tė parė nė mėngjes? A nuk po dėgjohen varrhimsat e
Zotit? A nuk ndihet kutėrbimi i dekompozimit te Zotit? Zotėt
dekompozohen si ne. Zoti ka vdekur. Zoti ngelet i vdekur, dhe ne e
kemi vrarė.
Niēja shkruan bukur
dhe me metaforė tė paparė nė fushėn e filozofisė, ndaj ėshtė e
rėndėsishme tė shikojmė mbi metaforėn dhe tė kuptojmė ēkishte ndėr
mėnd Niēja. Niēja tha se Zoti kishte vdekur filozofisht nė mendjet e
njerzimit. Tregu nė tė cilin shkon ēmėndaraku (Niēja) ėshtė njė vend ku
gjenden njerzit e thjeshtė, dhe midis tyre ai gjeti mos-besim nė Zot.
Kur Zoti vdiq, sipas Niēes, njerzit humbėn pikėn e referencės nė jetėt
e tyre, A po leviz kjo tokė? Po ne a po lėvizim? Largohemi nga tė
gjithė diejtė? A nuk po zhytemi thellė e mė thellė nė errėrisė?
Mbrapa, anash, para, nė tė gjitha drejtimet? A ka mė lart a poshtė? A
nuk po harohemi si tė ishim asgjė? A nuk e ndjemė frymėn e hapsirės
bosh?
Pa Zotin sipas
Niēes nuk kishte mė ligj absolut dhe objektiv moral. Nė njė pikėpamje
ateiste ėshtė e pamundur tė justifikosh njė ligj moral objektiv, nė
fakt Niēja ne librin e tij Anti-Krishti, thotė se nuk ka ligj moral
dhe se e mira dhe e keqja nuk ekzistojnė. Sė fundi Rikard Dawkins,
qė ėshtė njė nga ateistėt mė tė sukseshėm pas Niēes, tha se nuk ka as
tė mirė dhe as tė keqe, por ne thjesht jemi tė programuar nga AND-ja
jonė, dhe kėrcejmė nėn ritmin e saj. Kjo lloj filozofie ėshtė larg
realitetit qė ne hasim nė jetėt tona.
Nė njė botė ku
kuptmi i Zotit rrėnohet nga pena ateiste, ne ngelemi vetėm me njėri
tjetrin nė meshirėn e atyre qė janė mė tė fortė se ne. Pra, ėshė
legalizimi i rregullit tė xhunglės: mė i forti fiton, dhe mė i dobėti
shkatėrrohet.
Kjo mund tė jetė e
vėrtetė nė ndonjė kulturė tė huaj, por nė Shqipėrinė time une has njė
realitet tjetėr. Has realitetin e njė kombi qė ka mbijetuar mijėra
vjet pushtim. Has realitetin e njė kombi qė shpėtoi kombin mė tė
vobektė gjatė luftės sė dytė botėrore, Hebrenjtė. Shqiptarėt fisnikė
ishin i vetmi komb qė kishin mė shumė Hebrenj pas luftės sė dytė
botėrore se sa para saj. Shqiptarėt vunė nė rrezik jetėt e tyre pėr
Hebrenjtė sepse njeriu nuk ėshtė kafshė, dhe jeta nuk ėshtė xhungėl.
Njeriu ka vlerė sepse ėshtė krijuar i tillė nga Zoti. Njeriu ėshtė i
barabarte sepse ka njė pikė reference mbi ne, qė thotė se skllavėria
ėshtė gabim. Nė njė botė ku mendimet e Niēes mbretėrojnė suprem, idetė
e barazisė dhe drejtėsisė nuk kanė kuptim dhe nuk kanė taban ku tė
mbėshteten.
Niēja tha sepse
Zoti ka vdekur nė ndėrgjegjiet e njerzve, shekulli i 20-tė do tė jetė
mė i pėrgjakshmi nė historinė e njerzimit, dhe njė ēmenduri kolektive
do tė na kaplojė. Ai kishte tė drejtė nė tė dyja rastet. Shekulli qė
kaloi morri mė shumė jetė nga tė gjithė shekujt mbledhur bashkė.
Ndėrsa ēmenduria kolektive provohet lehtė kur shikon lajmet e ditės,
dhe vetė Niēja i kaloi 11 vjetėt e fundit tė jetės nė skicofreni duke
vdekur i vetėm i lojtur nga mėndja. Njė realitet i hidhur, njė
boshllėk i lėnė nga largimi i Zotit nga jeta e Niēes. Ne nuk duhet tė
bėjmė tė njėjtin gabim. Po tė shkosh sot tek varri i Niēes me siguri
do tė gjesh eshtrat e mendimtarit tė madh, ndėrsa tė siguroj se po tė
shkosh tek varri i Zotit, nuk do ta gjesh aty, varri ėshtė bosh. Zoti
ėshtė nė zemrat e nėnave tona qė me dashuri e sakrifica na rritėn. Ai
ėshtė nė zemrat e atyre qe japin gjak, qė ndihmojnė tė varfrit, nė
zemrat e atyre qė dashurojnė, nė zemrat e atyre qė predikojnė
mirėkuptim e paqe. Jo jo, Zoti nuk ka vdekur. Zoti jeton nė zemrėn e
gjyshes time qė pėrlotet sa herė kujton nipėrit dhe mbesat nė mėrgim. Zoti ėshtė nė zemrat e nėnave tė Gėrdecit, qė humbėn
fėmijėt e tyre. Vetėm Zoti mund tė kuptojė dhimbjen e njeriut.
Nė
pėrfundim mė kujtohet njė thėnie e shkrimtarit Anglez, Malkom Magrixh:
Nėse Zoti ka vdekur diēka do ta
zėvendėsojė. Do tė jetė megalomania, ose
erotomania, zelli pėr pushtet ose zelli pėr erotizėm, grushti i
shtrėnguar ose penisi, Hitleri ose Hugh Hefneri....
Shėnim: Hugh Hefner ėshtė krijuesi i revistės
Playboy, i cili ėshtė personifikmi i njė njeriu i urzupuar nga epshi
seksual. Henfer thuhet se ka pasur marrėdhėnie me mė shumė se 500
femra gjatė jetė sė tij. Sot ai ka tre tė dashura, edhe pse plak,
epshi nuk e ka lėnė.