|
Nga Llambro Ruci Progont
Se ēėshtė njė fjalė, tingull e melodi, ritėm e sinfoni pėshtjellė
bashkė qė tė gėzon shpirtin, tė nxjerrė mėrzinė, tė rinon dhe tė bėn
optimist e tė jep frymėmarrje pa fund, tė qesh e tė pėrtėrin. Kjo
ėshtė kėnga labe!... Ajo siē duket ėshtė e pleksur bashkė me qėnien
tonė, ska se si shpjegohet ndryshe. Isha i vogėl e mė kujtohet qė mė
zinte gjumi bashkė me tė. Kėndohej nė shtėpinė tonė, e nė tė afėrmit
tanė vazhdimisht... Kėshtu kjo melodi mu bė pjesė e pandarė e jetės
time qė fėmijė, melodia ime, kėnga ime e parė qė nuk e tradhėtoj kurrė.
Prandaj tani e kėndoj dhe vetė. Dua qė ta kėndojnė dhe fėmijėt e mi,
se pėr mua ėshtė sinfonia mė e madhe nė botė. Ajo ėshtė qibare dhe ka
strukturėn e saj, ajo ėshtė shtrati i polifonisė. Labirinthet e saj
janė tė pafund nė shtrirjen dhe gjithė hapsirėn qė i stolis sfondin
ēudibėrės polifonik. Ajo ėshtė kėnduar, kėndohet dhe do tė kėndohet
nga njerėzit siē thotė populli nė "avaze" tė ndryshme, por e kėndojnė
duke i bėrė mirė llogaritė, sepse nuk iu dalin aq kollaj. Prandaj
ndonjė qė merr pėrsipėr tė "luaj" me kėngėn flori i duhet tė
ngrejė malin, e kjo ndodh vetėm nė pėrralla...
Kėnga ėshtė dhe fjalė dhe melodi, por mbi tė gjitha ėshtė shpirti,
jeta dhe historia e njė populli. Dhe historia nuk stiset me qejfe dhe
preferenca e as me supozime, ajo ėshtė ashtu e vulosur e nuk do tia
dijė pėr kėrkėnd. Dhe dikush qė "qesėndis" me kėngėn labe e ka hallin
gjetkė, tek mohimi i traditės tonė popullore, tek barazimi i saj me
primitivizmin, e dėshiron tė venisė sadopak shkėlqimin e saj. Kėnga
flori e Labėrisė ėshtė tjetėr dritė e ngjyrė qė disa nuk e njohin, ajo
ėshtė karakter dhe histori. Ajo pranon vetėm miq ashtu siē ka zakonin
dhe kėndon gėzimet, dashurinė e jetėn, ashtu iu kėndon dhe halleve dhe
dramave e tragjedive tė saj. Ajo pėrfshin njė tematikė shumė tė gjerė
e tė larmishme. Kėngėn labe dhe nė mes tė
oqeanit ta hedhėsh nuk humbet, ajo dallon nga tė gjitha kėngėt e
meloditė pėr tė veēantėn dhe polifoninė e saj. Kėnga labe ka njė
shtrirje tė gjerė nė disa krahina labe dhe njė sofėr e kėsaj kėnge
ėshtė dhe Kurveleshi i lartė e hijerėndė, qė nė kujtesėn e atij qė e
ka parė njė
herė vjen si nė legjendė....
Male e male mbi maja malesh. Burime me ujė si kristali, rrėke, pėrrenj
e lumenj mbi lumenj. Re mbi re, suferinė mbi suferinė, furtunė mbi
furtunė, lule mali e trėndelinė. Njerėz trima mbi trima e tė zgjuar,
tė sertė si stralli i maleve, por tė butė nė shpirt e mikpritės. Fjalė
pak e tė shtruar nė kuvende. Kėnga iu shoqėron capin nė gėrxhe e hone,
e shtmar e shumėngjyrėshe, me njė sinfoni pa vegla muzikore. Tė hysh
nė Kurvelesh nuk ėshtė aq e kollajtė. Nuk ėshtė e thjeshtė, mbasi nuk
i qepesh dot malit siē mund tė ecėsh nė asfalt. Tė hysh nė Kurvelesh
ėshtė njėsoj sitė duash tė hysh nė njė kala. Duhet mė parė tė dish nga
janė portat e hyrjes e tė kesh njė udhėrrėfyes. Ai ka 3-4 porta tė
tilla, tė ndėrtuara jo nga ustallarė por nga vetė natyra.
Mund tė hysh nga ana jugore nga Gjirokastra pėrmes grykės sė Kolonjės
sė Golėmit. Nga perėndimi nėpėrmjet lumit tė Vlorės, nga gryka e Kuēit,
ku ndeshesh me Bolenėn, Kallaratin e Kuēin. Nga veriu nėpėrmjet
Salarisė. Por porta mė interesante dhe e pakalueshme ėshtė gryka e
Bėnēės. Njė portė e vėrtetė kalaje pėr Kurveleshin.. .e pakalueshme
pėr kėdo. Dhe Zogjtė nė fluturim nuk kalojnė pa u diktuar. Nga kjo "portė"
pra nga gryka e Bėncės zbrisnin nga mallet lebėrit pėr tė shkuar nė
Tepelenė. Dhe mė tutje, Himarė, Vlorė, Gjirokastėr, Sarandė e Delvinė,
sidomos pėr tė shkėmbyer mallrat e tyre dhe produktet bulmetore me ca
drithė, vajguri, kripė e veshje pėr nuset e gratė...
Zilet e mushkave pėrzier me trokėllimėn e ēapave tė njeriut dhe
mushkės bashkė nė
njė kėngė tė rėndė e tė shtruar e sipas rastit e pėrzier me krismė
pushke e rrokullisje gurėsh nėn kėmbėt e tyre kushedi se ku... kjo ka
qenė nė kohėra sinfonia labe! Nga porta e Bėnēės vinin haberet si pėr
mirė dhe pėr keq, kėtej kanė vigjėluar Bilbilenjtė e trimat e tjerė
kaēakė. Kėtej janė zbrapsur gjithmonė pushtuesit. Pra njė portė ēelės
pėr Kurveleshin prej stralli. Nė zemėr tė Kurveleshit ėshtė Progonati,
fshati i origjinės sime.I bukur dhe i bekuar nė 1500 metra lartėsi nga
deti. Lėndinė majė malesh qė rrinė si kurorė e ngurtė nga tė katėr
anėt. Progonati, i ndėrtuar si me dorė nė mes tė maleve, i rrethuar nė
tė katėr anėt prej tyre, fshati qė sa mė shumė koha kalon aq mė tepėr
mė shtyn drejt tij...
Po ētė thuash pėr Rexhinė, Nivicė e Gusmar, Kuē, Kallarat e Bolenė,
pėr Lekdush e Picar, Golėm, Ēorraj e Fterrė. Tė gjithė lule mali dhe
erė trėndelinė, ulur kėmbkryq nė njė sofėr tė madhe tė stėrraltė ku
janė bėrė kuvende nė kohėra. Tė hysh nė historinė e Kurveleshit ėshtė
si tė notosh nė njė det herė tė qetė e paqėsor, e herė me stuhi e
dallgė shkatėrrimtare. Dhe prandaj dhe unė nuk guxoj tė hyj kaq kollaj
e pa ndrojtje nė kėtė histori hijerėndė, por tė vėrtetė dhe tė kapshme
si pėr plakun dhe ēilimiun.
30 Maj, 2007
|